Një bashkim mes PS-së dhe LSI-së do të ishte i natyrshëm sikur të bëhej para 4 vitesh. Tani ky bashkim ka një plagë që vështirë se do të shërohet pa marrë hapa të guximshëm nga kualicioni i impnuar. Plaga që kullon është 21 janari i vitit 2011. Protagonistët e bashkimit duhet të garantojnë një rinisje të procedures hetimore e ndëshkimore të 21 janarit. Me këtë vendim do të përthahen sadopak ato plagë që vështirësuan jetën e njerëzve të pakënaqur me gjëndjen e shqiptarëve.
Unë mendoj se duhet të pushojmë të pjellim armiq brënda Shqipërisë, mendoj se gabimet duhet të ndëshkohen edhe nëse ato prekin më të afërmit të pushtetarëve. Mendoj se prioritet i çdo politikani, që është në pozitë, duhet të jetë mirëqënja e qytetarëve, mendoj se rruga e vetme për të ecur drejtë Shqipërisë stabile dhe të joshur nga të tjerët është të funksionojë institucioni i përgjegjësisë. Të ndërpritet përsëritja e hidhur e historisë së shqiptarëve, ku klasifikimet për kundërshtarin kalojnë etiken njerëzore. Një shqiptar për një palë është patriot, për tjetrën tadhëtar. Shqiptari në fjalë, i cili mund të jetë kundërshtar yti, ose është patriot ose tadhëtarë. Të bëhemi realë dhe të çmojmë veprën e jo përkatësinë.
Unë kam kohën dhe mundësinë që të përcjell trendet brënda dhe jashta Shqipërisë, Kosovës dhe të gjitha viseve shqiptare ku janë autoktonë. Më mundon shumë, madje më shqetëson fakti që në të gjitha vendet shqiptare partitë politike e kanë tjetërsuar popullin, e kanë helmosur me deklaratat e liderëve të tyre. Unë edhe një herë do të kërkoja nga liderët, me theks të veçantë në Shqipëri që t’i qasen punës e jo hakmarrjes. Askush mos të guxojë ta ndotë ligjin me veprime, të cilat sjellin pasoja për popullin.
Email nga adresa: [email protected]

Shkaku i nisjes demostratave te dhundeshme ishte vidioja Meta- Prifti.Rama per te perfituar politikisht i hyri kti akti kriminal.Me fitueri doli Meta qe shpetoj,tani i bashkohet Rames per te shpetuar.Ju kujtohet Rama kur tha:Iku Prifti e kishte fjalen per Dritan Priftin,po ngeli djalli e kish fjalen per Meten.Tani bashkohen vetem e vetem per te miren e popullit hahahahaha.