Nga Ilir Hashorva
Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë autobiografinë përmes intervistash në televizor, në të cilat gazetarët bëjnë pyetje komode, që në shumicë i kanë përgatitur plotësisht apo pjesërisht vetë të intervistuarit në atë mënyrë që ta nxjerrin sa më të pastër dhe sa më të vlefshme veten e tyre. Kjo ndodhi këtë herë edhe me intervistën që Nexhmie Hoxha i dha Rudina Xhungës.
Duke lënë mënjanë llojet e pyetjeve shumë të rehatshme për Nexhmien si dhe formulimin e tyre gjuhësor të Rudina Xhunglës, të cilat, në përgjithësi, lënë shumë për të dëshiruar, po merremi vetëm me një pyetje, ndonëse pa rëndësi, por precize të gazetares dhe me përgjigjen koncize, por shumë të diskutueshme të të intervistuarës.
Pyet Rudina: Sa libra kishte biblioteka e Enver Hoxhës?
Përgjigjet Nexhmia: Kishte nja 45 mijë libra.
Një që ka blerë një bibliotekë dhe ka vendosur aty më shumë xhingla sesa libra, që e ka blerë bibliotekën më shumë për të treguar se edhe ai është njeri i librit, me siguri mbetet ngushtë kur dëgjon se Enveri kishte aq shumë libra.
Një tjetër që librin nuk e ka ndarë nga dora gjatë gjithë jetës, qoftë për profesion e qoftë për kulturë, i cili ka në bibliotekën e tij libra qoftë të vetat e qoftë të trashëguara nga prindërit, dhe kur sheh se, megjithatë, në bibliotekën e tij nuk ka më shumë se 400-500 libra, e sheh me dyshim përgjigjen e Nexhmies. Dhe vërtet ai numër i madh librash që Nexhmia pretendon se ka pasur biblioteka e Enver Hoxhës të habit dhe të bën të dyshosh.
1.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia e leximit të tyre?
Kuptohet, në bibliotekë Enveri nuk kishte libra përrallash a vjershash të tipit “Vrima”, por libra të një cilësie të lartë nga autorë seriozë. Të kesh 45 mijë libra dhe t’i lexosh ato, sepse Enveri besoj se nuk i mbante ato për zbukurim, do të duhet një kohë më e gjatë se vetë jeta. Në një libër me përmasa mesatare dhe me vështirësi mesatare përmbajtjeje, njeriu lexon jo më shumë se 15 faqe në orë dhe për të lexuar një libër mesatar prej 300 faqesh, i duhen rreth 20 orë.
Që të lexojë 45 mijë libra me nga 300 faqe secili, njeriut i duhen rreth 900 mijë orë. Duke marrë parasysh se një vit ka 8760 orë, për të lexuar librat e bibliotekës, Enverit do t’i duheshin 102 vjet, me kusht që as të mos hante, as të mos pinte, as të mos flinte, as të mos drejtonte punët e partisë, as të mos i shkruante letra shokëve për trajtimin e armiqve të popullit, as të mos i shkruante letra dashurie Nexhmies (pa le më të zhytej në veprime erotike), as të mos dilte për gjah, as të mos lexonte letrat e popullit, pra të mos bënte gjë, veç të lexonte.
Është e pamundur, ndonëse, duhet pranuar se midis librave ka edhe nga ata që nuk lexohen nga fillimi në fund si, për shembull, fjalorë, fjalorë enciklopedikë, apo enciklopedi.
2.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia për t’i vendosur ato?
Dyzet e pesë mijë librat, duke marrë parasysh se një libër mesatar ka një trashësi prej 2.5cm, për t’i vendosur njëri pas tjetrit, kërkojnë një vend me gjatësi prej 1125 metrash, pra mbi një kilometër.
Për të shfrytëzuar lartësinë dhe pakësuar gjatësinë e vendit, kur librat janë mesatarisht të larta rreth 25cm dhe vendosen njëri mbi tjetrin 10 libra, ashtu siç vendosen zakonisht librat në bibliotekë, do të zinin një vend me një gjatësi prej 112.5 metrash, domethënë më shumë se gjatësinë e një piste atletike vrapimi 100m.
Nuk besoj se vila e Enver Hoxhës me 2-3 kate të kishte vend për të vendosur kaq shumë libra, edhe sikur të mos kishte, as dhoma gjumi, as dhoma ngrënieje, as sallë të pritjes të popullit, të klasës punëtore, të veteranëve, të ushtarakëve etj, përveç dhomave të librave.
3.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia financiare për t’i blerë ato?
Besoj se në bibliotekën e Enverit, me përjashtime të rralla, kishte libra të huaj. Një libër mesatar jashtë kushton, po themi, rreth 10 dollarë. Dyzetepesë mijë librat e Enverit duhet të kenë kushtuar rreth 450 mijë dollarë. Nexhmia tha se Enveri e kishte rrogën 16000 lekë, që bëjnë, me kursin e atëhershëm të dollarit (që ishte 70 lekë për një dollar) rreth 250 dollarë në muaj, apo 3000 dollarë në vit.
Sikur Enveri ta kishte marrë atë pagë qëkurse kishte lindur e deri kur vdiq, pra për 77 vjet resht, do të bënte gjithsej 230 mijë dollarë dhe nuk do t’i dilnin kurrë ato pare për të blerë as gjysmën e librave edhe sikur të mos kishte shpenzuar asnjë kacidhe për gjë tjetër. Sigurisht në bibliotekën e Enverit kishte edhe shumë libra të falur, edhe libra të konfiskuara nga bibliotekat e intelektualëve të paraluftës të eliminuar prej tij, që Nexhmia nuk i përmendi, por ata nuk krijojnë ndonjë ndryshim të madh në fondet që duheshin për të blerë mijëra libra të tjerë.
Kështu, Nexhmia, për të mirën e saj, por edhe të Enverit, duhet ta modifikojë pak shumën që dha për numrin e librave të Enverit.

NA GAJASE FARE
mendje nrituri Harshove. Nga emri dukesh qe je maqedonas, e meqe per maqedonasit me kohe kam krijuar pershtypjen qe jane idiote, ja te ta tregoj pak me ndryshe kete historine e 45 mije librave te Enver Hoxhes.
E para, shpejtesia e leximit per nje person normal eshte mbi 30 faqe ne nje ore, per nje medioker si ti me duken shume 15 faqe ne ore.
E dyta, po te lexosh rrefimet e shume peronazheve te njohur te botes, politikane, publiciste, shkrimtare etj., te gjithe tregojne qe vetem nje pjese te vogel te bibliotekave personale kane arritur ta lexojne apo studjojne me perparesi.
Ndodh shpesh edhe per ne normalet (natyrisht jo per nje medioker si ti) qe te njejtit liber ti kthehemi per ta lexuar edhe per te dyten here, mbase pas shume vitesh.
E treta, librat Enver Hoxha nuk besoj ti kete blere, jane te gjithe ose dhurata nga autoret, ose te blere me para publike nga ambasadat tona ne vendet e huaja.
Une nuk di nese ekzistojne akoma ne vilen ku boani Enveri, etazheret ku mbaheshin gjithe keto libra, po do ishte edhe nje shuarje kurioziteti nese, gazetaret e DITA-s te benin nje vizite te shpejte dhe te verifikonin nje fakt te tille.
Xhaxhi Enver ishte injorant, i pashkolle.
Bravo XUME! Je 1! Je 1*0. Je vellai I vogel I Ilirit te Hoxhasve. Je vertet si kunati I Liljanes. T’u befte Nexhmija kurban.
Shume me vend verejtja jote @XUME,
Per nje Politikan me nje jetegjatesi politike aq te madhe dhe me nje pasion aq te madh per librin, nuk qendron fare kjo “pasaktesia” qe paska zbuluar ky Hashorva!!!…
E di ku eshte puna i nderuar @XUME? …disa nga keta artikullshkrusit tane jane vene ne gare, dje kush ti puthte me shume Menderen Enverit, sot kush ta shajë me shume…!
Njerez pa karakter!…
Nuk e di se c’moshe ka ky Hashurja dhe nga c’konstelacion vjen!?
O idiot Harashova a cfare quhesh te gjithe librat qe ke ne bibloteken tende i ke lexuar ti valle. Edhe ato te familje tuaj dhe te njerzeve te familje se zonja ne fjale si ka percaktuar se Enveri te tijat i kishe ne vete. Prandaj si thone kot o zot Ryanair nga idiote dhe sklleverit e lindur si puna jote qe vetem vrer dhe idiotizma nxjerin nga goja e truri i tyre.
O idiot Harashova a cfare quhesh te gjithe librat qe ke ne bibloteken tende i ke lexuar ti valle. Edhe ato te familje tuaj dhe te njerzeve te familje se zonja ne fjale si ka percaktuar se Enveri te tijat i kishe ne vete. Prandaj si thone kot o zot ruana nga idiote dhe sklleverit e lindur si puna jote qe vetem vrer dhe idiotizma nxjerin nga goja e truri i tyre.
Ky shkrim me duket nje tentative e kote, per te treguar pasaktesine e Nexhmijes, kur ju pergjigj gazetares ne lidhje me sasine e librave qe ka patur Enveri.
Komentuesit me larte e kane komentuar drejt, dhe kjo eshte nje çeshtje me te cilen autori nepermjet disa kalkulimeve te zakonshme arrin ne perfundime te cilat mund te jene edhe reale, por nuk jane thelbi i çeshtjes.
Nje njeri ne drejtim, ne vendimmarrje, ne zbatim, vleresohet nga vepra qe le mbrapa. Dhe besoj nuk ka njeri qe te mohoje ndryshimet e jashtezakonshme dhe historike qe pesoi Shqiperia gjate viteve qe drejtoi Enver Hoxha. Ketu duhet marre parasysh edhe periudha historike ne te cilat u zhvilluan ngjarjet e brendeshme dhe te jashtme te cilat lidhen me Shqiperine gjate kohes qe ai jetoi. A ka patur gabime ne vendimmarrje, dhe a mund te analizohet duke u thelluar per ngjarje dhe teza te ndryshme e te veçanta, patjeter qe po.
Por ketij zotit Ilir Hashorva i jap te drejte ne nje pike. Gazetarja eshte nje personazh i njohur dhe kohegjate ne disa televizione e organe te medias. Sa here qe e kam pare apo degjuar, si ne koment, ne ndertimin e pyetjeve, ne menyren se si i drejtohet kolegeve dhe te ftuareve, tregon qarte se nuk behet fjale vetem per gabime gramatikore siç thote Hashorva, por zonja nuk di veten, gjinine dhe rasen, gje qe tregon per nje edukate te reduktuar profesionale dhe mungese kulture, elemente qe rrjedhin nga nje formim i dobet i trasheguar.
Nderkohe intervista nuk mu duk nje interviste e jashtezakonshme, sepse intervista te kesaj natyre Nexhmije Hoxha ka dhene edhe here tjeter.
Hashova e zbuloj urrrraaaaaa.Turpe per Dita me kesi gazetaruca…
@ Xume Protopapa!
Te pergezoj per saktesine e spjegimeve ne komentin tend lidhur me kete shkrim te Ilir Hashorves. Dua te shtoj diçka ne saktesimin tend por te jap dhe ndonje arsye pse Iliri i harshovateve bene nepermjet ketij shkrimi alal donkishotian sipas konceptit kalorsiak te shekullit te XV “arsyeja e mosarsyes ma dobeson shume arsyen time…” e terci e verci. Une nuk mund te them se sa libra kishte Enveri ne biblioteken e tij, madje dhe Nexhmija, ne moshen qe eshte (ku jo vetem Iliri i harshovateve por dhe plot te tjere po te jene gjalle pa kurrfare dyshimi do kene pjerdhgur nga mendja dhe jo te jene te afte te japin pergjigje) kete numer e dha perafersisht. Tani, llogaritjet e harshovatit gjirokastrit te lagjes Palorto, te Enverit, i ngjajne llogarive te nastradinit jo ketij topefishkurit qe del ne kete gazete, por atij te perrallave, ndaj nuk do t’i merja ne konsiderate. Vetem se do t’i thoja se perveçse çka keni shkruar ju, Ilir Hashorva, duhet te mos tregohet me teper plak se Nexhmija, se ajo nuk tha se Enveri kishte lexuar 45mije libra por kishte ne biblioteke. Dhe ne biblioteke, nuk eshte e thene qe gjithe librat qe ke blere apo te jane dhuruar te arrish t’i lexosh. Nuk besoj qe harshoviti “i persekutuar” por i mireshkolluar, te mos e dije dhe nje fakt tjeter, se per njerez qe nuk jane te zakoshem, per me teper jane udheheqes, per librat qe nuk paraqesin interes, por jane pranuar si dhurate, nuk eshte e thene t’i lexoje rrjesht me rrjesht, madje mund t’i pergatitet dhe nje perbledhje e shkurter e subjektit, ose thjesht duke u mjaftuar me parathenien. Qe te mos abuzoje ndonjeri me kete qe thashe, po e theksoj per ato libra qe nuk paraqesin ndonje interes, qofshin artistike, politike apo shkencore.