Koreja e Veriut provokon sërish

Saimir Lleshi

Koreja e Veriut ka gjuajtur me një raketë me rreze të gjatë veprimit, çka është e ndaluar për këtë vend komunist.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror njofton se vendi ka vendosur me sukses një satelitë në orbitë.

Kjo u dënua menjëherë nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të dielën.

Seuli tha se ka nisur diskutimet me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një sistemit mbrojtës nga raketat.

Zyrtari i lartë i mbrojtjes Ryu Je-Seung tha se sistemi i raketave THAAD – konsiderohet si një nga më të përparuarit në botë dhe se ai do të vendosjes për t’ju kundërvënë kërcënimeve nga veriu. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *