Gjosha kritikon disa ministri

Saimir Lleshi

Duket se përmbushja e pesë kritereve të Bashkimit Evropian është lënë në harresë nga disa institucione. Faktin e konstaton ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila nuk ka kursyer kritikat për disa prej ministrave. Si shefe e integrimit, zonja Gjosha u shpreh se nuk do të mungojnë monitorimet dhe nuk do të lejohet që të neglizhohet përmbushja e kritereve.

“Do të jemi në monitorim mujor. Kjo do të thotë që grupet ndërinstitucioinale të punës duhet të mblidhen çdo tre javë. Këto takime duhet të kryhen, dhe në momentin që ato kryhen bëhet dhe raportimi direkt pranë MIE. Ka pasur disa ministri që e kanë neglizhuar dhe ky është detyrim madhor. Nuk ka një memorie institucionale.

Tërheq vëmendjen dhe zv/ministrave që duhet të jenë në krye të këtyre mbledhjeve. Nëse mbledhjet drejtohen nga shefat e sektorit nuk është e njëjta rëndësi. Unë realisht do t’u kërkoja vëmendje më të madhe se vetë vendi po ecën drejt një procesi me përgjegjësi më të madhe, po dhe punë më të shtuar”, theksoi ajo.

Gjosha kërkoi gjithashtu miratimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi. Komiteti Koordinues Ndërinstitucional për Integrimin Evropian u mblodh paraditen e sotme nën drejtimin e ministres së Integrimit, Klajda Gjosha për të diskutuar rreth Planit Kombëtar të Integrimit për vitin 2015 dhe atij për periudhën 2016-2020. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *