Burri goditet me thikë teksa familjarët e shohin

Dita

Këto janë pamjet dramatike të skenës pasi një burrë u godit me thikë në kokë jashtë një restoranti të McDonalds, teksa fëmijët e tij panë gjithçka.

Viktima, që mendohet të jetë rreth 30 vjeç, është sulmuar në mënyrë brutale në rrugën plot me njerëz.

Dëshmitarët përshkruan ngjarjen dhe thanë se panë gjak kudo.

Klientët që ndodheshin aty nxituan për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurit, ndërkohë që thuhet  se kalimtarët ndaluan të dyshuarin të largohej.

Ai është arrestuar kur policia mbërriti në vendngjarje në Bromley, South London.

Gjendja e të plagosurit i cili u dërgua më pas në spital, nuk dihet ende.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *