Sarri: Në Torino do të shikoni Napolin e “çmendur”

Dita

Maurizzio Sarri u prezantua i karikuar përpara gazetarëve në prag të sfidës së Juventus-Napoli. Fillimisht trajneri i kaltër kërkoi të karikonte skuadrën e tij për të dhënë gjithçka në fushën e lojës.

“Duhet të tregohemi të çmendur dhe të shkojmë në Torino për të imponuar lojën tonë. E vetmja mundësi për të dalë me një rezultat pozitiv është kjo dhe ne do të tentojmë të bëjmë pikërisht këtë gjë. Duhet të jemi të bindur se nëpërmjet lojës së mirë vjen edhe rezultati. Do të japim maksimumin për të kënaqur tifozët tanë. Do të kemi një stadium kundër por një qytet që do të na mbështesë”.

Gjithsesi Sarri kërkon të ulë sa më shumë presionin duke theksuar se nuk e konsideron këtë sfidë si më të rëndësishmen e karrierës së tij.

“Po përgatitemi normalisht sepse pas kësaj ndeshjeje do të jenë edhe tre muaj me 13 ndeshje për t’u luajtur. Skuadra po stërvitet me entuziazëm dhe duhet të jemi shumë të kthjellët. Nëse fitojmë do të jetë një dhuratë për tifozët tanë që nuk mundet të jenë të pranishëm në stadium dhe kjo është një padrejtësi që po na bëhet. Mendova të njëjtën gjë edhe kur tifozët e Juventusit munduan në stadiumin tonë”.

Në lidhje me arbitrat që do të gjykojnë ndeshjen, Sarri preferon të mos krijojë polemika, ndërsa më pas përqëndrohet te aspektet teknike të sfidës.

“Në fushë do të zbresin dy skuadrat më të mira të kampionatit. Disa prej lojtarëve e kanë shkruar emrin e tyre në librin e historisë së futbollit, ndërsa disa të tjerë do ta shkruajnë. Juventusi ka shumë kampionë në përbërje por as ne nuk jemi prara në këtë aspekt. Ata janë më të fortë fizikisht, ndërsa skuadrës time i pëlqen të luajë më shumë me topin. Juventusit nuk do t’i hiqja asnjë lojtar sepse shija e vërtetë e kësaj loje është sfida. Juventusi ka një mbrojtje të fortë që prej shumë vitesh ndërsa ne kemi filluar ta ndërtojmë gjatë këtij sezoni”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *