Prej disa ditësh, në Tiranë zhvillohen protesta kundër ndërtimin të hidrocentraleve mbi lumin Vjosa. Ministria e Energjisë në një reagim këtë të enjte thekson se qeveria është e vendosur të mos lejojë ndërtimin e HEC-ve përgjatë rrjedhës kryesore të Vjosës.
“Siç edhe është deklaruar publikisht në disa raste të përsëritura nga Kryeministri Edi Rama, qeveria është e vendosur të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë rrjedhës kryesore të Vjosës nga Kalivaçi e sipër”, thuhet në njoftim.
Sipas Ministrisë, pjesa poshtë Kalivaçit do të shfrytëzohet në përputhje me objektivat e qeverisë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe reduktimin e nevojës për import të saj nga jashtë.
“Ky zhvillim do të jetë në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore dhe në harmoni me mjedisin. Rasti i referuar në media për HEC Poçem nuk ka lidhje me rrjedhën kryesore sipër Kalivaçit pasi ai pozicionohet poshtë kësaj zone”, thuhet më tej.
Gjithashtu, Ministria thekson se qeveria shqiptare zotëron një studim të vitit 2009 nga studio franceze Sogreah e cila analizon skemat e mundshme të shfrytëzimit të potencialit ujor të lumit Vjosa. Sipas këtij studimi, shfrytëzimi mund të realizohet përmes ndërtimit të disa veprave gjeneruese. /Dita/

E nderuar Redaksi e DITA-s,
Kam lexuar shume per Vjosen, per mbrojtjen dhe arsyet pse ambientalistet e kerkojne ta mbajne Vjosen ashtu sic eshte, Lumin e Virgjer, ne rrjedhen e vet prehistorike, te eci ashtu si iteket atij, te formoje here ishuj te vegjel dhe here plazhe te vogla rere, te ruaje Peshqit dhe Ngjalëne tij, te veçante ne gjithe Boten, te ruaje bimesine dhe Rrapin e vet po ashtu te rralle ne gjithe bimesinë e Planetit, te jete nje atraksion turistik, duke u shpallur se shpejti PARK KOMBETAR , I RUAJTUR SI VLERE NATYRORE E TRASHEGIMNISE BOTERORE,
Por dhe nje BURIM TE ARDHURASH PER GJITHE BANORET E PELLGUT TE VJOSES S O T….
DHE JO M O T…!
Po te krahasojme keto dy variante, Hidrocentralet dhe Parkun kombetar si trashegimni boterore, Hidrocentali çon Para per investitoret qe ashtu si Hidrocentralin qe u ndertua kohet e fundit ne Drin , nga austriaket, vlerat e te cilit do ti gezojne investuesit per 35 vjet, e pastaj, kur Hidrocentrali te behet per tu riparuar teresisht, te filloje te bjere Para per shqiptaret….!
Keshtu dhe Hidrocentrali Vjoses!!!!…
Kam lexuar nje nga shkencetaret me te degjuar gjermane , njekohesisht ambientalist, i cili keshillon, MOS BENI GABIMET QE BEME DHE NE ME TE TILLA HIDROCENTRALE,PER TE CILAT GABIME PO PAGUAJME DHE DO TE PAGUAJME SHUME TI KORIGJOJME…
– LËRENI VJOSEN BLAUEN HERZ EUROPAS (Zemren blu te Europes) të rrjedhe ne Udhen e saj te Virgjeris se perjetshme…!
Nuk po flase ketu per Ekosistemin !
Sivjet ne vere une organizova Rafting me Gomone, nga Memaliaj ne Poçem…Nje udhetim i mrekullueshem !
Dhe degjova se gjithnje e me shume turist Vjosa i terheq si Magnet!…
Vetem se duhen bere investime qe te permiresohet infrastruktura!…
LERENI VJOSEN TIME (DHE TUAJEN) NE UDHEN E SAJ NATYRORE, SE DO JA MESONI SHPEJT VLEREN…!
Jam plotesisht dakorte. Por kam dhe nji pyetje per keta qe e duan vjosen apo dhe Vloren (them vloren pasi jam vlonjat), çfare kane bere keta persona per ta ruajtur Vjosen,pergjigja eshte ZERO, ASGJË,e them me bindje pasi jo me large se Gushte 2015 kam kaluar ne pjesen me te madhe te zgjatjes apo shtrirjes se lumit,kudo mbeturina qe nga ato plastike,ushqimore,dheu,etj.,mbushur me mjete germuese dhe trasportuese qe prishin strukturen e shtratit dhe sjellin rrembimin nga uji te siperfaqeve te medha te tokes vetem se njerezit ne Shqiperi kujtohen kur u futet uji ne shtepi,mund te shtoj dhe shume te tjera,por po ndalem ketu. MEGJITHATE PRAPE THEM JO DHE VETEM JO NDERTIMIT TE HIDROCENTRALEVE MBI VJOSE.