Ruanda ‘luftë’ Burundit, histori jo aq domethënëse nga Afrika

Saimir Lleshi

Të varfër, të pashpresë dhe megjithatë edhe luftë…kjo është pak a shumë situata në shumë vende të Afrikës. Burundi është një prej tyre.

Vendi është në konflikt të armatosur që prej prillit të vitit të shkuar. Presidenti atje vendosi të mbante mandatin për herë të tretë, por kjo shkaktoi jo vetëm protesta, por edhe luftime. Kjo bëri që mijëra njerëz të zhvendosen drejt Ruandës.

Plot 70 mijë refugjatë ndodhen në vendin fqinj. Qeveria atje paralajmëroi se do të shpërndante me urgjencë kampet.

Vendimi vjen pasi qeveria e Burundit e akuzoi Ruandën se ka armatosur të ikurit për të luftuar kundër qeverisë në vendin e tyre.

Akuzat u mohuan, ndërsa vendimi parashikon shpërndarjen në vendet fqinj. Presidenti Pierre Nkurunziza se ka ndërmend të lërë pushtetin, kushedi edhe sa vite. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *