Një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta.
I plagosur ka mbetur 56 vjeçari me iniciale S.A, banues në lagjen “Salo Halili”. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesën se të plagosurit në vendin e quajtur “Tophane”.
Shtetasi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën. Uniformat Blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, teksa po kryhen veprime hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /Dita/
