Neymar kërkohet nga Guardiola

redaktor

Neymar është në planet e Manchester City, ose më saktë të trajnerit Pep Guardiola.

Mediat britanike shkruajnë se mund të bëhet një ofertë e çmendur për sulmuesin brazilian.

Shuma është 145 milionë paund, gati 200 milionë euro, kluazola për ta marrë nga Barcelona.

Neymar është nën kontratë me ekipin katalanas deri në vitin 2018. Ai është një pjesë e rëndësishme e sulmit të Barcelona ku sëbashku me Suarez dhe Messi janë të pandalshëm edhe këtë sezon.
Në drejtim të Neymar ka patur edhe oferta të tjera. Një prej tyre ishte verën e kaluar nga Manchester United.

Pep Guardiola do të nisë punën te Manchester City më 1 korrik dhe pritet të bëjë ndryshime në ekip. Klubi anglez ka bërë shumë shpenzime në sezonet e fundit, por duke marrë vetëm trofe në Angli.

Nën drejtimin e Guardiola synohen edhe tituj ndërkombëtar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *