Me sa duket, aplikacioni “Tirana ime” që u lançua ditën e djeshme nga Bashkia e Tiranës ka nisur të japë rezultatet e para. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar rastet e para që janë raportuar nga qytetarët dhe më pas janë zgjedhjet nga ndërmarrjet e këtij të institucioni.
“Me katër hapa të thjesht mund të ndryshosh lagjen tënde. Shkarko aplikacioni. Përshkruaj problemin, ngarko foto, bashkia nis ekipet dhe problemi zgjidhet. Puna, e vetmja mënyrë për të qënruar të fokusuar te misioni për Tiranën”, shkruan Veliaj.
Në fotot e publikuara vihen re rastet e denoncuara nga qytetarët mbi zënien e hapësirave publike dhe problemet e kapakët e pusetave. “Që nga mëngjesi qindra qytetarë aktivistë kanë raportuar te aplikacioni. Ja disa rezultate, fuqia qytetare në veprim”, shkruan Veliaj, i cili tregon dhe rastet e denoncuar dhe foto të bëra pas ndërhyrjes.


Kur i pari punon, kur i pari tregon, se mban pergjegjesi, nuk ka si te ndodhe ndryshe, ndodh ajo qe prisnim, pune dhe dinjitet.
Bravo bashkia, bravo zoti Veliaj, ju lumte edhe ju qytetare, qe besoni tek vizioni i Rilindjes dhe nuk qendroni duarkryq.
Neser me mire do te behet, se jane ne krye te puneve, njerez te pergjegjshem, qe duan te ndryshojne per mire, qytetin ku jetojme.