Kryeministria reagoi në lidhje me akuzat e opozitës për korrupsion në tenderin për Uniformat e Policisë duke theksuar se procesi është bërë në mënyrë transparente.
Në faqen Transparenca.al, Kryeministria thekson se ndryshe nga pretendimet e Partisë Demokratike, Drejtoria e Policisë së Shtetit ka ngritur një grup pune të posaçëm, i cili hartoi specifikimet teknike për uniformat e reja të policisë duke u bazuar mbi ligjin përkatës.
“Grupi i punës, i ngarkuar për hartimin e specifikimeve teknike, hartoi gjithashtu modelin dhe cilësinë e materialit të uniformës. Ndërkohë që Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara administron fletë-analizat e Laboratorit Fiziko-Mekaniko-Kimik pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe mostrat dhe modelet për materialet të cilat ishin në përputhje me specifikimet e caktuara nga grupi i punës”, thekson reagimi.
Për sa i përket zhvillimit të tenderit, reagimi i qeverisë thotë se më datë 6 nëntor të vitit 2015, Ministria e Brendshme ka hapur prokurimin për uniformat e reja.
Në garën për uniformat e reja të Policisë së Shtetit, e cila u mbyll në datën 01.12.2015, u paraqitën 4 ofertues:
- GJERGJEFI – me ofertë 111.418.250 lekë;
2. DSE & Alfredo Grassi SPA – pa ofertë;
3. Bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS” & Marsi AL SHPK – me ofertë 91.917.500 lekë;
4. PAERA SHPK – pa ofertë.
Sipas qeverisë, fituesi i shpallur në datën 23.12.2015, ishte bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS & Marsi AL SHPK”, me çmimin më të ulët ndër ofertuesit. “Kompania fituese u shpall pa shkelur asnjë procedurë, menjëherë pas vlerësimit të ofertave dhe pa pasur asnjë ankesë nga firmat pjesëmarrëse në tender”, thuhet në reagim.
Për qeverinë, gara ishte e hapur dhe nuk ishte e paracaktuar. /Dita/

Ka ardhur koha qe kur perplazen dy veze,njera duhet te thyhet. Ne kete raste njeri duhet te denohet.
Po pati vjedhje si pretendon Allajbeu, Tahiri duhet te arrestohet. Por edhe ne rastese Allejbeu shpif,te arrestohet. Loja t’a pash nuk ma pe duhet te marr funde,se u bene 25 vjet qe degjojme te njejten daulle. Injorante jeni JU e jo ne populli …….ne dim t’a ndajme shapin nga sheqeri. Ham-ham si qeni,mos ia beni kot……..