Bashkia e Burrelit ndërton një qendër për moshën e tretë

anazapta

Bashkia Burrel ka ndërtuar një qendër për të moshuarit. Me mbështetjen financiare të fondacionit SOROS, Kryqit të Kuq dhe Korpusit të Paqes, tashmë të moshuarit në Burrel do të kenë një vend ku të kalojnë kohën dhe të marrin disa lloj shërbimesh. Kryetarja e Bashkisë së Burrelit, Adelina Farrici, tha se përveç donacioneve të fondacioneve të mësipërme, një kontribut të rëndësishëm dhanë edhe  Ndërmarrja e Shërbimeve Bashkiake Burrel, specialistët e Bashkisë dhe Mat TV. Në këtë qendër të moshuarit do të kenë shërbim me kafe, çaj, shtypin e ditës, televizor, ndihmën e parë dhe lojëra të ndryshme. Ky është një ndër premtimet e mbajtura të kryebashkiakes së Burrelit, e cila drejton këtë qytet prej majit të vitit 2011. Për shkak të mungesës së mbështetjes financiare nga ana e qeverisë, Bashkia e Burrelit ka bashkëpunuar shpesh me fondacione të huaja e vendase duke realizuar premtimet e dhëna gjatë fushatës për zgjedhjet vendore dy vjet më parë.

Share This Article
3 Comments
  • Te lumte kinge !
    Beje zot qe te shtohen zonjat si ty !

    Pak shaka : mos harro dominote per pleqte. 😀

  • Zonja Farreci po ju them një BRAVO të madhe për mundimin që bëni për mbarvatjen e punëve në Burrel dhe të mësojnë të tjerët se me pak punë dhe shumë dëshirë bëhen të gjitha ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *