Katër prej avionëve më të ri dhe më të sofistikuar të Rusisë u transferuan në bazën ajrore të Latakias në Siri gjatë fundjavës. Bëhet fjalë për avionët “Su-35”. Sipas “Al Xhaziras”, kjo vjen pas pretendimeve turke për shkeljen e hapësirës së saj ajrore.
Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës mbeten jashtëzakonisht të tensionuara, pas lajmërimeve se një tjetër avion rus kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Ndërkohë, 17 sekondat e shkeljes së kësaj hapësire në nëntor, shkaktoi goditjen nga ushtria e Turqisë ndaj një avioni të forcave ruse duke sjellë edhe rrëzimin e tij.
Edhe pse Turqia është brenda të drejtave të saj ligjore për të gjuajtur poshtë aeroplanë të huaj ushtarakë, të cilët shkelin hapësirën ajrore dhe që refuzojnë t’u përgjigjen paralajmërimeve, Ankaraja-thekson agjencia-qëllimisht mori një qëndrim shumë agresiv ndaj shkeljeve të përsëritura ruse duke qëlluar avionin.
Kjo, nga ana tjetër, duket se ka nxitur një reagim të dyfishtë nga presidentin rus Vladimir Putin.
Për audiencën e tij të brendshme – faktori më i rëndësishëm për liderin rus – Putin ka vendosur sistemin S-400 të avancuar të mbrojtjes ajrore dhe urdhëroi që avionët që marrin pjesë në operacionet në afërsi të kufirit turk të armatosen me raketa ajër-ajër për vetëmbrojtje.
Sipas “Al Xhaziras”, për opinionin rus, të gjitha këto synojnë të tregojnë fuqinë mbrojtëse ndaj “agresionit” turk, por megjithatë, në arenën ndërkombëtare, Putin është i vendosur për të rifilluar negociatat me Turqinë.
Gjithsesi, Kremlini e kupton saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe se Rusia tashmë është duke përshkallëzuar reagimin e saj të jashtëm. Për këtë qëllim, shkelja e të premtes nga Su 34, një avion shumë më i vështirë se sa i rrëzuar nga Turqia dhe vendosja e mëvonshme e katër avionëve Su-35, është një mesazh agresiv për Turqinë dhe NATO-n dhe se Rusia tashmë i është kthyer ofensivës. /DITA/

nuk ka kercenuar vetem turqin por edhe naton!