Operacioni ndërkombëtar “Chema” , 18 në pranga

Dita

18 persona janë vënë në pranga, nga të cilët 3 në Shqipëri, në sajë të operacionit ndërkombëtar “Chema” mes Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë, Kosovës dhe Serbisë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar e ndaluar 18 shtetas, nga këta 15 shtetas u arrestuan në Maqedoni dhe Serbi si dhe 3 shtetas në Shqipëri.

Në kuadër të proçedimit penal numër 131, viti 2015, të prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprën penale të ‘’Trafikimit të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim,e parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në datën 13.02.2016, në zonën e ish-Profarmës, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Bashkim MURATAJ, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Po në funksion të proçedimit penal të lartpërmendur në datën 07.05.2015, nga ana e D.P.V Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, i shtetasve: Mevlan IDRIZ, 39 vjeç, lindur dhe banues në qytetin Tetovë, Maqedoni, dhe Mahir ABDI, 46 vjeç, lindur në fshatin Sallarevë, Maqedoni dhe banues në qytetin e Tetovës, Maqedoni.

Po kështu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: 73 gr, bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 4 aparate celularë, 150 euro dhe 1 automjet tip volkswagen polo me targë TE 2909 AA. Shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘’Chema’’.

Në këtë operacion që zgjati rreth 1 vit, në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi janë sekuestruar në total 3232 gr heroinë, 4600 gr kanabis sativa dhe 2.83 gr kokainë. Operacioni për arrestimin e tyre është koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Tiranë, Korçë dhe autoritetet policore Maqedonase, Serbe, Turke dhe Kosovare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *