Një vajzë, e cila po gatuante një darkë romantike për Shën Valentin për të dashurin e saj të ri, pësoi një aksident të rëndë.
Mercedes Bishop, 22 vjeç, mbeti me shenja për gjithë jetën, teksa po gatuante për të dashurin, Simon Perl, edhe ai 22 vjeç.
Ajo u pengua tek macja e saj, ndërsa mbi trup i ra tigani me vaj të nxehtë.
Ajo mbeti e djegur në 35 përqind të trupit.
Tashmë ajo ka nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar të gjithë ata që gatuajnë, të jenë sa më të kujdesshëm.
Ndërkohë Simon e ka mbështetur dhe tre vite më pas, çifti është sërish bashkë.
Edhe këtë Shën Valentin do ketë një darkë romantike, por nuk do e gatuajë ajo.







