Basha, drekë me Mustafajn dhe Biberajn

redaktor

Kryetari i PD Lulzim Basha është parë sot në shoqërinë dy ish-deputetëve të PD-së, Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Biberaj.

Të tre sëbashku kanë konsumuar drekën në nje nga restorantet e qendres se Tiranes ndërkohë që biseda dhe arsyet e këtij takimi nuk janë komentuar.

Besnik Mustafaj vijon interesin e tij për politikën nëpërmjet komenteve dhe intervistave në shtyp pa deklaruar ndonjë projekt konkret.

Ai kryesisht merret me letërsi duke botuar cdo vit nga një libër të ri që kur përfundoi mandatin e fundit si deputet në vitin 2009.

Ndërkohë Biberaj pas perfundimit te mandatit te deputetit te PD me 2009, ka qënë i aktivizuar në partinë e Bamir Topit që kur ai ende nuk kishte lëne postin e Presidentit të vendit.

Më pas u largua prej FRD dhe në zgjedhjet e kryetarit të PD në verën e vitit 2013 ai aplikoi për kandidat por dosja e tij nuk u pranua.

Share This Article
1 Comment
  • Kot e ke lulush,nuk të shpëtojnë dot as ata që përzë Saliu yt , çdo vit i largoni ,pastaj delni ti mblidhni,,jeni bërë kashtë e koqe si thotë një shprehje popullore.Me Sali qelbësirën e me ty eunukun tij ,kurrë nuk pritet parti demokratike.Po qenë budallenj ,sidomos Mustafaj ,le ta provojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *