Ja cilit biznesmen ju vu eksplozivi tek “Kristali”

Saimir Lleshi

Detaje të reja kanë dalë nga vendosja e eksplozivit në një automjet tek qendra tregtare “Kristal”, i cili fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Bëhet fjalë për biznesmenin Nuredin Suli, i cili ka aktivitetet e tij kryesisht në Fier, ku merret me ndërtime dhe tregtimin e karburanteve.

Policia ka vendosur si pistë kryesore të hetimit konfliktet e vjetra që ka personi në fjalë. Në vitin 2012, atij iu vra vëllai i tij Neim Suli.Neim Suli, 47 vjeç, u vra nga fqinji i tij për konflikt pronësie te një garazh.

Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij, Endri dhe Ervis Sulo, janë në burg për këtë vrasje. /Dita/

 

 

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *