Specialistët propozojnë amnisti të përkohshme për armët

Dita

Shtimi i ngjarjeve kriminale ka sjellë nevojën e një amnistie të përkohshme për armëmbajtjen pa leje, si ajo që u bë pas vitit 1997. Ky është mendimi i specialistëve si një nga mënyrat për të çarmatosur atë pjesë të popullsisë që arma u ka mbetuar pas ngjarjeve të ‘97 dhe që shpesh herë ka qenë shkaktare krimet në familje.
Shumë prej ngjarjeve të rënda kriminale, kryesisht krimet në familje, mund të ishin shmangur nëse autorët nuk do të ishin të pajisur me armë zjarri.

Fenomeni vazhdon të bëhet shqetësues në Shqipëri, ku për çdo ditë nga policia kapen të paktën tre persona me armë pa leje.

Vetëm në Gjykatën e Tiranës përgjatë një viti janë dënuar rreth 220 persona për këtë vepër, ndërsa në të gjithe vendin numri është disa herë më i lartë.

Ish-drejtues të policisë mendojnë se është e nevojshme një tjetër amnisti për të mbledhur armët, si mënyre për të hequr disa prej tyre nga duart e popullsisë.

Nëse do të merret një studim i tillë që sa është mundësia e armëmbajtjeve pa leje në territore të ndryshme të policisë, psh një masë 2 apo 5% e popullsisë disponon armë pa leje. Pastaj të iniciojë ndonjë amnisti të përkohshme, për 1 apo 2 muaj për dorëzimin vullnetar të këtyre armëve.

Për specialistët, ashpërsimi i dënimit për armqmbajtjen nuk dha atë çka pritej, ndaj policia duhet të jetë e vëmendshme për të kontrolluar zona për të cilat kanë infomacin se kanë armë”, tha Arben Hajdarmataj për Ora News.

Share This Article
2 Comments
  • Besoj se ato individë që mbajnë arme pa leje e bëjnë këtë se duan ti mbajne armet, e jo se nuk kane ku i cojne!!! Pra amnistia nuk eshte se do jepte ndonje zgjidhje efikase. Sipas meje problemi kryesor qendron te aftësia e institucioneve policore dhe civile, të cilët deri me tani nuk kanë bere detyren e tyre, kryesisht lidhur me krimin e organizuar sepse fundja, me përjashtim të disa rasteve sporadike, vrasjet po ndodhin me se shumti per larje hesapesh.

  • Do te ishte me mire dhe lehtesisht me e suksesshme dhenia e lejes e zoterusve te armeve pasi ne shume zona ajo eshte e domosdoshme per mbrojtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *