Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane në zonën e Casertas, teksa po transportonte lëndë narkotike. Në pranga përfundoi Altin Markja, 32-vjeç.
Ai e kishte fshehur lëndën narkotike në pjesën e poshtme të sediljes në makinën e tij, teksa po ecte në sens të kundërt në rrugë.
Pas kontrollit policor rezultoi që poshtë sediljes së pasagjerit ai kishte fshehur lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Ndërkohë në banesën e tij policët gjetën edhe një shumë prej 5 mijë eurosh. Nga verifikimet policore rezultoi që Markja ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë në Itali. /Dita/
