Elbasan, PD proteston për rrugën e Tiranës

redaktor

Punimet e ndërprera në aksin e rrugës Elbasan-Tiranë, ishin arsyeja e protestës së organizuar nga Partia Demokratike me banorë të zonës.

Deputeti Luçiano Boçi, pasi numëroi disa probleme që shqetësojnë jetën e gjithë shqiptarëve, si siguria, papunësia dhe varfëria, kërkoi nisjen e menjëhershme të punimeve, në të kundërt protesta e tyre do të vazhdojë.

Është e patolerueshme, tha ai, që kjo rrugë të jetë sot në këtë gjendje kur një deputet i Elbasanit është ministër në Ministrinë përkatëse.

Ky është një aks, sipas Boçit, që prek aktivitetin e shumë qytetarëve të cilët nuk mund të mjaftohen me ndërtimin e një lulishteje.

Share This Article
2 Comments
  • Pavaresisht kritikave qe bejne eksponente koketula te PD, ky konstatim qendron plotesisht! U be kaq kohe, dhe kjo rruge, per turp te zotit, vazhdon te lengoje. Asnje shpjegim nuk jepet per kete problem! Sinqerisht, jemi krejtesiht te paafte te bejme shtet! Deri kur keshtu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *