Blushi: Zgjedhjet për kreun e PS detyrim statutor, nëse Rama s’ka frikë të garojë

redaktor
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke dale nga nje mbledhje e grupit parlamentar te Partise Socialiste. /r/n/r/nLawmaker Ben Blushi, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka sfiduar kryetarin aktual të partisë së tij Edi Rama për drejtimin e Partisë Socilaiste, deklaroi se Rama ka frikë të përballet në garë. Blushi deklaroi se kreu aktual i selisë rozë i trembet garës dhe e ka çështje paranoje. Këtë deklaratë ai e dha nga Kukësi ku zhvilloi një takim me mbështetës të tij.

Zgjedhjet në PS nuk i cakton kandidati, pra jo Rama. Rama është vetëm një kandidat për garën për kryetar. Ai ka frikë të hyjë në zgjedhje. Nëse Rama s’ka frikë le të hyjë në zgjedhje. Ai e ka çështje paranoje”, tha Ben Blushi.

Sipas deputetit Blushi, Edi Rama është vetëm një kandidat për kreun e PS, dhe nuk mund të jetë ai që vendos nëse bëhen apo jo zgjedhjet, pasi atë e përcakton statuti i partisë.

“Sipas ligjit të PS ka Kongres, pra ka zgjedhje. Gara në PS nuk është zgjedhje fakultative, por detyrim. Duke lexuar statutin e PS rezulton se kam të drejtë. Të gjithë ata që duan të lexojnë statutin kanë të drejtë Shpresoj që ata që thanë ‘ska zgjedhje’ të jenë nxituar”, tha më tej Blushi.

Share This Article
3 Comments
  • Sa i djegun per pushtet more z.Bush.
    Kryetari i partis fiton zgjedhjet per pushtetin qenderore(jo ato lokale) e ka te te fituar zgjedhjen e kryetarit te partise.

    • Te mjeret komentues naziskine!
      Cdo parti ka statutin e vet dhe te gjitha veprimtarite ec xsaj organizative dhe politi8ke i kryen ne baze te tij!
      Statuti miratohet ne kongresin e partise dhe jo ne zyrat e kryetarit!
      Pra ne se me statut thuhet qe ne cdeo 4 vjet zhvillohet kongresi dhe ne kongres behet riperteritja me zgjedhje e te gjitha forumeve drejtuese te saj,atehere Blushi ka te drejte!
      Ne se statuti ndryshohet ne kongres me qellimin per te mos bere zgjedhje,kjo tregon se kjo parti ka mbaruari se qeni demokratike!
      Nuk ka lidhje ne se fiton zgjedhjet e pergjitheshme apo jo!
      Partia punon ne cdo kohe me statutin e saj,pa kushte te tjera!
      Partia duhet te jete me e forte se QEVERIJA dhe jo e kunderta!
      Ne se vendoset se kur fitohen zgjedhjet kryetari i partiose automatikisht eshte i rizgjedhur,kjo eshte ANTIDEMOKRATIKE!
      Partia duhet te jete e afte qe te drejtoje dhe ko9ntrolloje vqeverisjen e njerezve te saj me kompetence dhe me statut!
      Ndryshe del qe partia nuk ka me vlere se sa ka kryetari!

      Te behen zgjedhje nuk do te thote vetem te votohet,por te jepet lloogari per punen gjate 4 vjeteve me te mirat dhe te metat duke vene detyra per te ardhmen!
      Zgjedhja e kryetarit eshte shume me me pak vlere se llogaridhenia e te gjithe drejtuesve te saj!

  • Vetem se keto zgjedhje i kerkon ti nuk duhet te behen.ti je nje karavidhe.nje karrjerist, dhe njeriu me i poshter ne ate parti. ti themi kryeministrit dhe kryetarit te partise qe ka fituar dy pale zgjedhje dhe ka bere nje seri reformash shtetndertuse , te kerkojme karriken ,leri reformat lere qeverine ,lere partine se do vij une Blushi !!!!!! si mundet kjo te jete e pranueshme ? perse duhet te ndodhe kjo ? !!!se na e paska statuti ,po shumica e votuesve qe i dhane fitoren kesaj partije per te zbatuar programin e reformave ,por qe nuk kane lidhje me ate statut perse te mos perfillen ! z.Blush me votat e anetareve te PS vetem 4 deputete dalin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *