Ancelotti do Benzema dhe James te Bayerni

Dita

Carlo Ancelotti, projekton dy goditje të mëdha për merkaton e ardhshme të Bayern Munich. Trajneri italian i cili nga 1 Korriku do të ulet në stolin e kampionëve të Gjermanisë, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle ka shënjestruar dy futbollistë të Realit të Madridit si objektiva parësorë për merkaton e verës.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez Karim Benzema dhe mesfushorin kolumbian James Rodriguez. Ancelotti ka kontaktuar sëfundmi shefin ekzekutiv të bavarezëve Karl Heinz Rummenigge dhe i kërkuar këtij të fundit të nisë nga puna për të afruar në skuadër dy yjet e Los Blancos.

Zbulimi i Botërorit Brazil 2014, talenti i Los Cafeteros James Rodriguez është një nga të preferuarit e trajnerit italian dhe duke qenë se 24-vjecari nuk po kalon një moment të mirë te Reali nuk do të ishte aspak cudi që ish lojtari i Monacos të bashkëohet me Ancelottin te Bayerni.

Përsa i përket francezit Benzema gjithcka do të varet nga Leëandoëski. Nëse sulmuesi polak i kampionëve të Gjermanisë transferohet në Madrid atëherë ish bomberi i Lyonit mund të përshkuajë rrugën e kundërt duke kaluar në Mynih. Gjithsesi për të bindur presidentin e Realit Florentino Perez të lejojë largimin e këtyre dy futbollistëve, drejtuesit e Bayernit duhet të përgatisin një cek të bardhë që varion nga 130 deri në 160 milionë Euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *