Çështja e Byrosë së Hetimit ishte pjesë e rëndësishme e debatit politik në Parlament. Kryeministri Edi Rama tha se opozita kishte dhënë dakordësinë e saj paraprakisht për draftin e hartuar me ekspertë amerikanë. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryetari i Kuvendit, Meta më herët. Rama tha se nuk e kuptonte se si opozita ndryshonte qëndrime brenda pak ditësh.
“Keni mohuar një fakt shumë të thjeshtë, që Drafti i Byrosë Kombëtare të hetimit, që qeveria shqiptare ka sjellë në Parlament, është dakordësuar. Jozefinë, për byronë kombëtare të hetimit është bërë një propagandë e shfrenuar shpifjesh dhe gënjeshtrash me ju, jo me ty, por s’merret vesh me kë, se s’merret vesh në dorë të kujt ka mbetur ajo parti. Ju thatë se ky draft më ka nxjerrë mua cullak, unë për të dalë cullak nuk ka nevojë të bëj drafte me ju”, deklaroi Rama.
Kryeministri deklaroi se kjo gënjeshtër vë në pozitë të vështirë partnerët e Shqipërisë që kanë dhënë asistencën e tyre për ngritjen e këtij institucioni që do të godasë korrupsionin në nivele të larta.
“Është një gënjeshtër që vë në pozitë të vështirë partnerët tanë. Dhe mbi të gjitha krijon një konfuzion total tek publiku. Nuk ju kushton gjë të thoni ne jemi dakordësuar me këtë draft por tani kemi ndryshuar mendim. Ju jeni dakordësuar pikë për pikë.
Këtë herë ka dalë në pah në mënyrë ulëritëse, që jeni parti që liderin e keni në shtëpinë e vet dhe kryetarin e keni për ta marrë për dorë në takim me prindër. Prandaj është krijuar kjo situatë qesharake. Prandaj Sali çohu këtu tani, dhe thuaj të vërtetën për Byronë e Hetimit”, vijoi kryeministri.
Me tonë të ashpra, Rama iu drejtua përfaqësuesve të opozitës që të tërheqin qëndrimet për draftin e Byrosë Hetimore, ndërsa theksoi se nuk pret që ata të kërkojnë falje për deklaratat e tyre të rreme.
“Kur kemi filluar punën me këta, ata na e kanë kërkuar. Si nuk të vjen zor dhe thua se i more në telefon? Ne i kemi kërkuar që të përfshiheni dhe ju në këtë reformë. Është gënjeshtër komplet që në variantin e dakordësuar Byroja ka lidhje me kryeministrin. Erdhët tek mëndmi ynë.
Por pse dolët dhe sulmuat prapë? Sa për ato të tjerat, po të them vetëm kaq; uroj që ai që merr ti në takim me prindër që të ketë kuraje, që këto që the ti për ekspertët t’ja thotë Sekretarit Amerikan të Shtetit. N
ëse e ka këtë kurajo dhe nëse do ta inkurajosh që këto që thua këtu për konsumin mizerabël të politikës tënde, t’ja thuash nëpërmjet atij, Hera e fundit që po ju them, o tërhiqeni atë që thoni për draftin, nuk duam asnjë ndjesë, por duam që kjo çështje të mbyllet me të vërtetën”, shtoi Rama.
Ish-kryeministri Berisha këmbënguli që Byroja sipas draftit aktual do të jetë në varësi të ministrit të Brendshëm.
“Dërguat një shpartallim të vendit në Venecia me një qëllim për tu bërë ju kryegjykatës, kryeprokurorë, për të marrë pushtetin e fundit për të asgjësuar demokracinë shqiptare, por Venecia është Venecia, ua ktheu mbrapsht.
Menduam se me këtë kthim do nxirren konkluzione të ulemi të punojmë bashkërisht, ne thamë po, jemi gati çfarë gjetëm ne? Gjetëm kurthin e dytë copy paste. Ky nuk u ndal bëri ligjin e çoi në Parlament, e votoi në Parlament shkoi në Gjykatë Kushtetuese mori rrëzimin total”, theksoi ai.
Berisha tha se edhe vendndodhja në Drejtorinë e Policisë është problematike.
“Çdo prokuror ka të drejtë të refuzojë këtë vendndodhje. I dhamë policisë atribute hetimore, kjo nuk mund të bëhet. Rekomandimet e Venecias nuk pranojnë që Byroja të drejtohet nga policia që të mos kishte lidhje me Prokurorinë e Përgjithshme.
Atëherë çfarë thamë, ishim ne që kërkuam me insistim hajde të mendojmë këto dy çështje të menduara nga Venecia dhe të fillojë puna brenda dy tre muajve. Vetëm këtë variant kemi. Se sa do vazhdojë opozita të jetë e gatshme për konsensus me ju, këtë nuk e di se nuk jam kryetar, por do bëj gjithçka që ky proces të mos jetë i zvarritur”, vijoi ai. /Dita/

Kjo po behet si loja e kungulleshkave. Tashme po luhet se kujt t’i lihet patatja e nxehte ne dore tani qe po vjen edhe John Kerry.
Votojeni, o Derra dhe mos kini frike se nuk te fut dot njeri ne burg pa fakte!
Byroja e Hetimit eshte dore e Drejtesise se pamvarur qe eshte e domosdoshme per cdo krahë te Politikes!…
Neti,
Drejtesi e pavarur nuk quhet ajo qe i lihet ne dore Tahirit. Ky vendim bie ndesh me vendimin e Gjykates Kushtetuese:http://sot.com.al/politike/rr%C3%ABzohet-byroja-e-dyt%C3%AB-hetimore-ja-9-pikat-ku-drafti-i-ri-bie-ndesh-me-vendimin-e-gjykat%C3%ABs
Mbreme kur u pyet direkt mbi kete pike Tahiri nuk u pergjigj por vazhdoi te bente propagande. Nuk mbulohen zullumet me propagande o Neti se pastaj behen gazi i botes sic u be Tahiri mbreme kur Sokol Balles iu desh t’i permendte vazhdimisht qe nuk po merrte pergjigje per pyetjet. Keta bijte e eterve e kane zakon te fusin ne burg edhe pa fakte madje edhe kur je ne piken e hallit e nuk mund te paguash dritat ndaj mos u shpreh keshtu se pastaj keto derrat te behen daja e te vijne tek shtepia e ta marrin duke te thene se do te bejne investim me partneritet publik-privat.