Nga PD-ja te PS-ja?

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Këta që qeverisin sot nuk janë socialistë progresistë, por thjesht rilindës të mendjeve të tyre përçartëse. Ndaj këta sollën demonin dhe na e paraqitën si engjëll. Janë vërtet rilindës, por jo të së mirës, rilindën të keqen për të çimentuar pushtetin e tyre dhe pasuritë që po i shtojnë pa u ndalur. Nuk di të flas për më tej, por në Librazhd nuk do ta kishim dashur kurrë këtë lloj Rilindje të kësaj race. Aty janë promovuar mendje mjerët me epsh paraje e pushteti, të larguarit nga PD-ja që për të mbrojtur vendet e punës dhe paratë e vjedhura u thirrën nën apelin e deputetit rilindës si dhe mbledhësit e votave që kërkojnë shpërblim për punën e kryer. Ndërsa këta bëjnë orgji në emër të rilindjes socialiste e enden rrugëve të trullosur e të mashtruar në kauzën e tyre. Nuk ka më punë njeri me këta, pasi misioni i tyre ka mbaruar dhe nuk ideuan më as votat e tyre. Rilindja polli aq shumë këlyshë sa nuk e besoi as vetë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *