Bznesmeni Nuredin Suli mund të konsiderohet njeri me fat, pasi për herë të dytë i shpëton një atentati të organizuar ndaj tij.
Gjatë ditës së sotme, në automjetin e tij ishte vendosur një sasi eksplozivi por që nuk shpërtheu për arsye ende të panjohura.
Problemet e tij me ligjin dhe hasmëritë nuk janë të reja. Biznesmenit të hidrokarbureve, iu vra vëllai pak vite më parë, ndërsa do të deklaronte në vitin 2014 se në Shqipëria, drejtësia “blihet me euro dhe jo me para”.
Në atë kohë, Suli po ndiqte procesin gjyqësor për vrasjen e vëllait të tij, duke deklaruar se ishin paguar rreth 100 mijë euro për të çuar çështjen në favor të palës tjetër.
“U interesova personalisht për ecurinë e procesit në prokurorinë Fier në kohën që prokuror i çështjes ishte Bledar Bejko. Ky e mbajti çështjen për 6 muaj. Ai u transferua. Me ardhjen në krye të prokurorisë Fier të Ardjan Yllit ky institucion pati disa ndryshime.
Çështjen e vëllait tim e mori Artjan Bejo. Edhe pse kemi kërkuar takim me të nuk na ka dhënë asnjë informacion apo dokumentacion. Jam interesuar si në rrugë shtetërore zyrtare por edhe në rrugë private.
Një mik I përbashkët I imi dhe prokurorisë Fier pas interesimit që bëri për cështjne e tim vëllai më tha: ‘Nuredin. Çështja po rrokulliset në favor të palës tjetër. Ata kanë paguar 100 mijë euro’. Kjo deklaratë e “Mikut” më shokoi. Me vetë thashë, qenka e vërtetë që drejtësia u bleka , jo me lekë por me euro”, pat deklaruar ai për një portal lokal në Fier.
