Tirana pa Bakaj dhe Karan kundër Bylisit

redaktor

Tirana me mungesa në ndeshjen e radhës kundër Bylisit. Bardheblutë do të presin në “Selman Stërmasi” ballshiotët pa dy emra të rëndësishëm për formacionin e Dajës.

Bëhet fjalë për sulmuesin Elis Bakaj dhe mbrojtësin serb, Dejan Karan, të cilët nuk do të zbresin në fushë, pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve.

Bakaj dhe Karan u ndëshkuan me të verdhë në transfertën kurbinase kundër Laçit, ku Tirana fitoi me rezultatin 3-0.

Bakaj që është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës bardheblu në këtë sezon, realizoi golin e parë në fushën e Laçit, ndërsa Karan është një prej titullarëve fiks të mbrojtjes, me 17 ndeshje sezonale dhe dy gola të shënuar kundër Teutës dhe Tërbunit.

Të dy lojtarët pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e Korçës kundër Skënderbeut, e vlefshme për javën e 22-të Kategorisë Superiore.

Aktualisht, Tirana renditet në vendin e tretë të klasifikimit me 35 pikë, 2 më shumë se Teuta ndjekëse.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *