Dashi
Me Hënën në shenjën e Demit nuk do t’ju mungojë intuita dhe racionaliteti në punë që siguron njëkohësisht edhe hyrje të mira parash të papritura. Do të tregoni edhe anën tuaj të ëmbël me partnerin.
Demi
Hëna në shenjën tuaj është një minierë e pashtershme projektesh, surprizash dhe krijueshmërish që përcaktojnë disi suksesin tuaj në çdo ambient. Do të takoni njerëz të rinj që kanë dëshirë të argëtohe me ju.
Binjakët
Dembelë dhe të plogët, më pak brilantë se zakonisht, nuk do të keni dëshirë të bëni projekte. E megjithatë në përgjithësi dita do të jetë e mirë, ndoshta ngaqë dini si ta kaloni kohën me miqtë tuaj.
Gaforrja
Përfitoni nga kalimi i Hënës tek Demi për të realizuar sot një objektiv që ndiqni prej kohësh. Gjithashtu edhe me partnerin gjithçka do të shkojë më së miri pasi do të jeni në një sintoni të mrekullueshme.
Luani
Nga ana praktike e gjërave apo nga ana profesionale nuk do të jetë aq e mirë për shkak të Hënës që është në kundërshtim me pozicionin e shenjës tuaj. Mos u mërzisni, gjithçka do të kalojë në mbrëmje.
Virgjëresha
Nëse keni një projekt për të realizuar, mos humbni kohë, kjo do të jetë dita e duhur për të plotësuar kushtet për të marrë atë që dëshironi falë pozicionit të Mërkurit. Mund të argëtoheni edhe duke bërë shopping.
Peshorja
Përdorni të gjithë energjinë që keni në dispozicion për të rikuperuar kohën dhe energjitë e shpenzuara kohët e fundit. Thellojini më shumë historitë e dashurisë që për ju kanë vlerë dhe jo ato sipërfaqësore.
Akrepi
Do të jeni disi të shqetësuar për shkak të zënkave që do të keni me partnerin dhe me familjarët tuaj. Mos i dramatizoni gjërat dhe mundohuni të sqaroni gjithçka me urtësi dhe maturi.
Ujori
Me hënën negative nuk mbetet gjë tjetër veçse të jeni të qetë dhe kujdes dhe qetësi. Çështje financiare mund t’ju shkaktojnë ndonjë tension ose ndonjë diskutim me familjarët.
Peshqit
Për të rikthyer humorin e mirë, ndishta zgjidhja më e pranueshme mund të jetë një shëtitje në shoqërinë e miqve të tu më të mirë, një film i bukur, një libër që t’ju stimulojë mendjen dhe fantazinë tuaj.
