Pse duhet të protestojnë ish-ushtarakët

redaktor

Në vitet zgjedhore 2013 dhe 2015 ushtarakët votuan masivisht pro koalicionit të majtë, duke besuar dhe shpresuar se do të fitonin të drejtat ligjore të premtuara. Është fakt që e majta shqiptare ka 25 vjet që ushtarakët dhe familjet e tyre i ka patur si hambar votash, por “i do dhe interesohet” për ta vetëm në ditët e votimit dhe më pas i harron. Të njëjtën linjë dhe qëndrim po mban edhe qeveria aktuale.

Këto nuk janë thjesht qëndrime individuale por e kanë burimin tek shumica aktuale e qeverisjes qëndrore (lokale) që megjithëse i kanë mundësitë dhe votat për të miratuar amendimet e Statusit tё Ushtarakut tё vitit 2004, deri tani nuk kanë bërë asgjë. Kërkesat tona si: pezullimi dhe shfuqizimi i Aktit Normativ Nr.5; falja e tё gjithё ushtarakёve qё janё shpallur debitorё, për faktin absurd se vetë shteti ka shkelur dhe nuk ka zbatuar ligjin dhe amendimi e miratimi i Statusit tё Ushtarakut tё vitit 2004, përputhen me premtimet dhe programin e qeverisë.

Nëse qeveria e kaluar ishte “armikja“ e jonë sepse ishte deklaruar qartë kundër ushtarakëve, kjo qeveri po tregohet hipokrite, sepse jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet e bëra, ajo nuk po zbaton as programin e saj qeverisës, në faqen 12 të të cilit theksohet: “Ne do të ripunojmë kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Në thelb të kësaj pune do të jetë përmirësimi i Statusit të Ushtarakut me synim, rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur dhe rritjen e besimit të tyre tek shteti. Rishikimi i kuadrit ligjor për përmirësimin e trajtimit financiar të ushtarakëve aktivë është një domosdoshmëri për mbajtjen dhe tërheqjen e burimeve njerëzore cilësore në Forcat e Armatosura për të ardhmen, por edhe për trajtimin dinjitoz të ushtarakeve në rezervë dhe lirim”.

Ne jemi të fyer dhe për faktin, sepse vёrejmё që qeveria punon me dy standarte dhe mban dy qёndrime ndaj shtetasve qё shёrbejnë apo kanë shërbyer nё sektorin e mbrojtjes e sigurisё tё vёndit. Policia e shtetit sot ka ligjin e ri, ka paga e pensione tё reja, u janё hapur dyert pёr punё nё atё institucion dhe shumë mire është bërë. Por habitemi. Pse ne ushtarakёt nuk kemi ligjin e premtuar? Pse për ushtarakët aktivë nuk ka rritje page? Pse ne nuk na jepet pensioni sipas Statusit të premtuar? Pse ne i kemi dyert e mbyllura pёr punёsim nё Ministri apo në Shtabin e Pёrgjithshёm?

Ёshtё normale qё qeveria tё ketë prioritete, por diferencimet, midis kuadrove të sigurisë dhe të mbrojtjes dhe veçanërisht mes pensionistёve qё kanë shërbyer në të njëtat kushte dhe janё nё kushte tё njёjta nevoje, janë të pa pranueshme.

Në këtë situatë absurde, ushtarakët janë gati të hidhen në dy aksione konkrete:

     Së pari. Do të shfrytëzojmë të drejtën që na jep neni 81, pika 1, e Kushtetutës ku theksohet se: “Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës”. Për këtë do të fillojmë menjëherë nga puna, do të përgatitim dokumentacionet e duhura dhe do të dorëzojmë në Kuvendin e Shqipërisë nismën ligjore të 20.000 ushtarakëve dhe pjestarëve të familjeve të tyre. Duhet theksuar se AKUSH-i i ka dërguar qeverisë aktuale një nismë për amendimin e Statusit të Ushtarakëve. Neni 81 i Kushtetutës nxjerr zbuluar dhe shumë deputetë që në takime individuale tregohen dashamirës me ne. Ata sëbashku apo dhe vetëm njëri po të kishin vullnet, mund të kishin paraqitur në parlament një nismë ligjore për ne ushtarakët. Ndaj ju bëjmë thirrje publike deputetëve që janë më të lidhur me ne ushtarakët, që kanë qënë ushtarakë,kanë drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, janë fëmijë ushtarakësh, janë bashkëshortë/e ushtarakësh etj,si: P.Majko; L.Rama; I.Meta; P.Luto; Xh. Qefalia; A. Çuko; V.Hysi; B.Gjylameti; P.Stërka etj.që të shfrytëzojnë të drejtën që ju jep Neni 81 i Kushtetutës dhe të dorëzojnë një nismë ligjore për amendimin e Statusit të Ushtarakut.

     Së dyti. Në Shqipëri protestojnë minatorët, të përndjekurit, tetrapelgjikët, madje dhe të verbrit, dhe nëpërmjet tyre kanë fituar disa të drejta. Atëhere pse ne ushtarakët duhet të vazhdojmë të tregojmë akoma urtёsi, maturi, mirёkuptim dhe durim?! Sot ka ardhur koha që të protestojmë pa u ndalur, para qeverisë dhe parlamentit, për familjet dhe fëmijët tanë.

Për këtë kërkohet që të jemi të bashkuar, të sinkronizuar deri në arritjen e të drejtave që na takojnë me ligj; të gjitha shoqatat dhe ushtarakët. Sigurisht që barra e borxheve që na ka e majta janë aq të rënda sa ne nuk kemi më fuqi të shkojmë as deri tek kutitë e votimit.

Shpresojmë që nën presionin pozitiv të protestave qeveria të na japë borxhet që na ka, të na kthejë besimin e humbur, të heqë dyllin nga veshët e saj, të freskojë kujtesën për premtimet që na ka dhënë, të rilexojë faqen 12 të programit të saj.

Share This Article
11 Comments
  • Te nderuar kolege,po ju jap mundesine te lexoni materialin e plote, ne kete dritare te komenteve.
    Me respekt
    Hysni Mullalli
    USHTARAKËT NË PRAG TË PROTESTAVE. JA SHKAQET.
    Hysni MULLALLI

    Në vitet zgjedhorë 2013 dhe 2015 ushtarakët votuan masivisht pro koalicionit të majtë, duke besuar dhe shpresuar se do të fitonin të drejtat ligjore të premtuara. Është fakt që e majta shqiptare ka 25 vjet që ushtarakët dhe familjet e tyre i ka patur si hambar votash, por “i do dhe interesohet” për ta vetëm në ditët e votimit dhe më pas i harron. Të njëjtën linjë dhe qëndrim po mban edhe qeveria aktuale.
    Pasi shpallen fitues të zgjedhjeve, qeveritarët, deputetët, bashkiakët, politikanët, këshilltarët, kordinatorët etj. transformohen tërësisht dhe ju ndodh një fenomen i çuditëshëm. Ata me mosmirënjohje na kthejnë shpinën, ju “humbet kujtesa mendore dhe vizuale” dhe si rrjedhojë prezantohen me dy fytyra: para zgjedhjeve na ndalonin në rrugë, tani po na panë nga larg ndërojnë rrugë; po u ndeshën me ne befasisht bëjnë sikur nuk na shikojnë; po ju folëm,na kërkojnë ndjesë që nuk na panë; para zgjedhjeve na takonin dhe dëgjonin me respekt në çdo kohë, tani kur ju kërkojmë takim nuk na presin fare ose na presin nga zori; kur ju mbushet mëndja që na presin nuk na thonë gjë sepse nuk kanë mbajtur asnjë premtim dhe nuk na kanë zgjidhur asnjë kërkesë; para zgjedhjeve i lexonin kërkesat institucionale dhe artikujt tanë, tani kanë harruar të lexojnë, nuk reagojnë, nuk kthejnë asnjë përgjigje, qoftë dhe negative etj.
    Këto nuk janë thjesht qëndrime individuale por e kanë burimin dhe frymëzimin tek shumica aktuale e qeverisjes qëndrore(lokale) që megjithëse i kanë mundësitë dhe votat për të miratuar amendimet e Statusit tё Ushtarakut tё vitit 2004, deri tani nuk kanë bërë asgjë për të futur në rrugën e zgjidhjes kërkesat tona, të cilat janë racionale, të drejta dhe ligjore. Kërkesat tona si: pezullimi dhe shfuqizimi i Aktit Normativ Nr.5; falja e tё gjithё ushtarakёve qё janё shpallur debitorё,për faktin absurd se vetë shteti ka shkelur dhe nuk ka zbatuar ligjin dhe amendimi e miratimi i Statusit tё Ushtarakut tё vitit 2004, përputhen me premtimet dhe programin e qeverisë.
    Nëse qeveria e kaluar ishte “armikja“ e jonë sepse ishte deklaruar qartë kundër ushtarakëve, kjo qeveri po tregohet hipokrite dhe mashtruese, sepse jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet e bëra si:zbatimin e vendimit Nr.33, datё 24.06.2010, tё Gjykatёs Kushtetuese, anullimin e Aktit Normativ Nr.5, datё 10.11.2010 dhe amendimin dhe zbatimin e Statusit të Ushtarakut tё vitit 2004(tё cilin do ta kalonte nё parlament, brёnda muajit mars tё vitit 2014), ajo nuk po zbaton as programin e saj qeverisës, në faqen 12 të të cilit theksohet: “Ne do të ripunojmë kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Në thelb të kësaj pune do të jetë përmirësimi i Statusit të Ushtarakut me synim, rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur dhe rritjen e besimit të tyre tek shteti. Rishikimi i kuadrit ligjor për përmirësimin e trajtimit financiar të ushtarakëve aktivë është një domosdoshmëri për mbajtjen dhe tërheqjen e burimeve njerëzore cilësore në Forcat e Armatosura për të ardhmen, por edhe për trajtimin dinjitoz të ushtarakeve në rezervë dhe lirim”.
    Qeveria jo vetëm nuk ka hedhur asnjë hap për mbajtjen e premtimeve dhe zbatimin e programit të saj, por me zell të madh po vijon të na ndëshkojë me “ligjet dhe aktet nënligjore” që na ndëshkonte Saliu, duke na thelluar më tej plagët e shkaktuara prej tij, duke vazhduar të “vjelë” debitë antiligjore dhe duke shtuar më tej sasinë e debitorëve. Ajo nuk po merr asnjë masë për të na i mjekuar plagët ashtu si na premtoi kur na morri votat në vitet 2013 dhe 2015.
    Ne jemi të fyer dhe për faktin, sepse vёrejmё që qeveria punon me dy standarte dhe mban dy qёndrime ndaj shtetasve qё shёrbejnë apo kanë shërbyer nё sektorin e mbrojtjes e sigurisё tё vёndit. Policia e shtetit sot ka ligjin e ri, ka paga e pensione tё reja, u janё hapur dyert pёr punё nё atё institucion dhe shumë mire është bërë. Por habitemi. Pse ne ushtarakёt nuk kemi ligjin e premtuar?Pse për ushtarakët aktivë nuk ka rritje page?Pse ne nuk na jepet pensioni sipas Statusit të premtuar? Pse ne i kemi dyert e mbyllyra pёr punёsim nё Ministri apo në Shtabin e Pёrgjithёshёm? Pse atje ka vënd vetëm për militantët partiakë që nuk kanë asnjë lidhje me ushtrinë apo për disa ushtarakë në rezervë ”të zellshëm” e tё pёrjetёshёm, që janë bërë si ata monumentet e kulturёs qё mbrohen nga shteti, vetëm sepse dinë të servilosen, të ndrojnё ngjyrat e kollareve dhe dosjeve të tyre të punës, për t’u pëlqyer titullarëve të radhës?
    Ёshtё normale qё qeveria tё ketë prioritete, por diferencimet, midis kuadrove të sigurisë dhe të mbrojtjes dhe veçanërisht midis shtresave jo aktive tё popullsisё, sidomos mes pensionistёve qё kanë shërbyer në të njëtat kushte dhe janё nё kushte tё njёjta nevoje, janë të pa pranueshme.
    Në këtë situatë absurde kur qeveria aktuale nuk po na jep asnjë shënjë apo shpresë për zgjidhjen e problemeve tona, ushtarakët janë gati të hidhen në dy aksione konkrete:
