Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Nuk e di dhe nuk jam i sigurt nëse Europa s’po përdor, sidomos fjalën “kompromis” për të vonuar aderimin shqiptar në të. Nuk dua ta besoj dhe uroj të mos jetë kështu. Megjithatë të vësh kusht që për një reformë thelbësore si ajo e drejtësisë duhet patjetër ky kompromisi i famshëm kur ka shumë pak gjasa të ndodhë seriozisht, më duket tepër i dyshimtë në ndershmëri.
84 votat e kanë kompromisin brenda. Nuk ka ligj në botë që t’i kënaqi të gjithë. Në rast se lidershipi ka vendosur që edhe për ca dekada të tjera t’i përdorë këto dy fjalë për të na çoroditur, po ja mbërrijnë qëllimit. E kuptojmë djallëzinë, po prapë çoroditemi duke shpresuar!
Them me keqardhje që jemi popull unik që besojmë në fjalë që na kanë zhgënjyer me vite. BE-ja e Venecia janë të respektuara. Po ne a e respektojmë vetveten? A jemi në atdheun tonë? Nuk e di, po dreqi ka bërë shumë punë. Por mendoj që jemi të pafuqishëm për të luftuar shpresën që nuk na lejon të vdesim. Le të presim e të shpresojmë. Profeti.
