Rusia kundërshton pretendimet e Gjermanisë dhe Turqisë se nga sulmet e saj ajrore në Siri janë vrarë dhjetëra civilë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në Turqi se ishte e “tronditur” nga vuajtjet që shkaktojnë sulmet ajrore ruse.
Por, zëdhënësi i Kremilinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka prova të besueshme që dëshmojnë pretendime të tilla, duke i cilësuar si “të gabuara dhe absurde” akuzat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, se Rusia është e angazhuar në pushtimin e Sirisë.
Moska po ashtu e ka akuzuar Turqinë se po planifikon pushtimin e Sirisë.
Të paktën 35 civilë përfshirë nëntë fëmijë kanë gjetur vdekjen nga sulmet ruse, ndërsa në zonë po përdoren edhe bomba thërrmuese që shkaktojnë dëmtime të gjera. /Dita/
