Qeveria ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës.
Rruga do të kalojë në 76 fshatra, dhe do të prekë rreth 50.000 banorë që banojnë aktualisht sot në këtë trevë.
Shuma që u miratua është 41 milionë dollarë dhe do të shkojë për fazën e parë të projektit: Vlorë – Kuç – Qeparo.
Faza e dytë do të jetë për aksin Peshkëpi – Selenicë, përfshi urën mbi Lumin e Vjosës që lidh Selenicën me aksin kombëtar rrugor Levan – Tepelenë.
Shpallja e tenderit pritet të bëhet brenda muajit mars dhe pritet që fundi i pranverës do të përkojë me fillimin e punimeve.


Ishalla realizoni kete project se lumi vlores e ka pritur me kohe pore arsyjet I dine drejtuset.Dhe mene funde kur rruget e veriut u mbaruan tani p.o. I ktheni syte nga lumi vlores.
Edhe une jam i kenaqur per ndertimin e rruges se lumit te Vlores,i lab i kesaj zone.