Bufonët dhe narcizët

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Narcizizmi dhe dëgjimi i vetvetes kur flasin nëpër foltore a nëpër studio televizive për përfaqësuesit tanë politikë, është kthyer në një hobi. Për ta nuk ka rëndësi pesha logjike apo interesi i dëgjuesve, por kënaqësia që ndjejnë nga tingulli i zërit të tyre pavarësisht nga broçkullat që servirin.

Në Kukës dëgjova që fliste Kreshniku ynë. Me sa mbaj mend, ky personazh i dashuruar me veten e bëri një test mbi besueshmërinë e fjalëve të veta në zgjedhjet e 2013-ës. Premtoi se do të merrte 1 milion vota e mori vetëm ca qindra. Ky farë oratori foli për një hidrocentral që po i vidhej atdheut të vetë të “shtrenjtë”, bile edhe me qeleshe në kokë, duke mos thënë asgjë veç bufonatave të tipit “grij sa të mundesh” se dikush mund të besojë. Mendoj se ky fenomen është bërë kaq demode sa ka mbërritur në neveri. Mentaliteti shqiptar ka ndryshuar e ndryshon dita ditës. Njerëzit po e kuptojnë se koha e fjalëve në hava po merr fund pavarësisht nga reagimi. Më vjen keq që politikanët tanë nuk po e pikasin dhe vazhdojnë me suksese e dëshmi imagjinare. E ky është defekt i rëndë për një komb që aspiron qytetërimin. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *