Njeriu që njihet si “krahu i shoqërisë civile” të PD-së, me herët me detyrë në bashkinë e Tiranës së Bashës, Altin Goxhaj, ka bërë dje një koment që lidh zemërimin e Izet Haxhisë për përmendjen e emrit të tij në Kuvend, me një “komplot më të gjerë”. Kjo ka sjellë reahimin ish truprojës së Berishës në DITA.
Reagimi
Lexova diku se njëfarë Altın Goxhaj kishte bërë ‘zbulimin’ se përse është kërcënuar Saleh Berisha nga ana ime. Sipas këtij aktivisti të OJQ që hidhet sa në një prehër politikani tek një prehër tjetër, unë e paskam kërcënuar Salehun, sepse qenkan paguar nga Sorosi, ngaqë Salehu i ka zbuluar lidhjet korruptive me njerëzit e tij në qeverinë e sotme. Pika që nuk të bie, mor këlyshi i sigurimsit të shtetit! Po pse mundohesh të garosh me Salehun në shpifje e trillime, sepse nuk ia kalon dot atij. Ai është i vetmi në llojin ish sigurimsave që nuk ia lëshon vendin e parë askujt për shpifje e trillime, as ty që je i biri i një sigurimsi famëkeq. Babai jot ka qenë drejtori i arshivës së Sigurimit të Shtetit dhe pyete njëherë për dosjen e atij që i shërben sot duke shpifur marrëzira të tilla. Prindërit e mij të thjeshtë e të ndershëm më kanë edukuar të mos gënjej kurrë, të mos shpif, të mos vjedh, te jem i ndershëm e besnik. Ndërsa ti, kuptohet që ke marrë shumë nga zanati i babait tënd prej sigurimsi. Nuk e njof as Sorosin as soroistat. Por dua të kujtoj ty dhe Salehut se me porosi të tij kemi vendosur bombën në ndërtesën e këtij fondacioni në mars të ’97-s, sepse ky, sipas Salehut, po financonte rebelimin e kuq dhe gazetën e këtij rebelimi, “Koha jonë”. Kaq për sonte.
INTERVISTA në DITA
Zagarët lehin me urdhër të të zotit…
– Izet, ju sot kini replikuar në distancë me avokatin Altin Goxhaj. Po unë dua të të pyes: Çfarë ka personalisht me ty ky Goxhaj? Pse të turret ty?
– Po si duket ka ngelur pa kockat që ndan Sorosi në Shqipëri për OJQ-të. Me mua nuk ka përse të ketë diçka personale, se nuk e kam rrafur ndonjëherë në ato kohët e drurit, por, me sa duket kërkon të bëhet interesant me ato që shpif, por mundësia më e madhe është që ai ka marrë direktivë nga Salehu. Të shpifësh gjëra të tilla, sikur unë qenkam paguar nga Sorosi për të bërë atë e këtë, tregon gjendjen e mjeruar e groteske se ku ka rënë Salehu me tellallët e tij të marrë. Unë as nuk jam shitur e as më blen dot askush. Për më tepër, nuk pranoj të bëj tellallin e askujt. Po të isha i tillë do të isha në stanin kriminal të Berishës akoma. Për mua, qenia i pavarur është e shenjtë.
– Mirëpo gjallërimi i tij, apo shfaqja e tij (pra Goxhajt) mendon se është e rastësishme në këto momente? Ky avokat mund të gjente shumë çështje të tjera për të mbrojtur aktualisht dhe jo të sulmonte Izet Haxhinë…
– Kjo nuk më çudit. Jetojmë në kohën e marrëzirave e mashtrimit. Unë nuk kam pasur ndonjë problem personal që të më sulmojë, por as rastësi nuk më duket që ky të bëjë avokatin e djallit Berisha. Vërtet është për të qeshur se sa poshtë ka rënë djalli Berisha dhe çfarë mbrojtjeje është duke i bërë ky pinjoll sigurimi. Por amaneti i të parëve sigurimsa i thërret të bashkohen në profesionin e shpifjes e mashtrimit që, të mos ua hamë hakun, e bëjnë me mjaft zell e pasion. Por të shpifësh në mënyrë kaq të trashë, tregon se ata janë të pafuqishëm t’u përgjigjen akuzave të mia, as me shpifje biles…
– Sidoqoftë, Izet, këto akuza a ju shqetësojnë ndopak? Domethënë a lëkundeni ndopak nga ato që kini thënë kundër Berishës dhe vijës kriminale në politikën shqiptare?
– Jo aspak. Do doja që për ato të vërteta që kam rrëfyer të m’i hidhnin poshtë me argumente e fakte, por jo të merreshin me shpifje të tilla alla sigurim e të modelit serb. Jam gati të ballafaqohem me cilindo për ato që kam thënë. Nuk më intereson as e majta as e djathta sepse për mua janë njësoj. As Sorosi dhe as misionerët e tij të shumtë në Shqipëri nuk më interesojnë. Më intereson vetëm e vërteta dhe do ta them e mbroj me çdo çmim dhe pa e shitur me asnjë çmim.
– Çfarë përfaqëson aktualisht Altini avokat në këtë sulm që ndërmerr kundër jush?
– Aq shumë zagarë ka Salehu sa çdo ditë bëjnë ndotjen akustike të ambientit po aq të ndotur politik e mediatik në Shqipëri. Si duket, sa herë që i shterohet zëri lehësit më të madh Saleh Berisha që për koincidencë edhe shqiptimi i emrit te tij arab është saleh… Prandaj ky kryelehës bën çdo gjë që ta meritojë këtë shqiptim të emrit…
Bisedoi Xhevdet Shehu

Ja keshtu Izet djali vritet mostra krye-shqup-se,me deshmi te pakontestueshme ,qe plotesohen dita dites,per t’a zhveshur ate cullak edhe tek mendjet me te cunguara,qe ende i zene bese,per te zezen e tyre.
Jetojme ne shekullin 21 e si avantazh te ketij perkimi kohor duhet te mos i referohemi me plumbit dhe revanshit me armatime,,,JO,ne kemi ne dore nje arme shume te fuqishme,,,mendjen,argumentin,ndershmerine dhe dashurine per Atdheun tone.
Altin Goxhaj?! Tani e besoj Izetin plotesisht! Por Izeti, ky Altin nuk eshte vetem! Berisha i ka korruptuar te gjithe ata qe vazhdojne te mbrojne ate dhe here pas here i shtrengon te dalin dhe akuzojne! Por njerezit qe vazhdojne te mbrojne vrasesin Berisha jane te diskrdituar! Por cfare mund te thuash viziten e kukan tek berisha?! A eshte nje paralajmerim qe Berisha te mos preket?!
Tj, mos ia ve re, Kukan ka ngaterruar rruge. Ne vend qe te shkoje ne hale , ka shkuar te mendermethane Berisha.
Premtuan evropianet per 21 janarin.Edhe Kukan -ballukja.Po si denohen vrasesit e 21 janarit kur ai u puth me Sali-halene?!Kukan eshte pjese e Thenies se Fishtes:
Heu, Evrope o kurve e motit!
Fatin e tyre do ta vendosin vet shqiptaret.Heret apo vone.
Ndersa Goxhaj eshte zemeruar se nuk i kane hedhur ndonje kocke nga Sorrosi dhe socialistet.Eshte gati te thote ci vjen nga b…
Nuk arrij qe ta kuptoj se perse akoma prokuroria , nuk po e ve ujet ne zjarr per gjithe keto gjera te tmerreshme qe thote ky njeri . Nuk e di pse kam filluar ta besoj , edhe pse une kam qene njeri qe dikur kam ” jam kercenuar ” ne kohen e drurit nga keta persona qe sala mbante me vete , por kam kohe qe shikoj te vereteta te tmerreshme ne rrefimet e ketij personi .. Besoj tek ato qe thote , per arsyen e llogjikes se ftohte , tashti qe kane kaluar kaq kohe . Ai sado njeri ” pa shpirt ” te ishte tashme e ka kutuar se shume njerezve , duke i sherbyer verberishte nje shefi ” te cmendur ” dhe shume te keq , u ka bere keq . Sot per te ka ardhe koha e shpagimit . Dhe shpagimin me te mire nje njeri e ben kur rrefen ndershmerishte te gjitha sa eshte detyruar te beje .. Une epershendes kurajon e tij dhe shpresoj qe ato qe thote te jene te vlefshme per prokurorine , kur kjo e fundit te marre vendimin per ta mbyllur mbas hekurave ish shefin e Izet Haxhiajt !
Saleh Bajga
Partizan Cane.
Prokuroria e ka ven ujin te vloje po nuk i jep zjarr.Mban nji poqe drite te veshur me leter te kuqe transparente qe te shembellej si zjarr.Dhe ne cdo parastine krekoset se do ket arrestime bosesh maramendes.Kur vjen fundi i stines asgje per tu cuditur te gjitha stine fillojne dhe mbyllen me llafet bombastike te Llalles hudum pa kandar.
Tani paska dale edhe nje konkurrent me Izetin tek Lapsi qe po denocon pislleqet e Tahirit me krimin:
http://www.lapsi.al/lajme/2016/02/10/t%C3%AB-tjera-akuza-t%C3%AB-r%C3%ABnda-p%C3%ABr-saimir-tahirin-alban-beshiri-p%C3%ABrdor-shullazin-p%C3%ABr-pun%C3%AB#.VrsBv-b4bPI