    Së pari. Do të shfrytëzojmë të drejtën që na jep neni 81, pika 1, e Kushtetutës ku theksohet se: “ Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës”. Për këtë do të fillojmë menjëherë nga puna, do të përgatitim dokumentacionet e duhura dhe do të dorëzojmë në Kuvendin e Shqipërisë nismën ligjore të 20.000 ushtarakëve dhe pjestarëve të familjeve të tyre. Duhet theksuar se AKUSH-i i ka dërguar qeverisë aktuale një nismë për amendimin e Statusit të Ushtarakëve. Për kujtesë ajo shkresë ka Nr.145 datë 30.07.2014, ndodhet në sirtarët e Ministrisë të Mbrojtjes dhe për fat të keq ajo është bllokuar arbitrarisht dhe ne nuk dimë asnjë shkak apo arsye. Neni 81 i Kushtetutës nxjerr zbuluar dhe shumë deputetë që në takime individuale tregohen dashamirës me ne, na japin të drejtë dhe për mos zgjidhjen e problemeve tona ja faturojnë përgjegjësinë qeverisë. Ata sëbashku apo dhe vetëm njëri prej tyre po të kishin vullnet, mund të kishin paraqitur në parlament një nismë ligjore për ne ushtarakët. Populli thotë: “Më mirë vonë se kurrë.” Ndaj ju bëjmë thirrje publike deputetëve që janë më të lidhur me ne ushtarakët, që kanë qënë ushtarakë,kanë drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, janë fëmijë ushtarakësh, janë bashkëshortë/e ushtarakësh etj,si: P.Majko; L.Rama; I.Meta; P.Luto; Xh. Qefalia; A. Çuko; V.Hysi; B.Gjylameti; P.Stërka etj.që të shfrytëzojnë të drejtën që ju jep Neni 81 i Kushtetutës dhe të dorëzojnë një nismë ligjore për amendimin e Statusit të Ushtarakut,të cilën ne e kemi gati dhe ja u vemë në dispozicion kur të duan ata.
    Së dyti. Në Shqipëri protestojnë minatorët, të përndjekurit, tetrapelgjikët, madje dhe të verbrit, dhe nëpërmjet tyre kanë fituar disa të drejta. Atëhere pse ne ushtarakët duhet të vazhdojmë të tregojmë akoma urtёsi, maturi, mirёkuptim dhe durim ndaj kësaj qeverie që nuk na dëgjon dhe ndoshta këto qëndrime na i merr për dobësi?! Pse ne duhet të vazhdojmë të besojmë, të shpresojmë dhe të ëndërrojmë me sy hapur që qeveria do të na i dhurojë të drejtat tona?!
    Në kushtet e shurdhërisë, memecërisё dhe pa ndjeshmёrisë të kësaj qeverie ndaj halleve tona, protestat e fuqishme, masive dhe të pandalëshme janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e kërkesave tona. Sa ishim në detyrë, me urdhër të këtyre pushtetarëve, kemi qëndruar me ditë, javë dhe muaj në krye të detyrave, në misione, reparte, vëndkomanda,gatishmëri apo parada, duke i privuar fëmijët tanë nga përkujdesja prindërore. Sot ka ardhur koha që të protestojmë pa u ndalur, para qeverisë dhe parlamentit, për familjet dhe fëmijët tanë, për t’u siguruar fëmijëve suportin e nevojëshëm finaciar, për t’i ushqyer më mirë, për t’i veshur si shokët, për t’u mundësuar vazhdimin e shkollës, për t’u dhënë një dorë derisa të dalin në jetë dhe të mos kthehemi në shtëpiat tona deri në miratimin e nismës ligjore dhe zgjidhjen përfundimtare të të drejtave tona.
    Për të realizuar me sukses këto dy aksione të rëndësishme kërkohet që: në planin e brëndëshëm të jemi të bashkuar, të sinkronizuar dhe të vendosur deri në arritjen e të drejtave që na takojnë me ligj; të gjitha shoqatat dhe ushtarakët duhet të sfidojmë veveten dhe të marrim në dorë fatin dhe të luftojmë për të drejtat tona; të mos qahemi dhe ankohemi nga shtëpia apo nga tavolinat shoqërore; të bëhemi pjesë aktive e shoqatës, pjesë e vendimmarrjes dhe pjesë e zgjidhjes, sepse vetëm në këtë mënyrë shoqata jonë do të forcohet, ridimensionohet, riorganizohet, ribashkohet dhe do të shndërohet në një faktor imponues nëpërmjet protestave të fuqishme deri në zgjidhjen përfundimtare të kërkesave dhe të drejtat tona ligjore.
    Vetëm nëpërmjet kombinimit të nismës ligjore me protestat ne do të fitojmë dhe sfidën me këtë qeveri që nuk ka treguar vullnet politik për zgjidhjen e të drejtave tona; që nuk ka mbajtur asnjë premtim; që merr kërkesat dhe mesazhet tona institucionalisht apo nga media, por nuk na përgjigjet,na injoron me heshtjen dhe mos veprimin e saj; që nuk kundërshton dhe nuk ka bërë asnjë prononcim publik se kur do të merret me problemet dhe hallet tona; që ndoshta po pret si zakonisht zgjedhjet e reja, për të na përdorur përsëri si mbushës të kutive të votimit etj. Sigurisht që kësaj here të majtët presin dhe shpresojnë kot, sepse barra e borxheve që na ka e majta janë aq të rënda sa ne nuk kemi më fuqi të shkojmë as deri tek kutitë e votimit.
    Shpresojmë që nën presionin pozitiv të protestave qeveria të na japë borxhet që na ka, të na kthejë besimin e humbur, të heqë dyllin nga veshët e saj, të freskojë kujtesën për premtimet që na ka dhënë, të rilexojë faqen 12 të programit të saj, të dëgjojë zërin e ushtarakëve që nuk kërkojnë mëshirë por atë që ju takon me ligj dhe të fillojë nga puna për të rregulluar kuadratin ligjor të ushtarakëve që është bërë çorap, që nuk ngjet me asnjë kuadrat ligjor të lindjes apo të perëndimit, sepse Statusin e Ushtarakut që është sipas standarteve të Nato-s e kanë deformuar dhe shkelur me ndërhyrjet e njëpasnjëshme që i kanë bërë ndër vite.
    Shumica e sotme qeverisëse duhet t’a kuptojë se është ajo shkaktarja që me mungesën e vullnetit politik, me mospërfilljen dhe neglizhencën e saj të tejskajëshme, na e sosi durimin dhe na hodhi vetë në rrugën e protestave. Ajo që prej gati 3 vjetësh nuk na ka dhënë asnjë zgjidhje dhe mundësi tjetër. Sot të vetmin mjet që kemi në dorë është protesta masive, para institucioneve shtetёrore. Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë ushtarakëve(drejtuesve, të zgjedhurve, anëtarësisë dhe të pa angazhuarëve në shoqata), që të ngrihemi në këmbë dhe të protestojmë pa u ndalur para qeverisë dhe parlamentit, derisa qeveria të reagojë, të diskutojë dhe miratojë amendimet për riformatimin e Statusit të Ushtarakut për t’a risjellë atë në parametrat e standarteve të NATO-s.
    @@@@@

  • Te nderuar kolege,dhe lexues, po ju jap mundesine te lexoni materialin e plote, ne kete dritare te komenteve.

    • Ne radhe te pare ne na kane TRADHETUAR te gjithe SHOQATAT E USHTARAKEVE NE REZERVE duke te perfshire edhe ty,zoti Hysni!
      Asgje nuk keni bere e as do nbeni per ne,prandaj e keni kot qe kujtoni se PS-ja apo LSI-ja jane parti te majta dhe do bejne gje per ne!
      KURRE!
      Te gjitha partite ne Shqiperi na konsiderojne ARMIQ te tyre!
      Ndersa PS-LASI jane treguar MASHTRUESE,MOSMIREWNJOHESE DHE KRIMINALE!
      Na kane marre votat dhe tani as qe kujtohen per ne!
      Cfardo qe te bejme ne ASGJE nuk ka per te ndodhur!
      Edi Rama eshte i pari ARMIK i yne njelloj si Berisha!
      Prandaj e vetmja arme qe na ka mbetur ne dore eshte:
      -T’i konsiderojme PS-LASI si armiket tona dhe ne zgjedhje te mos u japim asnje vote ne,familjet dhe te afermit tanne!
      Ne fushaten e ardheshme elektorale te propagandojme me force FYTYREN MASHTRUESE TE KETYRE PARTIVE,qe te bashkojme rreth vetes sa me shume kundershtare nkunder tyre!
      Edi Rama e ka merakun qe t’u jape MILIARDA leke ish burgaxhinjve e jo neve!
      Harrojeni SE DO NDREQE NJERI TE DREJTAT TONA!
      JETOJME NE FASHIZEM dhe Edi Rama dhe Ilir Meta bejne politike FASHISTE!!

  • Shume i drejte shkrimi, ju pershendes.
    Do t’i shtonja edhe faktin e ligjit te ri te pensioneve, qe per ushtaraket ka nje diference te papranueshme, fakti qe nese dke dale ne pension ne dhjetor ose me sakte ose dhe me 31 dhjetor 2014, merr nje pension afersisht 380.000 leke te vjetra, sebashku me suplementarin dhe nese ke dale me 1 janar 2015 merr nje pension prej 510.000 lekesh te vjetra. Mendoj qe ligji i ri duhet te perfshinte edhe ata qe kane dale me perpara ne pension, jo me fuqi paravepruese, por duke filluar llogaritja nga 1 janari 2015. Eshte nje e drejte qe u takon.

    • E kujt i thua mor i dashuri Hysni ? Mosmirenjohesve klasike ? Mos e harxho frymen dhe bojen kot.Shpetimi nuk eshte te deputetet me origjine ushtarake apo te ata e ato qe kane pasur baballaret me uniforme? Shpetimi eshte vetem ne duart dhe ne reagimin tone te forte .Bijte dhe bijat e ushtarakeve ne te gjitha keto vite kane vertetuar se jane specia me antiushtarake qe ekziston . Me pelqen te heq nje paralele me ate qe thoshte Haveli “komunistet me te zinj jane komunistet antikomuniste”c’ka ne rastin tone eshte konfirmuar njemijeperqind se “bijte me te zinj jane bijte e ushtarakeve antiushtarake”.Keta birbot shkeputjen nga e kaluara e kane kuptuar si shkeputje nga baballaret e tyre dhe ky eshte nje sindrom i pakorigjueshem dhe i pashprese per ne.Ne duhet ta shohim te keqen brenda vehtes ne radhe te pare. Ne nuk kemi mundur te behemi ne nje mendje dhe kjo eshte semundja me e madhe nga e cila perfiton politika antiushtarake e atyre qe iken dhe e ketyre qe jane. Ne nuk kemi organizimin dhe disiplinen e nje qellimi final qe ka ne thelb “luften per dinjitetin dhe te drejtat tona”.Mos harro diversionin me shumice qe ka mundur te lulezoje e te kultivohet brenda ketyre radheve.Mos harro se ne keto radhe kemi gjithashtu edhe shume pacavure ushtarake te cilet asqe e dine se cfare eshte dinjiteti…. ? Ju falenderoj per ngritjen e zerit … Mbase degjojne shurdhet politike dhe pacavuret qe kemi brenda spo tenjat sic thone lebrit e lavdishem. Nderime miku im i zemeruar !

  • Pershendetje .Jam plotsisht me mendimet tuaja .Koha nuk pret me. Politika hajdute ,mashtruese,tradhetare e interesave te Kombit Shqipetare, ka vetem nje synim, te shesi Shqiperine, te caje e mos bashkoj Kombin ,te grabisi gjithe djersen dhe pasurine e vendit ,te realizuar per 50 vite me mundimet e gjithe Popullit.Pra ajo ka si qellim vetem : Te pasurohet dhe vetem te paurohet duke Mashtruar genjyer dhe perseri mashtruar gjithe popullin por sidomos ushtaraket, per te cilet kur nuk ka pasur respekt e konsiderat dhe kur nuk i ka vlersuar sakrificat qe ata kane bere gjate gjithe jetes se tyre per te mbrojtur per 50 vjet 28000 km2 qe Shqiptari i rudhur si mos me keq nga Evropianet, te mund te ekzistonte si shtet sic eshte sot.Pra jo vetem protesta qe duhen te behen sa me pare por te kerkohet edhe largimi i Ministrit te Mbrojtjes z.Mimi kodheli si e pa afte ,si mos shkelese e mos zbatuese e Statusit te ushtarakut,si neglizhente e mosperfillese e te drejtave te ushtarakeve si dhe si pjese e grupit antiushtarak qe 26 vjet kane denigruar ,poshtruar,diskreminuar ,mashtruar dhe a bandonuar ushtaraket .Kjo mosperfillje ,ky fodullek ,kjo mendjemadhesi ky nenvleftesim e percmim ndaj ushtarakeve shqiptare duhet te kete nje shpagim si per ata qe nuk kane respekt per ushtaraket dhe sakrificat e tyre ,por edhe per ata qe me ndergjegje te plote kane punuar dhe punojne qe te poshtrojne Ushtaraket.
    Prandaj koha ka ardhur kupa eshte mbushur dhe ka kohe qe po zbrazet,ndaj ushtaraket ti dalin zot vetes se tyre dhe mos vazhdojne me si Lavjersi qe leviz sa ne nje ngjyre ne tjetren ,pra sa ne ngjyren e kuqe e ne ngjyren blu e tani se fundi ne ngjyren mavi duke u rekur qe te regulloj punet e ngjyrave e duke lene punet e tyre pa mbaruar dhe te drejtat e tyre 26 vjete pa i fituar.Ushtarak merni ne duar fatet e juaja,mos besoni me Qafirat Pseudo Politikane e Pseudodemokrat ,pasi te gjithe pa perjashtim jame vecse HAJNA DHE MANJAK TE PARAS,EUROS DHE DOLLAREVE DHE ASPAK PATRIOT.Fatkeqesisht shqiptareve ne vitet 1990 nuk i erdhi ne krye Patrioti me ekipin e Patrioteve ,por Delenxhiu se bashku me ekipin e delenxhijve ,mashtuesve,hajduteve dhe me e keqja e tradhetareve .Shikoni ku ndodhet sot shqipria si ne ekonomi dhe me Ushteri, e fundit ne Bote ,e shkatruar dhe e zbrazur nga ekonomia e shpartalluar nga ushtria,po kush e katandisi ne kete derexhe ?Vetem keta qelbanike Pseudo Politikane.Prandaj nese doni te jetoni me dinjitet mblidhuni ,bashkohuni dhe Protestoni per te drejtat tuaja dhe merni nje vendim te mos votoni me per ngjyrat mashtruese por vetem per veten tuaj,vetem per te drejtat tuaja .Nese do te vazhdoj neglizhenca e kesaj mazhorance si derI ME SOT Athere te kerkojme edhe largimin e kesaj Qeverie Mashtruese ,fodulle, mosmirnjohese dhe bukshkale.Haram gjithcka kane pwrfituar deri tani nga vota e populit dhe Ushtarakeve Atdhetare e Patriote qe per keto dy veti te tyre poshtrohen nga Qafirat prej te cileve duhet shpetuar nje ore e me pare Populli por edhe ne Ushtaraket.Mirutakofshim ne Tubime me shume respekt per gjithe koleget.

  • Nuk mund t’a konceptoj kete mirebesim te tepruar per ceshtje thelbesore duke filluar nga TEMA e mbrojtjes e deri tek MBROJTJA e te drejtave THEMELORE te USHTARAKUT.Drejtuesit e shtetit deri me sot kane deshmuar duke mos justifikuar detyrimet,per me teper armiqte e lirive e te drejtave me Saliun udheheqes.Duam aksione konrete dhe protesta me pjesmarrje te gjere.Klanet nuk jane te interesuar per zhvillime demokratike ne Shqiperi;ata punojne qe te jene bejlere e t’a trashegojne bejlerllekun…Na vune perpara alabaket,ku eshte prestigji i ushtarakut?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *