PËR PARTINË SOCIALISTE

redaktor
Kryeministri Edi Rama, duke dale nga selia e Partise Socialiste, pas nje takimi me deputete te PS te qarqeve, per perzgjedhjen e kandidateve per kryetare bashkish ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, after a meeting with lawmakers of Socialist Party, the selection of mayoral candidates in local elections in 21 June.

“Sido që partitë politike mund t’iu përgjigjen tash e par shqetësimeve popullore, ka të ngjarë që me kalimin e kohës të shndërrohen në motorë të fuqishëm me të cilët njerëz dinakë, ambiciozë dhe pa parime do të minojnë pushtetin e popullit dhe të fusin në dorë frenat e qeverisjes duke shkatërruar aty e mbrapa pikërisht atë makinë që i ka ngritur ata në pozita të pamerituara” Xhorxh Uashington

 

 

Si çdo parti tjetër politike shqiptare edhe Partia Socialiste është, në një farë mënyre e mase, pasqyrë e shoqërisë shqiptare, e kulturës së saj, e moralit dhe pjekurisë politike e shoqërore të popullit tonë. Në këtë kuptim, nuk mund të thuhet dhe as të mëtohet se kjo ose ajo parti përbëhet vetëm nga njerëz të mirë, të ditur e të vlefshëm dhe as e kundërta. Nga pikëpamja politike partitë dallohen, më së pari, nga programet e tyre, nga pikëpamjet dhe vlerësimet që kanë dhe shprehin për fenomenet shoqërore, nga mënyrat dhe mjetet e qeverisjes, si dhe nga fakti se cilat shtresa shoqërore mbrojnë dhe përkrahin.

Një nga kushtet themelore që një parti politike të jetë demokratike dhe të mëtojë të qeverisë vendin në mënyrë demokratike është edhe organizimi dhe funksionimi i saj i brendshëm bazuar në statute demokratike që, jo vetëm shkruhen si të tillë, por edhe zbatohen në gjithë piramidën partiake. Me gjithë të metat e vërejtura PS ka qenë shembull i një funksionimi të tillë në politikën shqiptare. Fakti që kanë kaluar rreth gjashtë vjet pa u bërë zgjedhjet për kryetar të partisë tregon për një hap mbrapa të saj.

Zgjedhjet për kryetarin e partisë duhej të ishin bërë në afatet e parashikuar në statut. Pretendimet dhe pretekstet se PS po zbaton rregullat e Partisë Laburiste britanike që thonë se kur kryetari i partisë është fitues i zgjedhjeve, ai thjesht konfirmohet në postin e drejtuesit partiak, tingëllojnë si dokrra dhe qëndrime aspak dinjitoze të drejtuesve të saj. Statuti i Partisë Laburiste mund të jetë shembull për t’u ndjekur në miratimin e statutit të PS të Shqipërisë por, derisa kjo normë nuk ndodhet e miratuar në këtë statut, statuti i laburistëve mbetet shembull teorik, por jo normë partiake dhe referimet ndaj tij janë thjesht shmangie nga normat demokratike të jetës së brendshme të PS, janë alibi për t’iu shmangur disiplinës që duhet të karakterizojë një parti serioze politike.

Në kongresin e ardhshëm të PS duhet të bëhet zgjedhja e kryetarit sipas normave ekzistuese të statutit. Nuk dyshoj se zgjedhja me votim të fshehtë do nxirrte kryetar z. Edi Rama. Jo pse Rama ka demonstruar ndonjë aftësi të dukshme në drejtimin e Partisë por, përderisa është fitues i dy palë zgjedhjeve politike, të përgjithshme dhe vendore, ai duhet votuar si drejtues i asaj partie.

Në qoftë se kongresi fillon me ndryshimin e statutit për të hequr mundësinë për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit mes disa kandidaturave, atëherë, kjo do të jetë një dredhi që i komprometon gjithë forumet drejtuese të kësaj partie. Por ndërkohë, konkurrimi për kryetar i bën të pashmangshme kritikat, që në stilin shqiptar do të ndërtohen si akuza për zyrtarë të lartë, ministra dhe vetë kryeministrin, gjë që në këtë fazë të qeverisjes do ta pengojë atë, veçanërisht në realizimin e reformave të nisura, të cilat janë jetike për vendosjen e shtetit të së drejtës. Pikërisht akuzat midis socialistëve dëshiron opozita jonë e çoroditur, prandaj ka nisur të vajtojë për shkeljen e statutit të PS nga vetë PS.

Nga këndvështrimi im, them se PS ndodhet para mëdyshjes, duhet të zbatojë statutin që kërkon zgjedhjen e kryetarit, apo të ndryshojë normën statusore, duke e kushtëzuar zgjedhjen e tij me fitimin e zgjedhjeve. E rëndësishme është norma statusore, por shumë e rëndësishme është edhe kryerja e reformave brenda këtij mandati qeverisës. E dyta nuk ka vetëm rëndësi morale, por edhe praktike. Sidoqoftë, përgjegjësia për të zgjedhur i takon PS.

Kundërshtimet dhe kritikat e z. Ben Blushi ndaj qeverisjes dhe funksionimit të partisë ku ai bën pjesë kanë evidentuar disa probleme lidhur me identitetin e PS. Pavarësisht sa i aftë do të ishte Blushi si drejtues apo disa teprimeve të tij, mendoj se shumica e vërejtjeve janë të drejta. Nëse të gjitha partitë politike e humbin identitetin e tyre dhe nuk mbetet thuajse asnjë ndryshim në programet dhe mënyrat e tyre të qeverisjes, atëherë kjo do të thotë se pluralizmi politik është shndërruar thjesht në një farsë, një lojë me maska, se populli po mashtrohet, tallet dhe poshtërohet duke e thirrur periodikisht në votime për të zgjedhur dikë prej të njëjtëve. Prej të njëjtëve do të thotë për të mos bërë zgjedhje alternativash, por vetëm zëvendësim të sivëllezërve në kolltukët shtetërorë.

Një parti politike e majtë nuk duhet kurrsesi që kur është në opozitë të vajtojë mjerimin dhe shfrytëzimin e shtresave të mesme dhe, veçanërisht, të varfra të popullsisë dhe kur vjen në pushtet t’i harrojë ato, nuk mundet që ditën të “përmallohet” për të papunët dhe natën të “flejë” në shtretërit e të pasurve. Nuk mundet dhe nuk duhet që 20 dollarë lëmoshë për të varfrit në fund të vitit t’i shesë si akt majtist dhe një grushti pasunarësh t’iu transferojë nga buxheti i shtetit dhjetëra miliona dollarë në formë tenderësh.

Nuk mund të jetë karakteristikë e partive të majta grumbullimi i parave nga taksimi i shumicës dhe transferimi i këtyre parave në portofolat e një grushti individësh, por e kundërta, grumbullimi i parave, kryesisht, nga taksimi i pasunarëve dhe shpërndarja e tyre në formë shërbimesh për të gjithë popullsinë, ku të përfitojë shumica në nevojë.

Nuk mund të jetë karakteristikë e një partie apo koalicioni të majtë dhënia me koncesion e shumicës së pasurive prodhuese apo shërbimeve nën mbulesën e partneritetit publik-privat. Koncesionet duhet të jenë përjashtime që vendosen në raste të skajshme kur shteti nuk ka asnjë mundësi menaxhimi dhe jo të jepen me koncesion shërbime qesharake, lehtësisht të menaxhueshëm dhe, çfarë është më e keqja, të jepen me afate për disa dhjetëvjeçarë. Partitë, qeveritë dhe kryeministrat janë të përkohshëm, por Shqipëria mbetet e përjetshme. Pasuritë e Shqipërisë janë pasuri të të gjithë popullit dhe grumbullimi i tyre në duart e një grushti individësh, më së shumti një grusht horrash, janë veprime të dëmshme, të rrezikshme dhe të papranueshme.

Partia Socialiste duhet të jetë shumë skrupuloze në trajtimin e çështjeve të pronës. Ajo është bashkëfajtore me PD-në në miratimin e Ligjit nr. 7501, i cili, mjerisht, nuk mund të zhbëhet më. Por është e gabuar dhe antidemokratike që tokave, që shteti shqiptar i shpronëson për arsye madhore, domethënë për nevoja publike, t’ua caktojë ai çmimin sipas dëshirës së tij, me pretekstin se ky ka qenë statusi i tokës dikur. Toka është mall dhe si i tillë vlerësohet me çmimin e tregut. Në botën perëndimore, një sipërfaqe pyjore apo kullosore, mbi të cilën shtrihet një plan i ri urbanistik, vlerësohet sipas çmimit të tregut për tokën truall ndërtimi dhe jo për pyjet apo kullotat, sepse fitimet që siguron financuesi i ndërtimeve janë dhjetëra herë më të mëdha se financimet në pyje apo kullota. Është më e ndershme, më e moralshme dhe më e pranueshme që t’i thuhet popullit se shteti shqiptar nuk i ka mundësitë për dëmshpërblime tani për tani sesa të ulësh çmimin me forcën e pushtetit për të lehtësuar dëmshpërblimet. Nuk mund të tolerohet që shteti të mbajë këtë qëndrim ndaj pronarëve ekzistues dhe, nga ana tjetër, me forma “moderne” të favorizojë pronarë të rinj që viti 1990 i ka gjetur edhe pa oborr.

Partia Socialiste dhe qeveria që ajo kryeson duhet të hedhin vështrimin edhe jashtë kryeqytetit dhe qendrave urbane, sepse detyrimet e saj shtrihen mbi të gjithë territorin dhe mbi të gjithë popullsinë. Të reduktosh numrin e shkollave fillore apo tetëvjeçare sepse nuk plotësohet numri i nxënësve, të mos kujdesesh për shërbimet mjekësore, sigurimin e energjisë elektrike apo rregullimin e rrugëve më të domosdoshme në zonat fshatare kjo do të thotë se je i majtë me fjalë, por jo me vepra. Duket qartë që disa ministra njohin vetëm zyrën e tyre dhe rrugën shtëpi-zyrë dhe nuk i lidh asgjë me nevojat e popullit. Zëvendësimi i tyre është detyrim imediat i z. Rama dhe PS duhet të bëjë presion që të jetësohen ndryshime përmirësuese në qeveri.

Në përfytyrimin tim si qytetar, shteti duhet të luaj rolin e prindit. Në ç’kuptim? Ashtu si prindi që krahas kërkesës ndaj fëmijëve për të qenë korrekt me normat morale të shoqërisë dhe ligjet e shtetit merr masa që t’iu krijojë atyre kushtet optimale të jetesës dhe bashkëjetesës, edhe shteti nuk duhet të përqendrohet vetëm në kërkesat për zbatimin e ligjeve që sigurojnë bashkëjetesën qytetare, por duhet të jetë shumë veprues dhe i kujdesshëm në mbikëqyrjen dhe përmirësimin e kushteve për shtetasit e vet, sidomos në krijimin e kushteve për punësim, shkollim dhe marrjen e shërbimeve më të nevojshme publike.

Partia Socialiste duhet të jetë e qartë dhe e prerë në qëndrimin ndaj së kaluarës, qoftë ajo nën regjimin e Hoxhës, qoftë për të kaluarën nën monarki, ashtu edhe për atë nën regjimin berishist. Forcat ekstremiste dhe me moral të kalbur politik të së djathtës janë përpjekur të mbajnë gjallë orkestrën që trumbeton fajet dhe krimet e periudhës 1944 – 1990 dhe të bëjnë çmos t’ia faturojnë ato forcave të sotme të majta. Ish-kryetari i PS, z. Fatos Nano iu pati kërkuar falje publike të përndjekurve të regjimit komunist në vitin 1991, megjithëse ai vetë nuk iu kishte ndonjë borxh. Partia Socialiste dhe çdo qytetar i ndershëm shqiptar duhet të mos pajtohet me fajet dhe krimet që janë kryer ndaj disa shtetasve shqiptarë para 1990. Por, çdo qytetar dinjitoz dhe cilado parti politike demokratike duhet të distancohen dhe të dënojnë të gjitha llojet e krimeve dhe padrejtësive, kurdo që janë kryer dhe nga kushdo që i ka kryer. Dënimi i krimeve në mënyrë të përveçuar përbën mbështetje për krimin dhe flet për moral të prishur. Periudha e fundit 26 vjeçare është karakterizuar nga propaganda marramendëse që synon të krijojë idenë e rreme se krimet shtetërore kanë ekzistuar në Shqipëri vetëm në periudhën 1944-1990 dhe se periudhat e tjera të bashkëjetesës shoqërore dhe politike të shqiptarëve kanë qene dhe janë të pastra, të moralshme, të vlefshme dhe që s’kanë të sharë. E vërteta nuk është kështu.

Partia Socialiste nuk duhet të bjerë në grackën e atyre që s’kanë lënë gjë pa bërë në të kaluarën e largët dhe as në atë të afërt. Kjo kategori, e kompleksuar nga veprimtaritë vetjake të kundërligjshme, apo nga veprimtaria e paraardhësve të tyre si bashkëpunëtorë të pushtuesve të vendit, përpiqen ta fshehin të kaluarën me etiketime fajësuese për të tjerët, duke kundërmuar atmosferën shoqërore me moralin e tyre të kalbur. Nuk duhet lejuar që e kaluara të mbajë edhe më tej peng të ardhmen.

Kanë kaluar shumë vjet nga rënia e regjimit komunist dhe shtresat e përndjekura duhet të marrin dëmshpërblimet për pasojat dhe të konkurrojnë në shoqëri si gjithë shtetasit e tjerë. Nuk mund të vazhdohet më me etiketime dhe fajësime kolektive. Kush ka ankesa duhet t’i drejtohet sistemit gjyqësor. Shoqërinë shqiptare vazhdojnë ta ndyjnë një grusht ish-të dënuarish ordinero-politikë të djeshëm dhe manipulatorët e tyre komunisto-antikomunistë të sotëm. Jo për shkaqe morale dhe as për parime a ideale demokratike, por për mllefe hajvanësh dhe interesa gangsterësh politikë. Shumica dërmuese e shqiptarëve, të përndjekur apo jo, kërkon paqe sociale, drejtësi shoqërore dhe përparimin ekonomik të vendit.

Partia Socialiste duhet të jetë shumë e kujdesshme në trajtimin e çështjeve politike të së kaluarës. Nuk duhet të pranojë si të përndjekur apo t’i quaj krime ndëshkimet e bashkëpunëtorëve të pushtuesve, spiunëve të të huajve, terroristëve e sabotuesve të ekonomisë shqiptare që, nën maskën e antikomunizmit dhe për motive dhe interesa vetjake, kanë kryer krime të ndëshkueshme në çdo vend dhe në çdo kohë. Ata individë që janë kacavjerrë në administratat politike të qeverisjeve të PS për interesa postesh dhe tenderësh dhe që shprehen se do ta kishin për nder po të kishin qene anëtarë të Regjencës gjatë luftës apo që të dënuarit si bashkëpunëtorë të pushtuesve i quajnë “viktima të komunizmit”, duhet të krijojnë një parti të tyren dhe të mos maskohen si të majtë. Një qeveri që s’do t’ia dijë për dhunimet dhe shkatërrimet e objekteve që përkujtojnë luftën për çlirim kombëtar dhe që akordon fonde për botime librash të turpshëm dhe antihistorikë që përpiqen të krijojnë iluzionin se lufta e popullit shqiptar gjatë 1939-1944 ka qenë luftë civile, ajo qeveri duhet ose të ndreqë marrëzitë e saj ose të largohet si shpërdoruese e besimit popullor. Afrimi nga Kryeministri i disa halabakëve politikë që e këshillojnë se ndërtimi i një bunkeri në mes të kryeqytetit është veprimi më i mençur për të kujtuar dhe simbolizuar të shkuarën është një gafë që prek ndërgjegjen shoqërore të shumicës së shqiptarëve dhe që, me siguri, do i kushtojë kryeqeveritarit.

Partia Socialiste ose është e majtë, ose duhet të ndërrojë emrin dhe programin e saj. Unë besoj se anëtarësia e kësaj Partie përbëhet në shumicë nga individë që kanë formim qartësisht socialist dhe nuk do të lejojnë që Partia e tyre të vetëshndërrohet në një tufë delesh që, në çdo rast, kur hyn njëra në ujë, të gjitha të tjerat i shkojnë pas duke rrezikuar mbytjen. Kritikat e bëra nga antarësia e saj ia rrisin vlerat por kur kritikët shkojnë përtej të vërtetave dhe e përjashtojnë veten krejtësisht nga përgjegjësitë atëhere lindin dyshime rreth ndërgjegjes dhe motiveve të kritikuesve. Drejtuesi i partisë është gjithmonë përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve por ai, kurrë, nuk është përgjegjësi i vetëm. Bie fjala, nuk mund të shkarkohet gjithë barra e përgjegjësisë tek kryetari i partisë pse një apo më shumë individë provincialë, të cilëve as familjet e tyre nuk ua njihnin të kaluarën, arritën të depërtojnë në parlamentin shqiptar. Kriteret e bërjes deputet duhet të rregullohen me ligj dhe duhet të jetë detyrë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të bëjë verifikimet përkatëse dhe të përcaktojë pajtueshmërinë e figurës së kandidatit me kërkesat e ligjit. Po të jetë për kritere morale, sot ndodhen në parlament individë që nuk qendrojnë aspak më lart se ata që u përjashtuan. Unë nuk besoj se krimet e ” jakave të bardha ” janë më pak të rrezikshëm se ato të dordolecëve ordinerë. Përkundrazi.

 

Viktor Malaj

 

 

Share This Article
31 Comments
    • Pluralizmi politik është shndërruar thjesht në një farsë, një lojë me maska, se populli po mashtrohet, tallet dhe poshtërohet duke e thirrur periodikisht në votime për të zgjedhur dikë prej të njëjtëve.

      Kjo thenie “lapidar”, dhe gjithe ky shkrim briliant, i duhet recituar perdite “Cunit te Surrelit”, ne menyre qe te bindet perfundimisht, se perrallat me socialiste dhe demokrate te shpifur nuk i ha me njeri.

      T’i lexohet qe te bindet, se rruga e ndjekur deri tashme nuk perputhet sa duhet me pritshmerine qe kane socialistet e vertete, prej nje lideri me formim bashkekohor dhe prirje per t’u udherrefyer sipas parimeve te mirefillta te nje demokracie moderne evropiane.

      T’i rilexohet qe te bindet, se zgjimi i shoqerise civile po shprehet gjithnje e me shume, ke pakenaqesite me menyren dhe stilin autokratik, me te cilin po vazhdon te drejtohet vendi.

      Ti kendohet si hymn qe te bindet, se burimi i pakenaqesise eshte vete realiteti i hidhur. Eshte papunesia tejmase e larte, eshte rritja e kostos se jeteses, eshte eksodi 2015, te cilin s’pati as kurajo ta zinte me goje, eshte rritja e taksave dhe mbyllja e bizneseve private, jane sasia e ulet e te ardhurave te depozituara ne arken e shtetit, eshte administrimi i dobet i parave qe burojne nga tatimet dhe vjelja e taksave, eshte regresi ne fushen e ekonomise. Eshte… eshte… eshte… s’ka fund! Jane te gjitha keto qe u permenden me lart dhe jo zerat e fuqishem mediatike. Jo zerat e gazetareve te mirenjohur, jo zerat e fitoreve dhe viktoreve, jo zerat e nenvleresuara te “anonimsave” te rrjeteve sociale, qe kane mbi dy vjet qe presim te reflektoje!

      Viktor! Ne kushtet reale, kur numri i njerezve dinake, ambicioze dhe pa parime fatkeqsisht sa vjen e shtohet, thenia e ish-presidentit amerikan, duket pak si e vjeteruar. Te kishim te benim vetem me njerezit dinake, ambicioze dhe pa parime, kokpagdhendurit e Ballkanit do thonin “hallal me kaq”! Por nuk eshte se kane te bejme vetem me te tille njerezish. Atyre u ka rene per risk te drejtohen nga vemje te kollarisura, qe ua kane zaptuar kolltuqet shteterore, pa deshmuar as edhe me te voglen merite personale po vlere morale. Si i behet hallit, kur mungesa e alternatives zgjedhese e detyron viktimen popull t’i pergjerohet krimineleve qe hedhin gurin e fshehin doren, qe hapin zjarr dhe fshehin pushken, qe japin urdhra dhe fshehin futyrat e trembura prapa perdheve te dritareve…” ?

      Komplimet edhe per redaktorin. Ilustrim mjaft domethenes fotoja qe i eshte bashkangjitur artikullit. Pamja e frikesuar! Shyqyr qe nuk eshte fshehur prapa perdhes se dritares dhe telefon…

    • E urrej Berishen,Meten,por jam i zhgenjyer plotesisht nga Edi Rama,ndonese jam antar i PS-se!
      Edhe Blushin nuk e kam mbeshtetur per shume gjera,por kete here i jap te drejte!
      Shkrimi i sotem i Viktor Malaj eshte teper dinjitoz,i sakte dhe me vlera per demokracine ne Shqiperi!
      Edhe me ata qe thone se nuk ka nevoje te behet zgjedhje e kryetarit meqenese PS-ja ka fituar dy zgjedhje rresht nuk jam dakort aspak!
      Perse eshte krijuar kjo situate?
      Fajtor kryesor bej Edi Ramen,qe e ka shkaterruar PS-ne moralisht,organizativisht dhe ka krijuar KULTIN E INDIVIDIT,njelloj BAJRAKTARIZMI si Berisha ne PD!
      PS-ja tani vlen vetem per te mashtruar elektoratin per t’i grabitur votat me premtime majtiste,por qe ne fakt eshte bere e kunderta!
      Pas zgjedhjeve vte 23 qershorit PS ka nje mazhorance te fuqishme ne Kuvend,por nuk e ka perdorur asnjehere per te korigjuar disa akte ligjore e nenligjore anti kushtetuese dhe anti humane!
      Se pari,ndryshimet qe beri ne Kushtetute bashke me Berishen brenda 24 oreve pa pyetur njeri,cuan ne deformime te rrezikeshme per demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi!
      Zgjedhja e Presidentit te Republikes me 50% + 1 vote,caktimi i prokuroreve,gjyqtareve etj me shumice te thjeshte,caktimi i kandidateve per deputete ne kompetence te kryetareve te partive etj ishin SKANDALOZE dhe ndonese Rama e pranoi fajin,ai,per DEMET E MEDHA qe i solli popullit,DUHET TE SHKARKOHEJ NGA TE GJITHA DETYRAT!
      Se dyti,ne kongresin e kaluar nuk u bene zgjedhje per kryetarin pa asnje shkak!
      Rama duhej te jepte doreheqjen,por nuk e dha!
      Per me teper ARROGANCA e tij e stimuluar me pushtetin qe ia dhame ne FUKARENJTE e PS-se ai po tenton te behet “MBRET” duke ndryshuar statutin!!
      Fakti qe te zgjedhurit ne Asamblene dhe kryesine e PS-se jane aty vetem se i vuri Rama,pa tjeter qe nuk mund te benin gje qe te kerkonin RIVOTIM per ate!
      Pra demokracia ne PS ka marre fund!
      Ne organizatat e PS-se nuk ka jete partie!
      Aty thirremi vetem formalisht sa per te votuar sipas porosive te qendres!
      Nuk ka me PARTI,qe te ngresh probleme dhe halle dhe qe te degjoje dikush!
      Pra kjo parti nuk eshte me per ne antaresine e thjeshte,por per VIP-at e saj,qe neser te ngrene doren PRO KRYETARIT!

    • E urrej Berishen,Meten,por jam i zhgenjyer plotesisht nga Edi Rama,ndonese jam antar i PS-se!
      Edhe Blushin nuk e kam mbeshtetur per shume gjera,por kete here i jap te drejte!
      Shkrimi i sotem i Viktor Malaj eshte teper dinjitoz,i sakte dhe me vlera per demokracine ne Shqiperi!
      Edhe me ata qe thone se nuk ka nevoje te behet zgjedhje e kryetarit meqenese PS-ja ka fituar dy zgjedhje rresht nuk jam dakort aspak!
      Perse eshte krijuar kjo situate?
      Fajtor kryesor bej Edi Ramen,qe e ka shkaterruar PS-ne moralisht,organizativisht dhe ka krijuar KULTIN E INDIVIDIT,njelloj BAJRAKTARIZMI si Berisha ne PD!
      PS-ja tani vlen vetem per te mashtruar elektoratin per t’i grabitur votat me premtime majtiste,por qe ne fakt eshte bere e kunderta!
      Pas zgjedhjeve vte 23 qershorit PS ka nje mazhorance te fuqishme ne Kuvend,por nuk e ka perdorur asnjehere per te korigjuar disa akte ligjore e nenligjore anti kushtetuese dhe anti humane!
      Se pari,ndryshimet qe beri ne Kushtetute bashke me Berishen brenda 24 oreve pa pyetur njeri,cuan ne deformime te rrezikeshme per demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi!
      Zgjedhja e Presidentit te Republikes me 50% + 1 vote,caktimi i prokuroreve,gjyqtareve etj me shumice te thjeshte,caktimi i kandidateve per deputete ne kompetence te kryetareve te partive etj ishin SKANDALOZE dhe ndonese Rama e pranoi fajin,ai,per DEMET E MEDHA qe i solli popullit,DUHET TE SHKARKOHEJ NGA TE GJITHA DETYRAT!
      Se dyti,ne kongresin e kaluar nuk u bene zgjedhje per kryetarin pa asnje shkak!
      Rama duhej te jepte doreheqjen,por nuk e dha!
      Per me teper ARROGANCA e tij e stimuluar me pushtetin qe ia dhame ne FUKARENJTE e PS-se ai po tenton te behet “MBRET” duke ndryshuar statutin!!
      Fakti qe te zgjedhurit ne Asamblene dhe kryesine e PS-se jane aty vetem se i vuri Rama,pa tjeter qe nuk mund te benin gje qe te kerkonin RIVOTIM per ate!
      Pra demokracia ne PS ka marre fund!
      Ne organizatat e PS-se nuk ka jete partie!
      Aty thirremi vetem formalisht sa per te votuar sipas porosive te qendres!
      Nuk ka me PARTI,qe te ngresh probleme dhe halle dhe qe te degjoje dikush!
      Pra kjo parti nuk eshte me per ne antaresine e thjeshte,por per VIP-at e saj,qe neser te ngrene doren PRO KRYETARIT!

  • Zoti Viktor,
    Pa asnje dyshim, teorikisht je i qarte K R I S T A L !…
    Kur e mbarova se lexuari, mendova se ish i nevojshem ky shkrim, ndaj te shpreh koplimentet e mija Ty Viktor, por dhe Gazetes qe te boton!
    Natyrisht, per çdo fenomen shoqeror, deri dhe organizimet shoqerore jane gjithenje te vlefshme kthjelltesia teorike dhe politike, per te organizuar ne baze te tyre, veprimtarine praktike!
    Por ne shqiptaret jemi pak te çuditshem….Me siguri qe do te thone edhe Ty Viktor, “epo çfare na the, ne i dime keto…!”
    Eshte vertet nje tregues kapadailleku e fodulleku!…
    Ndaj ketyre njerzve duhet thene:
    “I di, i di, por kur i dini, pse nuk i beni?…
    Nuk thote kot Filozofia Popullore:
    ME TË THËNË E ME TË BËRË, TË NDAN NJË LUMË I TËRË…!
    Dhe ne kete rast loz rol fuqia organizuese…
    Rama, kam pershtypjen se eshte nje Organizator shume i mirë dhe me koncepte te drejta shtetformuese, POR AI DUHET TA KORIGJOJE SHËNJESTREN !…
    Nuk ka arsye te krijoje pakenaqesi brenda Partise se vet dhe te menjanoje kolegjialitetin dhe marrjen e pergjegjesive te perbashketa…
    Viktor, i ke thene aq bukur gjerat…, sa me mirë prishet, si i thone Fjales!…

    • sa mire qe disa frymore i kuptojne te gjitha …o shoke ,amani mor shoke me spjegoni dhe mua ndonje gje
      po mua me coroditi partia , asgje nuk marr vesh
      “Në kongresin e ardhshëm të PS duhet të bëhet zgjedhja e kryetarit sipas normave ekzistuese të statutit. Nuk dyshoj se zgjedhja me votim të fshehtë do nxirrte kryetar z. Edi Rama. Jo pse Rama ka demonstruar ndonjë aftësi të dukshme në drejtimin e Partisë por, përderisa është fitues i dy palë zgjedhjeve politike, të përgjithshme dhe vendore, ai duhet votuar si drejtues i asaj partie.”
      ca dmth ky paragrafi me siper ?? dhe votim i fshehte dhe e dini rezultatin ??? uuuaaa
      dhe nuk ka dimostruar aftesi te dukshme dhe duhet te jete kryetar ??uuuaaaa
      aaaa paska fituar zgjedhjet ?? kur ?? as ato si paskam kuptuar ,une thashe se i fituan ngjalat ,se i fitoi Frroku ,Ndoku ,Doshi , …i paska fituar kryetari …asgje nuk kuptoj ,sa mbrapa qe ngela , po mire qe del Blushi dhe me tregon si i fituat …kane ngel ende njerez te mire
      se di pse duan ta rrahin te gjithe te shkretin Blush
      Bracja ,ai herkuli 50 cm i partise ngeli ne fb ,i duket mausi i pistolete , Majko tha qe brenda ,shume brenda Rames ka nje femije …thua ta kete se si kryeminister dhe dhender eshte ber qysh kur frekuentonte cerdhen Majkua ??? ah moj parti partia ime ,e bere kete pune lesh dhe ….

      Viktor po ti pse tjerr lesh kot e ze te statusi ,dhe vazhdon me te perndjekurit ?? Kush po e 10 partine tende nga te perndjekurit ?? Ke keni te perndjekur ne radhet tuaja juve ?? Bunkerin ?? e ate do jua djegim perseri ,perseri dhe perseri !
      ti merru me ato freshistet qe do i kesh sekrekare ne parti dhe ministre me vone …ato qe nuk dine ku flene ..ishte me Klosin ,u gdhi me Tahirin dhe u ul afer Erionkes ,
      me mire zgjidh nje ekuacion te Ainjshtanjit sesa rebusin ku flene e ku ngrihen ekselenca qe po antareson EDveri …si shoqja Lenka tamam
      “Po ti shoku fotograf ,pse nuk na nxjerre dhe ne ne foto komplet trupin ,si shoket e Birose ,apo se i kemi kembet me lesh “???
      mbylljen e ke ber amam si Nexhmija ….ne nuk dinim asgje ,pergjegjesi ka baza …po po e ka ber Mehmuti me koken e vet ……

      ngordhshi me gjithe parti e kryetar …ngelte vetem Nexhmija ,ajo te pakten te gajas …kalon dhe kohen Rudina se Hileziu ngeli ne fb …..

  • teorira o Viktor kurse problemet e akumuluara duan zgjidhje ne praktike, kot e paske harxhuar bojen per kete artikull.Po do te shkruash merri problemet me rradhe dhe thuaj c’ka bere Rama, mire a keq. Se keshtu njeriu coroditet keqas.

  • Ne pergjithesi ide te mira Z .Viktor mbi menyren se si duhet te funksionoje nje parti ,aq me teper e majte.Por mendoj se jo kudo keni te drejte. une ,te pakten ne nje aspekt qe une e kam pare realisht.Ju thoni se duhen shkarkuar administratoret qe po mbyllin disa shkolla me pak nxenes. dhe ketu jeni gabim.
    Une jam emigrant prej 5 vjetesh por jam dhe ekonomist. po te jap nje shembull:
    Para 5 vjetesh une kam punuar ne zonen e Devollit dhe me konkretisht edhe ne fshatin Rakicke qe eshte vendlindja e Z. Ridvan Bode. Atje ishte nje shkolle 8 vjecare e dikurshme qe kishte nevoje per rikonstruksion edhe mirembajtje.Besoj se me nderhyrjen e Zotit minister te financave u gjet nje fond dhe u harxhuan goxha para per rikonstruksionin e saj . U inagurua shkolla ne regull.por a e di ti sa nxenes mesonin ne te gjithe ate shkolle te madhe ?4 klasa fillore me 4 ose 6 nxenes.Nga Bilishti vinin cdo dite dy mesues ose tre. per arsye se ata udhetonin nga bilishti kishin rroga mbi 400 000 leke se kishin veshtiresi .kuptohet. keshtu shteti paguante rreth nje milion leke ne muaj pe mesuesit , pervec fondeve per mirmajtjen e shkolles bazen materiale dhe ngrohjen me dru zjarri.Duke i rene lapsit si nje ekonomist shtrohet pytja a ja vlen te behen gjithe keto shpenzime per vetem 12 nxenes. Ka dhe alternativa te tjera. shume mire komuna mund te paguante nje furgon per te mare dhe kthyer nxenesit dht cuarjen e tyre ne nje shkolle te populluar ne fshatin Tren ku eshte vetem disa kilometra larg dhe rruga eshte e asfaltuar,si dhe kualiteti i mesuesve dhe mesimdhenjes eshte me i mire.Te gjitha keto shpenzime i paguajme ne taxapaguesit shqiptare une dhe ti.Pse? Sepse nuk i bejme llogarite me laps . Besoj se te tilla raste ka me qindra ne Shqiperi sidomos tani qe popullsia ka levizur ne zona me te populluara.Eshte e padrejte ,eshte e pa mundur vella, te shpenzohen kaq shume edhe sikur shume te pasur te ishim,e jo me si jemi ne.
    Them se me te vertete Nikollaqi ka pasur te drejte kur tha:Jeta eshte arithmetike Olimbi!
    Cdo gje eshte biznes , cdo gje eshte ekonomi. Edhe ti qe shkruan shperblehesh me lek, edhe doktori qe studion aq shume dhe ka emrin doktor ne fund te fundit punon per lek. ne fund te fundit ben reklame per te fituar sa me shume lek, ben pazar.edhe ministri edhe te tjeret……. eshte thyer maja e lapsit ose e kemi thyer vete, prandaj jemi ketu ku jemi…edhe nese dikush mundohet ta mprehe del ndonje qe jep mendime nga kafenete e Tiranes sepse aq e njeh dhe ashtu mendon…..

    • Shume e drejte vrejtja jote @mark,
      Une kam 26 vjet ne nje demokraci te zhvilluar.Sa kam vene re,
      Ky vend qeveriset nga financat…
      Politikat e qeverise kane rendesi , por kur vjen puna tek zbatimi praktik, efektiviteti financiar , ne shumicen derrmuse te rasteve merr rendesi te dores se pare, per te gjetur zgjidhjet me optimale. E tille eshte vrejtja jote per shkollen e Rakickës!…
      POR SA RASTE TE TILLA KA NE SHQIPERI!…
      PARAJA PO GRUMBULLOHET ME SHPEJTESI TEK
      SUPERIPASURI!….
      Prandaj tek ai duhet drejtuar edhe vemendja SI E PERDOR KAPITALIN QE KA NE DISPOZICION…
      E investon ne menyre produktive ne Shqiperi?
      E bllokon si kapital?
      E investon apo depoziton jasht Shqiperise?…
      Sidomos tek kjo e fundit duhet me shume vemendje nga financieret shqiptare!…Kontrolli financiar!
      Dakord, qeveria shleu shume detyrime te Qeverise se Sali Rrumpalles….Por shteti duhet te kontrolloje a shkojne keto leke per investime ne Shqiperi, per hapje vende pune?…Per rritje prodhimi?…
      Edhe Gjermania, qe eshte Gjermani, para pak kohesh shpalli nje amnisti financiare, qe kapitalet e Supertepasurve ne parajsa financiare jasht vendit, te ktheheshin ne Gjermani, brenda nje afati…ndryshe shteti
      paralajmeronte se do niste kontrollin dhe zbulimin e tyre dhe ndaj shkelsve, masa gjobe!…
      Problemi eshte qe dhe Euro apo Dollari qe hyn nga emjgracioni, turizmi etj, te investohet dhe te mbetet ne Shqiperi….Shtet perendimore bejne shume kujdes per ketë, ne forma nga me te ndryshmet!…
      Pra nje qeverisje me nje kontroll te rrept financiar, por dhe adminjstrim te kapitaleve per qellime produktive eshte Alfa e Ekonomise…
      Natyrisht ekonomia eshte shume komplekse, shume me komplekse se sa e mendojne njerzit e thjesht, ndaj mendimi i financiereve dhe specialistve, per shpenzimet, eshte me rendesi te dores se parë…!

      • Pse mer ti Vjosa keni demokraci ju ne spitalin psikiatrik? Pastaj mer lali, 26 vjet paske ne ate Spital ti? Ti sikur dole nje here, tashti te futen prape brenda se fillove te thyesh poçat e rruges me llastik.

    • Shenim: qind per qind dakort me artikulin analizues e ar-
      gumentues te zotit Malaj. Ke zoteria qe tash eshte ne krye
      .te partise e pushtetit e ben si ajo barcoleta e dikurshme
      e Causheskut me shoferin e tij: Shoferi e pyet Causheskun
      kur po kalonte ne nje rruge qe ndahej dysh : majtas dhe
      djathtas. Nga te kaloj , i tha shoferi Causheskut ? Caushesku dhe urdher sinjalin jepe majtas por kalo ne te
      djathten . Edhe shiferi keshtu beri.
      Morali : Kryetari e kryeministri socialist jep sinjalin majtas
      dhe shoferit e vetes i thote kalojme djathtas….!!!!!!

  • saktea dhe shkurt.Eshte koha qe PS te reflektoje dhe mos mbahet me slloganin ne jemi me te mire se Saliu.
    Vetlevdatat dhe mbytja e zerit te kritikes po e largojne nga programi i saj.Tani per tani po rrenjoset mendimi themi partia dhe nenkuptojme Rama dhe themi Rama e nenkuptojme PS.Ps po merr formen dhe permbajtjen e Pd.

  • Artikull i mire dhe kuptimplote. Si duket edhe kesaj here me kete KM mendohet se ai ‘nuk di’ apo ‘do te beje reforma por te tjeret se lene’ tipike si Zogu, Hoxha, Nano, Berisha, etj. Se keto ‘udheheqsa’ gjithmone luftuan e punuan per popullin….por, ose ca ‘renegate’ si tipi Bushi, apo ‘konjuktura nderkombtare’ tipi USA etj., nuk I lane the qete. E keni gabim zoterinj! Keta njerez Jo vetem manipulojne dhe deri sakrifikojne me jeten e njerzve per pushtet dhe para, por as nuk ngopen…. Ata duan e duan serish, me shume, si hijena barkplasura. Nje fjale e urte anglosaksone thote: “Kur ve lepujt per te drejtuar luanet, katastrofa eshte e sigurte’.

  • Rama nuk ben fare si Kryeminister – kaq do mjaftonte. Blushi te pakten vetem per nje gje ka te drejte. Kur thote se PS e Rilindja jane krejt te ndryshme. E para ka njerez te sprovuar nder vite, kurse e dyta ka njerez te sjelle me katapulte nga Rama me prokurim te drejtperdrejt. Sa me shume te kacavirret Rama ne qeveri, aq me shume vdes PS si parti.

  • Respekt Z.Malaj. Si gjithmone shume i sakte per problemet qe trajton dhe rrugen per permiresimin e te metave. Midis te tjerave,mendoj se edhe stafi qe eshte ne ndihme te Kryeministrit nuk eshte ai qe duhet te ishte. Nga historia boterore e dejtimit te shteteve dihet rroli i tij ne ndihme te kryeministrit per te qene i sukseshem.

  • NJE LEKSION I SERVET KATOVICES!
    0r ti mik,pas 25 vjetesh te perdoresh dogmat ‘parti’,’demokraci”e majte apo e djathte ne nje vend pa shtet pa ekonomi e pa popull tregon qe ke probleme!
    PS-Parti Salisjane ka qene parti e ‘mengjer 25 vjet?
    PS-Parti salisjane eshte pjese kryesore e shkaterrimit 25 vjet?
    PS-Parti salisjane ka qene 25 vjet ‘kenete’ me te njejtet ‘bufa kenete’?
    Berisha,Nano,Blushi,Bode jane pergjegjes dhe te inkriminuar politikisht ne sperberjen 25 vjet te ketij vendi ku nuk eshte as lindur e as aplikuar as nje norme me elementare si ne perfaqesim ashtu edhe ne raportet ZGJEDHES TE ZGJEDHUR?!
    Sa i takon Rames asnjehere nuk ka qene i majte por kjo nuk do te thote qe BLUSHI ESHTE PO AQE I INKRIMINUAR SA BERISHA POLITIKISHT!
    Te gjithe mund te llomotisin per fjalen demoKroaci po por jo Blushat e Berishat qe nuk e kane moralin te moralizojne.Ky shkrim nuk tregon po perrallis me emera te perveçem si sot e 25 vjet me pare me te njejtet perdhunues te demokracise qe tani e duan te virgjer.

  • Te befsha mutin Shqiperi! Rama nuk zbaton statutin dhe i eshte vene prapa gjithe media, gjithe zagaret pertace llafazane shqiptare! Gjithe kriminelet! Une mendoj,qe prapa gjithe kesaj, qendron nje konspiracion Berishian mbeshtetur te pakten nga BE! Kukan e tregoi qarte,qe ata e kane falur Berishen dhe jane te korruptuar prej tij! Berisha ka rahur, ka mbajtur me c’do kusht postin e kryetarit te partise me thenien se: PD e kam formuar une ! Ose nenshtrohuni,ose do t’u rrah dhe terheq zvarre! Shikoni Gjinushin ! Po i bejne edhe atij puc berishian! Nuk them se ai,Gjinushi, duhet te qendroje, nuk eshte puna ime! Por shihet qarte qe Serbet dhe aleatet e tyre ,po bejne puc kunder Rames! Dhe tani problem per “jete dhe vdekje” eshte statuti i PS dhe jo reforma ne drejtesi apo dekriminalizimi apo 21 Janari! Zoti te ruajte Shqiperi, se sa per njerezit ta kane bere mutin! Neqoftese do te merreni me Ramen dhe haroni shtetin ligjor, Shqiperia do te reshqase si ne 1996-97-98! Dhe ka nje fajtor qe duhet larguar nje ore e me pare: Komunisti vrases Sala!

  • Zoti Viktor, ti si gazetar dhe gazeta Dita qe te paguan a mundet te keni kurajen dhe te dilni hapur.
    LSI eshte parti e majte? Apo nuk e konsideroni te tille.
    Nese e quani te majte keni ndonje verejtje, koment, analize per t’ia percjelle publikut per LSI?
    Apo mendoni se fajin e ka PS dhe LSI-ja eshte e majta vertete dhe shpresa per te ardhmen e Shqiperise?
    Ju kujtoj se nuk e keni bere asnjehere ndonje analize te.tille. Pak e cuditshme apo jo…….
    Edhe media ka nevoje per analize dhe integritet.

  • Me vjen keq z.Malaj, por shkrimi Juaj eshte shume empirik dhe nuk qendron asgjekundi. Me e majte se kjo PS aktuale nuk ka qene as partia bolshevike e Leninit.
    1. Tatimi per shtresen e varfer eshte zero, per shtresen e mesme eshte 23%
    2. Pronaret e vjeter deri tani kishin te pakten shprese se do te merrnin dicka, tani me futjen e ligjit per rivleresimin e tokave nuk kane asnje shans te rimbursohen. Do marrin nga 5 leke e do mbyllin gojen.
    3. Ne lidhje me demokracine ne parti, e majta gjithnje ka qene nen urdherat e njeshit dhe ai i ka vrare e copetuar kundershtaret alternative. Kujto ketu Stalinin, Enverin, Gaidarin, Causheskun etj.etj. Pra edhe ne kete pike tradita e majte vazhdon me se miri.
    4. Si gjithe te majtat ne pushtet edhe kjo e jona, varferon popullin dhe nderton Bllokun per vete. Vetem se keta tanet po e ndertojne Bllokun e tyre jashte shtetit.
    Si thua tani o z.Malaj, a te duket akoma jo e majte PS-ja?!

    • @UARDA,
      Interesant me ju te Salistanit,
      Nga te dhenat e institucioneve financiare boterore, ne Shqiperi Supertepasurit (dhe ketu jane llogaritur rreth 55 multimilionere, me mesatarisht 110 Milion Euro secili)
      zoterojne rreth 95 perqind te pasurise se shqiptareve, ndersa pjesa tjeter i marrin e nuk i marrin 5 Euro ne ditë!…
      Ku i ke keto politikat e majta, apo keshtu ua ka pjerdhur mendjen Saliu?!…

  • Nje mesazh modest per zotin Viktor !

    I nderuar keni bere nje artikull te pelqyer por vetem teorik dhe konstatues.E keqja eshte se ne kete gare kush te beje artikuj me te “forte” per kohen e vazhdone dhe te nderuarit Bedri Islami me Andrea Stefanin.

    Absolutisht nuk hyjne ne pune keto artikuj pervec nje marketingu te gazetes.

    E verteta eshte se:
    –Votimet e 23 qershorit 2013 & qershorit 2015 jane tradhetuar 101%
    –Krimet satanike te berishajve jane falur per here te trete
    –21 janari si k/krimi berishes-ka mundesi qe berihsa te vendose lule vitin tjeter
    –Donald Lu ne menyre te lexueshme do te veje Lul krimin k/m ne 2017

    Pra vetem per keto pika me lart pyes Viktorin:
    Kujt i duhet zhurma se do behet votimi kryetarit te nje parti e te vdekur ??

    Eshte e vdekur pasi shumica e cilesuar e DEPUTETEVE PS-ISTA NE MAJ 2013 DEKLARUAN:
    NQS SE NUK FUSIM BERISHEN NE BURG..LEME MANDATIN E DEPUTETIT
    KU JANE KETO MASHTRUES ZOTI VIKTOR..
    ++++++++++++++++++++++++++++
    pra 23 qershori kishte vetem neje aksiome:
    PRANGAT K/KRIMINELIT BERISHE & SONS…..NQS NUK U REALIZUA KJO NUK KA RENDESI KUSH ESHTE COBANI I DELEVE TE PS
    ++++++++++++++++++++++++++++
    SIDO QOFTE NJIHUNI ME NEKROLOGJINE E EDI RAMES……QE POPULLI I DHA VOTEN TE FUSE NE VARR BERISHEN..POR KY GAZEP KA RENE VETE BRENDA…..

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”

    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul

    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES

    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN

    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur

    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin

    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)

    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….

    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??

    Goditja e dhjete
    Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.Pa permendur ketu deshtimin e anglezeve tek doganat

    Goditja e njembedhjete
    Nderpritet se mjafton te kuptojme qe Edi Rama eshte nje “boksier” ne ringun e poliikes shqiptare qe i merren kembet…egzktesisht sic e duan ata qe prune Berishen me 2 prilli 1991
    ***********************
    Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 10 here nockdown ne ring.

    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.

    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
    -edi rama sot eshte kufome
    -shteti ka vdekur
    -rilindja lindi e vdekur
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES

    NDRYSHE ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRITUR LAPIDAR APO PER TA SHENJTERUAR SI PROFET….AI NGA 21 JANARI 2011 ESHTE PERENDIJA E SHQIPTAREVE..NUK E THEM UNE

    POR E THOTE GJAKU I 4 HERONJEVE QE U PERDHOS NGA KRIMBERISHA..NGA RAMA DHE NGA SHAKAXHIU DONALD LU BASHA

    TUNG !

  • shume sakte shkruan Viktori. te gjitha qendrojne nje me nje. ajo qe do shtoja une si thirrje per antaret kryesise te PS eshte qe te dalin hapur me kritikat e tyre dhe jo te rrine si te menderosur qe kane frike kryetarin se nuk i zgjedhe me deputet. boll me me kete lloj qendrimi. kush ka moral del hapur, ne te kundert puna ka marr fund dhe partia socialiste eshte nje partçke alla rama, thene ndryshe nje sekt.

  • o viktor

    nje artikull ke bere brilant

    ate qe demaskoje berishizmin para 3 vjetesh

    kurse sot te mungon nje artikull me Titull:

    “kur do clirohet shqiperia nga invazioni dipllomatik I huaj”

    prandaj mos beni keto artikoj si”” reportazh me litar ne gryke””””

    ose me shkurt mos vononi apo censuroni komentet

  • Shume e sakte z. V Malaj por zotesia e drejtimit te partise ndonjehere merret me ndryshimin e kushteve te pershtatshme per tu zgjiedhur.Laburizmi ne kete rast duhet te ishte ne statut dhe kongresi bene ndryshimin e rastit.Rivalet bejne lufte interesi kur ne kete rast automatikisht duhet te zgjidhet Rama.Ne lidhje me anen ekonomike duhet kontroll i forte ne shpezimet financiare ku planifikimi eshte ne çdo rast abuziv dhe interesante eshte kur financieret kundershtojne edhe ato qe vete i bejne e i dakordesojne.Ky eshte turp profesional dhe makabritet i ushtruar ne ekonomine e vendit.Ne kete rast e pershendes komentuesin z.N Vjosa per mendimin ekonomik te problemit .

  • Hajde llogje Kavaje, hajde. Duke filluar qe nga ky Torja qe ka shkruar artikullin deri tek komentatoret mendjepjerdhur te gazetes famemadhe DITA, qe shumica nuk kane buke te hane dhe harxhojne kohen duke broçkullitur. Po, po, e di, perfshire edhe mua, prandaj mos u lodhni te me thoni po une ku bej pjese.

    • @ Shahisti
      Ti ben pjese tek ata ,te fryrjes se bythes,me kete mbeturine te pederastise komuniste.
      Pa kete mbeturine nuk do te kishim kohe per te qeshur.
      Qe te kuptoshe mbeturinen sakte,,, eshte qendrimi larg
      saj, sa me shume. Sa me shume larg saj,aq me shume e dallon kete mbeturine qe qelb ambjentin.

  • PSE E BENI ENVERIN PERENDI

    Jam 100 % dakort me komentin tuaj.
    E keqja e PS eshte vetem Edi Rama , prandaj duhet larguar nje ore e me pare .

  • Z.Viktor,bene analize te drejt.Por nuk kerkon largimin e Rames nga drejtimi i partis,siç bejne disa SALIST,perfshi dhe te shtyrin prej tij-BLUSHIT.Qeverisja e vendit ka veshtiresi,sidomos ne kushtet si e la SALIMILLOSHEVICI.Zgjedhjet ne parti duhet te behen apo te beheshin,por kush ishte prioritet i PS:Qeverisja e nje vendi te bere cope-cope,apo zgjedhjet,qoft edhe te kryetarit te PS qe po e ha meraku Blushin,Saliun,Lulin e KO…! Kushdo mund ta hedh vallen ne kurriz te tjetrit dhe,te kritikoi,ashtu si PLESHTI,MUSHKONJA,ARRZA..!Dhe ne shqiptaret e kemi treguar ne shekuj se nuk na ka pelqyer asnje Kryeminister,Qeveri…dhe i kemi anatemuar e vrare ata..! Rama po ben reforma te domosdoshme per vendin dhe po sakrifikon pushtet,pra nuk kerkon kolltuk me çdo kusht.BLUSHI eshte nje karrierist i pashembullt mase i futur nga te tjere,ku asnje tjeter nuk do e kerkonte me çdo kusht drejtimin e PS.Kjo parti eshte vlere ne kete vend,ku ka pasur demokraci per te gjithe,por duke pare se çben PD e KO,edhe PS ka menduar qe te mos merret shume me vehten,por me qeverisjen e vendit.Dhe ja ka dal deri diku mire,pasi edhe ne nje familje me 5 vet vrehen gabime…! Rama eshte puntor,vizjonar,kerkues,me kulture pune e drejtimi..etj,ku duhet theksuar se po punon si ne RRETHIM..ku artaku i tij eshte teper i ekspozuar ne KORRUPSION dhe i eshte bere pengese sidomos ne reformen ne drejtesi..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *