Prokuroria për Krime të Rënda dorëzoi dje para trupit gjykues konkluzionet e dosjes “Viluni” dhe dha pretencën me 76 vite burgim në total për 7 të pandehurit.
Bëhet fjalë për trafikimin me skaf në dy raste tentative nga bregdeti i Velipojë-Lezhës për në Itali i 870 kg droge hashash dhe marijuanë. Seancën e ardhshme, avokatët do të lexojnë konkluzionet e mbrojtjes, para se të jepet vendimi i gjykatës.
Të pandehurit kanë pranuar akuzat dhe gjykimi është i shkurtuar, nga do përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit, që zbret në 61 vite në total. Dënimet ishin nga 8-11 vite burg për secilin.
Sipas prokurorit, të pandehurit Mikel Hoxha, (Malo) Ervis Sulo (Qypi) dhe Leonidha Dhimojani, (Berti) janë banorë të qytetit të Vlorës dhe njihen me njëri-tjetrin edhe për shkak të aktivitetit të tyre në fushën e trafikimit të narkotikut. Në këtë aktivitet kanë bashkëpunuar edhe me të pandehurin Indrit Rraja, banor i Krujës.
Ky i fundit, përmes lidhjeve të tij shoqërore ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me të pandehurin Mirjan Vitaj, (Tani) nga Velipoja dhe me lidhjet e këtij të fundit, të pandehurit Kristian Çokaj e Alfred Syli, nga Shkodra.
Gjatë përgjimeve rezultoi se Mikel Hoxha (ndryshe Ermal Mehmeti), thirrur dhe me pseudonimin “MALO”, u shfaq si person që financonte blerjet e sasive të narkotikut dhe njëkohësisht organizonte trafikimin drejt Italisë me mjete lundruese.
Këtë aktivitet e forcoi më shumë pas vdekjes së mikut të tij, Altin Sulos, duke vijuar lidhjet me kushëririn e këtij të fundit, të pandehurin Ervis Sulo dhe Indrit Rrajën. Hoxha kishte edhe lidhje me organizata kriminale të trafikut në Itali, të cilat porosisnin ngarkesat. Italianët ishin pritësit e narkotikut atje.
Dënimet e kërkuara:
Mikel Hoxha, 10 vjet dhe 8 muaj burg
Leonidha Dhimojani, 10 vjet burgim
Indrit Rraja, 9 vjet e 4 muaj burgim
Evis Sulo, 9 vjet e 4 muaj burgim
Mirjan Vitaj, 8 vjet burgim
Kristjan Çokaj, 6 vjet e 8 muaj burg
Alfred Syli, 6 vjet e 8 muaj burg. /Dita/

Pika mu ne koke, debila the felliqur!
Denoni keta fakira qe nuk i kane sjelle shqiperise asnje dem.
Po fullhanin e bankes se shqiperise nuk e gjetet dote fajtor? Ai I shkaktoi shqiperise se vogel dhe tmerresisht te varfer disa miljona euro dem.
Drejtesi e aplikuar prej kafsheve shqipefolese.
Keta lerini te ikin dhe le ti denojne italianet po I kapen, ju shikoni na gjeni parate qe kane vjedhur bosat tuaj ne shqiperi, – para qe do paguajne niperit dhe sterniperit e mi ne emer te te cileveuqifshacukapragu!!!!!!!!!