Dashi
Gjërat mund të ndryshojnë për më mirë, nëse ju do të tregoheni më aktivë dhe të mos i nënshtroheni fatit. Fundjava pritet të jetë nën shenjën e raporteve intensive me partnerin. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër.
Demi
Jeni në një periudhë ku ritmi i punës suaj duket se ka rënë dhe kjo është e kuptueshme, pasi impenjimet kanë qenë të shumta. Dikush ju nxit të merrni vendime të shpejta. Fundjava pritet të jetë e qetë.
Binjakët
Merkuri dhe Jupiteri sot favorizojnë zgjidhje praktike të cilat do t’ju japin mundësinë të shihni më qartë në një situatë të koklavitur. Afërdita gjatë fundjavës do të jetë “kujdestarja” e jetës sentimentale.
Gaforrja
Një kuadër yjor i paqartë bën qe edhe te ju të jeni, në mendje dhe në zemër disi konfuzë aq sa nuk do të dini se nga të orientoheni. Me gjithë humorin jo edhe aq të mirë, fundjava do të jetë normale.
Luani
Yjet në favorin tuaj janë vërtet të shumta, prandaj dita e sotme dhe fundjava në përgjithësi do t’ju ofrojnë momente shumë interesante. Kujdes, më të matur në shpenzime dhe mos e teproni me oreksin.
Virgjëresha
Jupiteri dhe Saturni, në një orbitë jo shumë të favorshme mund të stimulojnë nostalgji dhe melankoli, prandaj është mirë që fundjavën ta kaloni në shoqëri e mundësisht në një ambient tjetër.
Peshorja
Për disa probleme të mbetura pezull, sot mund të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Saturnit, ndonëse janë planetë që mund të sjellin edhe pak stres. Nën egidën e Afërditës fundjava do të jetë interesante.
Akrepi
Duke pasur parasysh kuadrin yjor, ka të ngjarë që edhe gjatë fundjavës të vazhdoni të jeni të impenjuar në maksimum në probleme pune. Megjithatë, në planin afektiv mund të keni një surprizë të bukur.
Shigjetari
Vazhdon transiti “luftarak” i Marsit në shenjë, i cili, si zakonisht sjell ritme frenetike dhe gati të papërballueshme, por që do të ketë rezultate pozitive. Një njohje e re mund të ndryshojë planet për fundjavën.
Bricjapi
Edhe pse, në bazë të një kuadri yjor mjaft aktiv, nuk do të keni kohë të merrni as frymë, aq shumë do të jeni të impenjuar, kënaqësitë do të jenë të tilla që do të bëjnë të harroni gjithçka.
Ujori
Me këtë vrull që keni marrë ju nuk përmbaheni më, por hapni sytë se mjafton një pengesë e vogël për t’u rrëzuar vetë. Fati mund të jetë vërtet pas dere, ndërsa fundjava mund t’ju rezervojë një të papritur.
Peshqit
Mund të keni probleme të vogla të karakterit ekonomik, por kjo nuk do t’ju pengojë për të organizuar e kaluar një fundjavë interesante. Merkuri sot stimulon fantazinë dhe krijimtarinë tuaj.
