Masakra e Elbasanit arkivohet, policia nuk ka asnjë të dyshuar

redaktor

Katër  ditë pas masakrës së pashembullt në Elbasan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, policia dhe prokuroria  nuk kanë një pistë zyrtare të shkaqeve si dhe të dyshuar si autorë të këtij krimi të rëndë.

Gjatë këtyre ditëve, policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar mbi 47 persona, të cilët pas marrjes së dëshmive përkatëse janë lënë të gjithë të lirë, ndërsa me dhjetëra kontrolle të tjera nga forcat RENEA dhe FNSH nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Paralelisht, janë këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë, si të lokalit ku ndodhi masakra, ashtu edhe të bizneseve aty pranë, por ende nuk ka asnjë të dhënë, as për autorët, as edhe për mjetin me të cilin ekzekutorët kanë lëvizur.

Mbledhja e gëzhojave në vendngjarje si dhe gjetja e tre armëve automatike pranë vendit të ngjarjes, sërish e kanë lënë në terr zbardhjen e këtij krimi.

Sakaq, disa nga të plagosurit të cilët e kanë kaluar rrezikun për jetën, kanë dhënë dëshmitë e tyre para grupit hetimor, duke treguar thjesht dinamikën e ngjarjes, por asnjë të dhënë për identifikimin e autorëve.

Sipas këtyre dëshmive, breshëritë e plumbave të ardhura nga jashtë lokalit, shkaktuan pasojat që njihen tashmë, tre të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërsa një nga autorët, të cilët dëshmitarët okularë e kanë parë të pambuluar me maskë, ka hyrë brenda lokalit për të përfunduar masakrën, por dyshohet se mund t’i jetë bllokuar arma.

Burime jozyrtare, bëjnë të ditur se njëri prej të plagosurve ka pohuar se në atë moment, ata ishin shtirur si të vdekur për t’i shpëtuar ekzekutimit raporton TCH.

Me këto të dhëna, grupi i hetimit bën me dije se e ka të qartë shënjestrën e këtij sulmi në kufijtë e një akti terrorist, që ishte një nga personat e familjes Çapja. Gjithashtu policia është e bindur se krimi ishte një hakmarrje brutale ndaj tij dhe familjes së tij, por historitë e shumta kriminale të kësaj familjeje, e bëjnë të vështirë të identifikohet se kush ishte personi apo grupi i personave që mund të këtë kryer apo porositur krimin.

Tre ditë pas masakrës, Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se asnjë nga familjet, personat e të cilëve ishin shënjestër e sulmit, apo ato familje që dyshohet se kanë patur konflikte dhe hasmëri me familjen Çapja, nuk ka kërkuar mbrojtje nga policia, ndërsa kjo e fundit ka organizuar shërbime përmes agjentëve të krimeve që të mbajë situatën nën kontroll.

Share This Article
4 Comments
  • Loja mbetet e hapur per raste tjera lufte. Mjere ndonje kalimtar i rastit. Ndoshta atehere policia zbulon palen tjeter.

  • Hajde po deshe mos thuaj qe krimi ka kapur shtetin. Kjo ngjarje nxjerr cullak edhe pretendimet e instalimit te kamerave. Eshte rasti i dyte pas vrasjes se Artan Santos qe ndonese krimi u zhvillua ne zona me telekamera, vrasesit ende mbeten te lire. Pak kohe pas kesaj masakre qe tronditi vendin, Rama me Tahirin, ne fushaten per te teseruar te rinjte ne PS, pellasin me pafytyresine me te madhe se e kane zhdukur krimin. Madje Rama merr guximin, si Berisha qemoti, te beje krahasime me Gjermanine dhe me ngjarjen ne Koeln. Harron reagimin qe solli kjo ngjarje si nga ana e shoqerise civile ashtu dhe te forcave te policise. Ne Gjermani, France, Angli e gjetke nje si Tahiri ose si Rama as nuk do te ishin aty ku jane.

  • Si s’paska asnje te dyshuar??! Pak iu duket Mu-Nul Noka, G. N-Fashist Strazimiri dhe E. Paloqja, krahu i armatosur dhe organizatoret e SHQUP-it ne te gjitha keto ngjarjet e fundit te “aksioneve me uniforme te policise”. Sekuestroni “qytetarin digjital” te perbindshit Sali Berisha dhe aty do te gjeni edhe urdherdhenesin, d.v.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *