FOTO/ Gjendet 10 kg drogë e braktisur

Saimir Lleshi

Një sasi prej 10 kg drogës u sekuestrua nga policia e Shkodrës. Lënda narkotike u kap në fshatin Hot në vendin e quajtur Gropat e Rërës.

Lënda narkotike është gjetur e braktisur. Droga e futur në një thes ishte e ndarë në 10 pako të mbështjella me qese të tejdukshme.

Pas peshimit rezultoi të jetë në peshën 10 kg e 569 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet Policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve posedues. Ende nuk dihet pse autorët e kanë braktisur lëndën narkotike. /Dita/

kanbis Gropat e rans dt 06.02.2016 013 kanbis Gropat e rans dt 06.02.2016 014

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *