Blushi dokument për shkeljet në PS dhe një analogji nga Angela Merkel

Saimir Lleshi

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur për rreth tri orë. Disa ministra kanë dhënë sqarime përpara grupit, ashtu sikurse kishin kërkuar disa deputetë të PS-së.

Gjatë mbledhjes u tha se deputeti Ben Blushi, kishte paraqitur një dokument me shkeljet që ishin bërë në statutin e partisë, gjë që e konfirmoi edhe vetë publikisht.

Blushi tha edhe një herë se partitë politike duhet të demokratizohen, pasi në të kundërt nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri. Blushi renditi disa faktorë që sipas tij, demokracia nuk funksionon në vend.

“Është e vërtetë i kam përgatitur grupit parlamentar një dokument që vërteton se statuti i Partisë Socialiste është shkelur në 30 për qind. Vërteton se ligji për partitë është shkelur, Kushtetuta në frymën e saj është shkelur. Demokracia e brendshme mungon. Dokumentin do t’ia paraqes edhe publikut”, theksoi ai.

Më pas, Blushi renditi edhe disa nga shkeljet e bëra në statutin e partisë.

“Ku është shkelur? Partitë politike funksionojnë mbi disa parime, është parimi i zgjedhjes…nuk kemi zgjedhje prej 7 vitesh. Parimi i llogaridhënies, parimi i financimit. Me statut donacionet duhet të vijnë në Kryesi gjë që nuk ka ndodhur. Ky debat brenda Partisë Socialiste nuk është debat vetëm i partisë, por debat themelor. A mund të jetë Shqipëria një vend demokratik, kur partitë nuk janë demokratike?

A mund të jetë drejtësia e pavarur në Shqipëri kur partitë nuk janë dhe kur brenda tyre kanë njerëz me precedentë penalë? Ata njerëz sjellin financime të dyshimta në parti. Burimi i pushtetit në Shqipëri janë partitë politike të cilat votohen”, vijoi ai.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se zgjedhjet nuk bëhen për shkak të reformave, deputeti socialist tha se është njësoj sikur kancelarja gjermane Angela Merkel të mos zhvillojë zgjedhje në partinë e saj për shkak të shkuarjes atje të 1 milion emigrantëve.

“Partitë tona duhet të çlirohen nga kapja dhe diktati. Kur zgjedhjet mbarojnë, anëtarësia nuk pyetet. Dikush thotë se po zhvillojmë reforma….E imagjinoni dot sikur të dalë zonja Merkel dhe të thotë se kemi 1 milion refugjatë dhe nuk duhet të bëjmë zgjedhje?”, sqaroi ai.

Blushi tha se edhe komisioni i ngritur për ndryshimet statutore nuk ka mandat, pasi të zgjedhur janë në vitin e pestë të mandatit, ndërsa kohëzgjatja është katër vite. /Dita/

 

 

Share This Article
9 Comments
  • ,,,e imagjinoni dot blush-ciprushin tuj u perpi nga dashuria dhe parimet per antaresine e PS-se,,,,,,,,kur ky dallkauk i nxjerr gjuhen,me nje cinizem te peshtire ,tash e dy dekada ,te gjithe njerezve (jo vetem antaresise se PS ) qe I sheh nga lart,nga bedenat e Kalase se Elbasanit ??????
    Eshte me te vertete humbje kohe marrja me kete vemje, te kalkuluar nga taborri I perbashkuar I nano-kurvave dhe shqup-save brekedhjere,,,te tere nevojtare prej reformes se drejtesise ;e cila do te kaloje.

  • Pula (Blushi) kerkon te beje vezen(Parti te Re) ndaj dhe ka kohe qe kakaris.Por kjo pule(Blushi) pervecse mendjemadhe eshte edhe e zgjuar.Kerkon furrik te ngrohte dhe SPEKTAKOLAR per pjelljen e vezes.Me audience Kombetare dhe Nderkombetare.Kerkon ta pjelli vezen(Partine e Re)gjate zhvillimit te kongresit te PS-se.Arsyeja??Efekti mediatik do ishte SPEKTAKOLAR dhe percarja e PS-se edhe me e madhe.Nuk deshiron ta pjelli vezen qe prej kohesh i ka ngecur ne b…..ne vend te lagesht dhe te ftohte,larg vemendjes mediatike qe do kishte zhvillimi i Kongresit te PS-se.Prandaj kerkon zhvillim e Kongresit te PS-se me patjeter edhe pse e di me mire se kushdo tjeter qe Socialistet do votonin perseri Ramen,sepse nuk kane arsye per te mos e votuar perderisa Rama ka fituar dy pale zgjedhje ne vetem 2 vjet.

  • BERISHA dhe BLUSHI…..
    ”Mjerimi rrit femine ne hijen e shtepive
    te nalta,ku nuk mrrin zani i lypsise,
    ku nuk mund t’u prishet qetesija zotnive
    kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnise”
    Migjeni
    Donkishoti dhe Sanço Panço protagoniste te se ‘djethtes’ se qepes e te ‘mengjeres’ se BYTHES!
    Keta dy donkishote qe luajten 25 vjet nuse dajash me demoKroaci ne kurriz te nje populli katandisur kocke e lekure kerkojne ti shpetojne BURGUT njeri duke ngelur kaluar ne Rosinantin PS qe i kane dale Brinjet E tjetri ne vend te Gomarit te perdore ‘pa loqet’ se edhe gomaret jane zhdukur si rrace pas 25 vjeteve zevendesuar nga ‘politikanet!
    Per ke demoKroaci flet djali i KIÇOS!?
    -Per demoKroacine qe bashke me Saline 25 vjet dogjen Shqiperine?
    -Per demoKroacine qe ATE e BIR 25 vjet u strehuan ne parlamentin e vjedhur popullit shqipetar qe ka perfaqesuar e vazhdon te perfaqesoje krimin e korrupsionin dhe ne asnje legjislature sovranin !?
    -DemoKroacine qe ‘Dinastija Blushi’ 25 vjet eshte emeruar ne parlamentin e popullit nga agjenturat e lobizmi antishqipetar si tere kallam kusuri e asnjehere nuk eshte votuar direkt nga populli!?
    -DemoKroacine qe popullit shqipetar per 25 vjet nuk ju dha e drejta me themelore :Te zgjedhe dhe te Zgjidhet’ pa le referendum si shkalla me e larte e demokracise direkte?
    -DemoKroacine qe 25 vjet e zevendesoj injoranca,klientalizmi e nepotizmi i racave ‘blushi’ e ‘berisha’ ne tere sektoret e jetes se vendit nga sistemi ekonomik tek ai financiar e bankar ne emer te sistemit krriminal BBBBBBB qe 25 vjet na e kane quajtur:”LIRIJA E TREGUT TE LIRISE SE HAJDUTERISE’!
    -DemoKroacine qe integrimin e kane kuptuar e propoganduar Populli integrim ne Shishtufine e gjenocid neper Bote si gomaret e krriminelet Berisha e blusha 25 vjet te marin avdes me gjak femijesh shqipetare ne mes te Bathores si PASHALLARET!
    -DemoKroacine qe krriminelet me imunitet nga ishat tek ‘krriòat’ 25 vjet si ‘nishane’ te marin ne muaj 2.500.000 milion rroge ne muaj e 90 e perqind te femijeve shqipetare per buken e gojes te perdhunohen te shiten per organe si pjese kembimi,te ngujohen,te lypin e grate te prostituohen e rinija te drogohet qe ‘ZONJAT E PARA’ te Berishajve e Blushave’ ti heqin qimet neper qendrat estetike te Europes!?
    Shqipetaret ngelur gjalle nuk arrijne ta konceptojne demokracine pa ekonomine buken dhe mbi te gjitha giotinen mbi HAJDUTERINE!
    Sa here ne 25 vjet ke folur per popullin shqipetar ekonomine buken e punesine o antishqipetari e salisjani Blushi qe tu dhimska demoKroacija ne nje parti alabakesh qe vetem e MAJTE NUK KA QENE ASNJEHERE!?

  • Asnjegje te keqe nuk ka ne ato çfare thote Blushi. Jane te gjitha te verteta dhe qendrojne me fakte.
    Fatkeqesisht, keto te verteta , prishin planet e KONÇENSIONEVE te shume permendura .
    Prishin planet e atyre qe kujtojne se postin qe kane , mund ta perdorin si te duan dhe per sa kohe te duan.
    Blushi eshte i vetem ne kete betej , dhe turp ,turp, turp , qe elita e te dyja partive te medha Shqiptare ,nuk perkrahin iniciativa dhe rryma te tilla .
    Ne te njejten kohe , te gjithe ne e dime edhe perse nuk mbeshtetet nisma Blushi.
    Sepse intiligjenca Shqiptare nuk ka këllqe .
    Nuk ka vizione, dhe ata qe kane jane te zhytur ne korrupsion deri ne fyt.
    Fatkeqesisht duhet te them se kho gjendje do te vazhdoje edhe per , te pakten, 20-30 vitet e ardhshme.
    Dhe nqse deri atehere nuk eshte formuar nje klase e re elitare, me keqardhje te thelle , ju parashikoj , qe ai vend nuk do te ket me mundesi tu japi qytetareve te tij te jetojne di njerez ne shtepite e tyre. Te edukojne dhe te rrisin femijet e tyre si gjith Europa. Pasojat e tjera mund ti imagjinoni shume thjesht edhe vete.
    Me rrespekt

  • Ndryshe nga reagimet e irrituara te militanteve qe nuk durojne dot t’u preket idhulli dhe godasin me fyerje e sharje cdo ze kritik, Blushi po nxjerr cullak diktatorin Rama dhe servilet qe po shiten per dy leke. Forca e argumentit e ben Blushin shume me te forte e te besueshem nga barcaletat dhe budallalleqet me te cilat Rama perpiqet te fshehe tere hipokrizine e tij.

  • O te mjere militante partiake,o vegla klienteliste te atyre qe duan pushtet te pakufizuar dhe te pandryshuar.More te mjere militante fanatike,ju gjithmon doni “Baben” si Haxhi Qamili rreth 100 vjete me pare. Po si nuk doni ta kuptoni se DEMOKRACIA kerkon respektimin dhe zbatimin e ligjit pike per pike dhe nga kushdo.Kjo nuk ka nevoje ta thote Blushi apo kushdo tjeter,kjo duhet te mbrohet nga çdo SHQIPTAR,ndryshe humbasim jo vetem DEMOKRACINE por edhe LIRINE edhe DREJTESINE edhe EKONOMINE edhe MIREQENIEN.

  • O Blush je nje hic. Nuk ka rendesi sesa komente ti dhe familjaret e tu shkruajne neper gazeta.Ti pa PS je zero. Nqs mendon se idete e tua kane mbeshtetje popullore, ver kandidaturen si deputet i pavarur dhe do moesosh te verteten. Je nje vegel e peshtire e dyshes Berisha-Nano.

  • Partia nuk eshte kryetari,partia eshte fryma e saj,perpjekja per perparimin e vendit,me ide,me realizime objektivash,te pakten kur ajo eshte ne pushtet.
    A keni degjuar ndonje pune te mire ,e bera nga qeverisja socialiste,prej gojes te Blushit,vec zgjedhjes te kryetarit,c’ka i ka mbetur gozhde sa here Edi Rama siguron voten populloreere.
    A di njeri nje pune te hajrit prej Ben Blushit,kur ka qene minister?
    Pse u dorehoq nga kryetar i grupit Parlamentar,apo nuk kishte bythe te perballej me pushtetin e Berishes e tani qe i kane rene Saliut patkonjt behet trim?
    E vetmja pune e mire e tij,ne kaq vite si deputet e ne udheheqje te PS-se ishte demaskimi i Berishes ne seancen e Kuvendit,kur i tha c’ke ti me mua e me PS-ne?
    Numuro edhe ndonje arritje te PS,o Blush,ne se nuk i di,perifrazo ndonje konkluzion te te huajve ne vleresimet e tyre e na thuaj se cfare do kishe bere ti me mire,po te ishe kryetar e kryeminister i PS-se,se keshtu na vjen ndermend te themi se,je vetem llafollog e shkrues,por me keto nuk kenaqen analfabetet e te varferit,sepse nuk te lexojne dot e nuk e mbushin barkun me buke,nuk marrindrejtesi etj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *