Apeli lë në qeli oficerin e Shërbimit Informativ

Saimir Lleshi

Gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-oficerin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi.

Avokati mbrojtës, vëllai i të arrestuarit, çoi çështjen në Apel, me pretendimin se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme që faktojnë akuzat ndaj Bushit.

Oficeri i SHISH i kishte dërguar të dhëna konfidenciale shtetasit Ilir Memushaj, i cili akuzohet se vrau një shtetas dhe plagosi dy të tjerë në Fier gjatë muajit janar.

Viktima është shtetasi Denis Kasa. Prokuroria dyshon se krimi është kryer për trafikun e drogës. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *