“Spiegel”: Ballkani mund të jetë objekt i sulmeve

Dita

Gazeta gjermane “Spiegel’, ka paralajmëruar rrezik shumë të madh nga luftëtarët e ISIS-it, që janë kthyer nga Siria në Ballkan.

‘Spiegel’ përshkruan rastin më të fundit që ka ndodhur në Kosovë, ku janë arrestuar katër persona të armatosur, afër manastirit të Deçanit. Njëri prej tyre, sipas gazetës ka qenë luftëtar në Siri.

“Nuk është hera e parë që Kosova arreston xhihadistë të armatosur. Në qershorin e shkuar, Policia e Kosovës kishte parandaluar një sulm helmues në liqenin që furnizon me ujë kryeqytetin kosovar, Prishtinën“, shkruan Spiegel.

Gazeta “Spigel” ka folur edhe për ekzistimin e kampeve trajnuese në Ballkan. “Kosova është vendi më i prekur nga ky fenomen në Ballkan. Nga 700 luftëtarë të ISIS-it që janë duke luftuar në Siri, gjysma e tyre thuhet të jenë nga Kosova. Autoritet kosovare llogarisin një numër prej 120 pjesëtarëve“, shkruan gazeta gjermane.

Por, edhe shtete tjera të Ballkanit, sipas Spiegel, nuk qëndrojnë fare mirë për sa i takon pjesëmarrësve të shtetasve të tyre në luftën në Siri.

‘Rreziku ekziston, sidomos nga luftëtarët që janë duke u kthyer nga Siria’, ka thënë analisti politik Naim Rashiti.

Edhe ekspertë të sigurisë në Evropë kanë paralajmëruar rrezikun e sulmeve të xhihadistëve në Evropën Jugore, sidomos në Ballkanin Perëndimor.

“Europol” ka përpiluar një analizë në janar për strategjinë e ISIS-it, ku flitet për kampe të trajnimit në Evropë dhe Ballkan. “Në programin e tyre janë trajnime të gjuajtjes, teknika të vrasjeve dhe rezistenca”, shkruan gazeta, duke iu referuar analizës së Europolit.

Spiegel shkruan se ISIS’i është i interesuar që shtetet e Ballkanit t’i shfrytëzojë si vende të trajnimit dhe vendtransite të shkuarjes së xhihadistëve në Siri.

Gazeta shkruan se izolimi i vendeve dhe ekonomia e dobët kanë rritur fundamentalizmin islam në këto shtete.

“Shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor janë duke injoruar problemin e armëve ilegale që janë në qarkullim”, ka shtuar Rashiti.

Share This Article
1 Comment
  • Po te ishte Enver Hoxha gjalle.Ne Shqiperi nuk do kalonte as miza e jo xhihadisti apo zhihadistet me hap rreshtor ne “frekuentim” te vendit.Lemerin njofton edhe Amerika per sulme xhihadistesh.Ja kjo asht cilesia e sistemit kapitalist bazuar ne pare ne lojen me hyrje dalje LEKUT.
    Tashti,ju urryesit e diktatorit gezoni lirin e dy gishtrinjeve te Berishes qe mbushi kriminelet me kallashnikov me shkermocjen e ushtrise ne vitin 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *