Kelmendi fiton Grand Slam-in e Parisit

Saimir Lleshi

Xhudistja Majlinda Kelmendi i ka sjellë një tjetër medalje ari Kosovës. 24-vjeçarja është shpalluar kampione në Grand Slam-in e Parisit, në peshën 52 kg, pasi ka mposhtur në finale rumunen Andrea Citu.

Kelmendi është sportistja më e talentuar e Kosovës dhe e Shqipërisë në këtë sport dhe njëkohësisht mban vendin e parë në renditjen botërore për këtë peshë.

24-vjeçarja ka fituar medaljen e artë në dy botërorë radhazi, në 2013 dhe 2014, dhe vendin e parë në Europianin e vitit 2014.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *