Brukseli shton vëmendjen ndaj Tiranës zyrtare duke intesifikuar takimet e nivelit të lartë.
Shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini do vizitojë për herë të parë që pas marrjes së detyrës kryeqytetin shqiptar në datat 4 deri 6 mars.
Gjatë 48 orëve të qëndrimit në Shqipëri Mogherini do të takojë autoritetet më të larta të vendit ku pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.
Ardhja e Mogherinit do të paraprihet nga një vizitë e numrit një të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati në Bruksel në 16 shkurt.
Mësohet se Bushati do të ketë takime me shefen e politikës së jashtme Mogherini dhe me Komisionerin për Zgjerim dhe Bashkimin Europian Johannes Hahn.
Në fokus të takimeve do të jetë axhenda integruese sikurse dhe zhvillimet më të fundit në rajon dhe më gjërë.
Tirana zyrtare ka forcuar kërkesën e saj për një datë për hapjen e negociatave por me të njëjtën forcë përgjigjia e Brukselit ka qënë miratimi i reformës në drejtësi si çelësi që hap negociatat.
