Po sikur të ngel me barrë Ilir Beqaj?

redaktor

Pas denoncimit të Lulzim Bashës në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në TV “Klan”, sipas të cilit skandali i “Check Up”-it, ka edhe një anë tjetër të skandalit, atë të informalitetit që duket te disa të dhëna.

Sipas këtyre të dhënave të publikuara nga Basha “Check Up”-i ka nxjerrë 50 për qind të grave të kontrolluara me prostatë, një sëmundje kjo që prek vetëm meshkujt.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis.

Nëpërmjet një mesazhi, dërguar Arian Çanit dhe bërë publik nga ky, Leonard Solis e kishte një merak.
“Ky ‘Check Up’-i, mos na e nxjerr Ilir Beqajn me barrë”, ishte teksti i SMS së Leonard Solis për Arian Çanin.

I hidhur ky Leonardi, është doktor me eksperiencë, kështu që Beqaj duhet të ketë kujdes, se çfarë nuk po ndodh.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *