Teksa po afron dita e Shën Valentinit, një burrë në Britani shkoi për të blerë një parfum dhuratë për gruan e tij. Gjërat nuk i shkuan edhe aq mirë…jo se pati ndonjë problem të madh. Thjesht, gruaja që shiste parfume e nuancoi seksualisht. 37-vjeçari, David Lee me sa duket besnik i bashkëshortes e rrëfeu historinë për “Daily Mail”.
Burri deklaroi se shitësja i kishte ndjekur të dy shokët nga pas duke i bërë të ndihen në siklet dhe të largohen nga dyqani, përveç fjalëve të papërshtatshme.
“Në fillim ajo po përpiqej të na bënte presion në blerjen e gjërave, duke na i vënë parfumet para hundës. Na pyeti se çfarë pune bëjmë dhe i thashë kam punuar në sektorin e shëndetit mendor. Ajo filloi të bëjë komente vërtetë të papërshtatshme mbi personat me probleme të shëndetit mendor.
Burri tha gjithashtu se edhe pjesa tjetër e stafit të dyqanit ishte ndjerë e “tronditur dhe neveritur” nga sjellja e gruas.
“Ne thjesht nuk dinim si ta trajtonim atë. Jemi ndjerë me të vërtetë, me të vërtetë shumë keq, por nuk e dinim se çfarë të bënim”, tha burri.
