Momenti kur eksplozivi shkëputet nga mjeti i biznesmenit

redaktor

Ky është momenti kur eksplozivi shkëputet nga pjesa e poshtme e makinës se biznesmenit te hidrokarbureve dhe qe fatmirësisht nuk shpërthen.

Ne pamjet ekskluzive të siguruara nga Vizion Plus nga kamerat e sigurisë, shihet qarte se Nuredin Suli i ka shpëtuar mrekullisht atentatit.

Sapo mjeti tip Benz ka filluar te lëvize për të dalë nga garazhi i qendrës tregtare 300 grame eksploziv C4 i lidhur me një celular, ra nga vendi, ku ishte vendosur prej autoreve.

Menjëherë sapo u konstatua pako me lenden shpërthyese, policia beri rrethimin e vendit te ngjarjes. Një ore nga mbërritja e telefonatës ne sallën operative te policisë së kryeqytetit, forcat xheniere realizuan shpërthimin e kontrolluar.

Pas marrjes në pyetje, biznesmeni i tha hetuesve se nuk ka asnjë konflikt, por dyshon se eksplozivi i është vendosur për motive hasmërie, duke e lidhur ngjarjen me vrasjen e vëllait të tij. Madje ai pohoi se porosia mund të jetë bërë nga burgu dhe për këtë e gjithë familja Suli ka kërkuar mbrojtje nga policia.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, policia shoqëroi disa persona, edhe pse hetuesit dyshojnë se eksplozivi mund të jetë vendosur në një tjetër vend dhe jo në garazhdin e qendrës./Vizion Plus

suli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *