Të paktën për një gjë ai ka të drejtë. Kur Ben Blushi thotë se në këtë shoqëri askujt nuk mund t’i vijë asnjë gjë e keqe nga një politikan që shkruan libra, kjo është e vërtetë. Për t’i dhënë pak krahë fantazisë, ndoshta edhe Sali Berisha nëse do kishte një pasion të tillë, do ishte menduar dy herë para se të merrte disa vendime që ka marrë në karrierën e tij politike. Padyshim që pastaj, delli i shkrimtarit do t’i jepte edhe verbit të tij një tjetër ngjyrë dhe dynjaja nuk do bënte kaq gallatë me fjalitë e tij të çatrafiluara. Gallatë që gjithsesi nuk i afrohet aspak dozave të trishtimit që vitet e tij qeverisëse u kanë lënë si pasojë, shumicës së shqiptarëve.
Këto ditë deputeti Blushi është bërë (në fakt, ja arrin sa herë vendos të flasë dhe kjo është meritë) çështje kryesore në PS, për shkak se në prag të kongresit të partisë kërkon të bëhen zgjedhjet për kryetar që kanë munguar të bëhen më herët. Ka hedhur kandidaturën nëse këto zgjedhje mbahen, por nëse jo do të vazhdojë të mbetet në PS duke thënë të vetën, për ato gjëra që sheh se nuk shkojnë mirë në parti, por edhe në qeverisje. Ndërkaq, socialistët në qeverisje, janë si të thuash në një fazë “mesmandati”, po të huazonim një term nga zgjedhjet amerikane, dhe të mirat e të këqijat (të dytat më shumë) që arrijnë të dalin në pah gjatë 2 e kusur viteve në qeverisje, shërbejnë si material shtesë për atë që po përvijohet si fushata Blushi.
Kjo është herë e dytë që Ben Blushi “rebelohet” brenda PS-së, gjithnjë në kërkim të zbatimit të statutit, që herën e parë, në vitin 2009 pas zgjedhjeve parlamentare, kishte të bënte me detyrimin e dorëheqjes së kryetarit kur humbet zgjedhjet; ndërsa këtë herë me një pikë që kërkon zgjedhje periodike për kryetar në parti, afati për çka ka kaluar bajagi.
Vetë deputeti, për reagimin e tij të parë, bashkë me 3 kolegë deputetë që u quajtën Lëvizja për Mendimin Ndryshe (dhe që doli se edhe mes njëri-tjetrit mendonin ndryshe), ka deklaruar se u la në mes sepse nuk donte që të përçante partinë e vet në opozitë, kur përpara kishte beteja të egra politike. E pra, edhe atëherë kjo çështja e moszbatimit të statutit qëndronte, për hir të së vërtetës. Pavarësisht se kreu i PS-së dhe shumica e deputetëve hynë në një betejë të gjatë kundër vjedhjes, sipas tyre, të zgjedhjeve, për çka më vonë dolën edhe mjaft fakte por “sa para bënte”.
Këtë herë, tashmë me një parti të shndërruar në forcë kryesore qeverisëse, Blushi kërkon zgjedhje të brendshme. Po, e kërkon statuti i shkruar dhe firmosur bashkarisht nga PS, dhe kushdo i jep të drejtë atij, aq më shumë ai vetes, si njeri i të shkruarës. Përballë ka një kryetar partie që ka fituar besimin e elektoratit dy herë rresht, bashkë me aleatët, natyrisht, dhe që me njëqind të meta ose gabime, po kryen një mandat qeverisës që nuk ka të dytë në historinë e freskët politike.
Pse? Se i ka hyrë “detit me këmbë”, për të shndërruar në rutinë, në natyrë funksionimi, në zakonshmëri të shoqërisë shqiptare, disa bëma tonat (dmth shumëve prej nesh) që na dukej gomarllëku më i madh po t’i bënim. Për shembull, të paguanim dritat dhe ujin, të merrnim leje për të ndërtuar, të frenonim në semafor, të merrnim ose të lëshonim kupon tatimor për çdo mall të shitur/blerë. Mund edhe të dështojë, por do ishte dështimi i ynë, dhe jo i një individi, qoftë ky dhe Edi Rama. Nga ana tjetër, e kritikojnë (edhe kjo gazetë jo pak herë) për të tjera lëvizje; p.sh për teprimin e “koncesioneve”, për ashpërsinë ndonjëherë të pavend të masave që thamë më sipër, për ekonominë që për shumë arsye, është në ngërç dhe mjaft qytetarëve u ka sosur durimi e duan të largohen, për hashashin që andej e shfarosin e këtej del prapë, për heshtjen ndaj ndonjë ministri që mund t’i kishte lëshuar vendin ndonjë pasardhësi që do ta bënte më mirë atë punë etj.
Në këtë pikë, në këtë “moment qeveritar socialist”, duket se Blushi nuk ka ndonjë problem se mund ta dëmtojë qeverisjen e partisë së tij, siç kishte merakun e shprishjes së PS-së në opozitë. As ndonjë merak se, pavarësisht se “skenari grek” nuk dashka që nuk dashka të shtrohet këmbëkryq në Shqipëri, siç profetizoi shumë herë Berisha (po e the shumë herë, vetëm profeci që nuk është), një trazirë e brendshme në partinë kryesore qeverisëse do jepte ndikimin e vet edhe shumë më gjerë se tek një parti. Jo. Përkundrazi, kjo iniciativë e shpëtimit të demokracisë së brendshme në PS ka emocionuar edhe Berishën që i bën thirrje Ramës të lejojë garën. Gati-gati sa nuk i shpëton fjalia: “Unë PD-në e çova për skrap, të paktën të shpëtojmë PS-në”.
E në fakt, ajo që mund të quhet fushatë e Blushit, nuk po ecën keq. I artikuluar, i kërkuar nga ekranet, deputeti po vijon të kërkojë garën e brendshme në PS e paralelisht, të shpalosë difektet e qeverisjes. Mori dhe mbështetjen e deputetes së Shkodrës Mimoza Hafizi, numri një i listës së qarkut, që në fakt mbështetet fort nga numri dy i kësaj liste. Blushi nuk e thotë se po kërkon të bëhet kryeministër “nga televizori”, por nëse Rama pranon të garojë dhe humbet postin e kreut të PS-së, çfarë nuk bën vaki. Çfarë tregon kjo audiencë interesante?
Në realitet, më shumë se problemet brenda PS-së, tregon rrëgjimin e opozitës zyrtare. Tregon se në të vërtetë shqiptarët kanë nevojë për një opozitë alternative dhe jo këtë PD, dhe kësisoj, çdo figurë publike që artikulon diçka me kuptim, mirë apo keq, merr interesimin e këtij publiku.
Por ndërkaq, duhet të marrin përgjigje edhe disa pyetje: A do rrijë Blushi në PS nëse nuk e lejojnë të garojë me një kryeministër në mes të mandatit qeverisës? Ai ka thënë se do vazhdojë të japë kontributin e tij, se PS është partia e tij, se askush nuk ja ndalon dot fjalën. Dhe ashtu është. Madje do ishte gabim dhe mëkat të ishte ndryshe. Pra shpresat e cilitdo të pakënaqur se paskëtaj mund të krijohet një parti e re, le të fiken.
Ndërkaq, për më pak së një vit e gjysmë, ky vend kalon në zgjedhje parlamentare dhe Blushi e di që Rama ose humbet qeverinë dhe partinë, ose vazhdon. Atëherë pse kjo tendosje muskujsh që tani?
Është e qartë, për t’u profilizuar fort si kandidati në hije, për çdo rast. Edhe nëse bëhet kjo garë në të cilën i thuhet Ramës, “lëre për pak kohë qeverinë, hajde kandido në parti”, edhe nëse nuk bëhet, dhe Blushi, ashtu si herën e parë, edhe herën e dytë rri në parti për ta “shpëtuar atë nga brenda”. Në këtë rast të fundëm, mbase ish kolegët që tani kujtojnë në rubrikat dossier të shtypit, LMN-në e vitit 2009, mund të ngrenë pyetjen: Po me dy herë, a quhesh?

Dizinformacioni salisjano-biberian tragjedi 25 vjeçare
——————————–
Ne vend te komentit per kete mender ‘gazetar’ si pjese e ‘gazetarise’ biberiano-salisjane’ te ‘klubit te Selanikut’ ku bejne pjese ‘balli i kombit’ Arvi zinj,Fev zinj…do ti beja keto paralelizma te nderuares redaksi qe nuk po mer inisiativen ti ktheje pas 25 vjetesh informacioni ketij populli qe eshte si OKSIGJENI pa te cilin jeta nuk egziston:
Pas lufe ne shtetin italian qe ish pjese e boshtit famekeq Berlin -Tokjp-Rome minister i drejtesise ne qeverrine e pas luftes u vu as me pak e as me shume por Komunisti dhe anetar i internacionales se trete komuniste Palmiro Toliati! Ndersa mbesa e diktatorit e krye fashistit Musolinit ka qene ne tere legjislaturat e parlamentit italian ashtu si nje dite do jene edhe ‘supermbesa’ serbe e kryekrriminelit dhenderr serb qe librin ‘guida e letesise’ ja kane shkruar Stefanet duke ju jargavisur!
Pinoçeti edhe pse trajtohet si kryekrrimineli i pas luftes se dyte boterore e vrases i ‘demokracise’ me Alenden si mik i politikave shperberese amerikane jo vetem nuk u denua por jetoi pleqeri te mbare ndersa Enverit kanibalet e òvarrosen si te pa fe e pa din e iman se nuk donin Bushat,Berishat e Blushat qe ne kete vend te kish heronj,patriote deshmore e ne vendin e tij u VARROS rraca ‘hajdari’ si tere ‘hajdaret’ e kesaj politike antishqipetare!
Nuk ka asgje per tu habitur ne kete vend tashme pa shtet e qe ja ka marre ferra uraten qe ‘Stefanaqet’ perfshi edhe Pollot qe e QANE E,Hoxhen ,pastaj e VRANE TE VDEKUR 25 vjet pas ca kohesh ashtu si XHUDA Stefani do te thone ‘Ne e vrame ashtu si krishti me deshiren e tij per tja ndare shpirtin nga trupi qe te behej PERENDI’!?Perendi!Ku je?Migjeni
Redaksi nderroni urgjentisht ‘politikat’ editorialiste per ta kthyer informacionin ne sherbim te popiullit se po inkriminoheni per nje cope buke dhe te pakten kjo e perditeshme nuk e meriton tog fjaleshin ‘ne sherbim te krimit’! Stefanet tashme jane kadavera te informacionit ashtu si Berishat e Blushat kadavera politike njesoj te inkriminuar ne shperberjen e ketij vendi e arratisjen e ketij populli 25 vjet!
PAS 25 VJETESH……
E duam ish Shqiperine si e beri Enveri ine po pa shokun Enver se ai kur vjedh te ther!
E duam ish Shqiperine si e beri Enveri ine po me shoket Ramiz,Hysni Vito e SALIJA si na meson nene Sllobodanka Serbija dhe Ameriqija!