Kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Soclialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaron se partia e tij është e e gatshme ta votojë Byronë Kombëtare të Hetimit, kur të jenë gati PS dhe PD. Në një intervistë në televizionin News 24, Meta theksoi rëndësinë e akordit mes palëve, për të garantuar funksionimin efikas të Byrosë së Hetimit, duke u shprehur se nuk ka rëndësi se në varësi të kujt do të jetë ky institucion.
“Ngritja e Byrosë Së Hetimit varet nga opozita. Nëse opozita pranon, jemi gati ta formalizojmë që tani. Nuk e kam në duart e mia draftin e SHBA-së. LSI favorizon çdo zgjidhje konsensuale, që respekton parimet kushtetuese dhe njëkohësisht që garanton që kjo agjenci e konsolidon shtyllën e hetimit, sepse kjo është shumë e rëndësishme, dhe rrit efektivitetin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Meta.
I pyetur nëse do të pranojë LSI-ja një reformë në drejtësi pa vërejtjet që i ka dërguar Komisionit të Venecias, Meta thekson: “Për LSI, fryma e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ka qenë dhe mbetet tepër e rëndësishme. Ajo jep garanci për të ruajtur themelet e Kushtetutës tonë. Pra do pranoni atë çfarë do vendosë Komisioni i Venecias? Ne kemi thënë me kohë, që për ne gjykatësi suprem i standardit të kësaj reforme është Komisioni i Venecias”.

Ilir tall bythen me ne se te lejojme. Ti hajdut duhesh te jesh pas hekurave te qelise. Por ne rrumpallistan te kemi bere kryetar parlamenti dhe tani te degjojme sesi ti do luftosh korrupsionin.
Lillo floriri eshte bere i paprekshem si kamorra. Ka aq para sa lekund themelet e shtetit po te doje. Shqiperia shpeton vetem po qe se Lillo floriri,sali krimineli dhe Edi hajduti me kocot e tij shkojne ne burg dhe ju konfiskohet pasuria e vjedhur e Shqiptareve.
Te dhemb shpirti te degjosh, HADUTIN e Koruptuar Meta,, tù beje Moral Shqipetareve,dhe te prenoncohet per luften kunder Korupsionit.Drejtesia ne Shqiperi nuk vjen nga Qielli,Ajo vjen nga Toka Shqipetare dhe i ka Rrenjet e thella..Rrenjet kane EMRA si Berisha,Meta,Basha,Mediu,Ruli,Bode,Topalli,Nishani,pjese e madhe e Prokurorise dhe Gjyqesorit ,etj,etj.
Pa djegur keto rrenje nuk behet fjale per DREJTESI.
Meta ?! Diversionist , si gjithmone .