Menjëherë pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës, vendet vakante në administratë nisin të plotësohen me besnikë të PD-së. Një ditë më parë, kryeministri Berisha ka urdhëruar ministrat dhe drejtuesit e lartë të të zëvendësohen me njerëz të besuar postet e drejtorëve të drejtorive që mbaheshin nga LSI-ja.
Pavarësisht se mbeten vetëm 2 muaj nga zgjedhjet, drejtoritë në varësi të Ministrisë së Jashtme, asaj të Shëndetësisë apo të Ekonomisë, por edhe drejtori të ministrive të tjera do t’u besohen njerëzve të PD-së dhe aleatëve të saj.
Sipas Shqiptarja.com, 50 për qind e vendeve vakante do t’u jepen militantëve të pakënaqur të PD-së, në mënyrë që të maksimalizohet vota blu në 23 qershor.
Ndërsa pjesa tjetër do t’u shpërndahet aleatëve të PD-së, sipas peshës që kanë në elektorat.
Ndërkohë, tërheqjen nga postet drejtuese në administratën shtetërore mësohet se e ka kërkuar edhe vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.
“Unë e njoh institucionin e dorëheqjes, pasi kam dhënë dorëheqje nga kryeministër, zv.kryeministër dhe ministër disa herë. Kështu që jepni dorëheqje, largohuni nga postet politike, mos u konfliktoni me drejtuesit e rinj. Jemi në opozitë”, mësohet të ketë thënë dje Meta gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të LSI-së.

Shikoini ne foto sa” bukur ” qe rrine si 2 pende qe , ku ja kane leruar mire token ketij populli. Eshte per t’u dhimbsur, kur degjon thirjet qe bejne 2 Pronaret e Shqiperise, njeri largon dhe tjetri i puneson militantet e tij. Punesohen pa asnje kriter dhe testim duke plotesuar vendet ne strukturat shteterore vetem me besniket qe jane me ngjyren blu e te aleateve te saj. Ky eshte shtet dhe per kete zeme vedin e Pare ne Evrope. Cfare ben Avokat Leshi i Popullit, apo eshte i zene me problemet e LGBT, po keshtu edhe BE, aty ku Ne kerkojme te anetarsohemi
Po si ka mundesi qe ky legen krenohet qe ka dhene doreheqje a nuk e kupton ky qe kur nuk je I zoti per at pune dhe jep doreheqje. Nuk e di se cfare do ti ofrosh ketij populli ti qe je dorhequr nga te gjithato poste dhe nuk ke te drejte ti kerkosh perseri se ti vete je tehequr se nuk ishe i zoti per to. Na u hiq nga syte mor legen shko ha njato miliarda qe ke vjedh se do na bash nje nder te madh